=Qumeshti= Argumenti qe tregon se qumeshti eshte i begate Aishja - TopicsExpress



          

=Qumeshti= Argumenti qe tregon se qumeshti eshte i begate Aishja transmeton, se kur i jepnin qumesht te Derguarit te Allahut [ salallahu alejhi ue selem ] ai thoshte tri here me radhe; 'Begati ose dy begati....' ['Suneni i Ibn Maxhes' 2/1103, kapitulli i ushqimeve, tema; 'Qumshti' dhe 'Musnedi i Ahmedit'6/145 ]. DOBITE DHE BEGATITE E QUMESHTIT. Allahu xh.sh. thote; 'Ju edhe ne kafshet keni mesim [ pervoje ]. Ne ju japim te pini nga ajo qe eshte ne barkun e tyre nga bashkimi ndermjet sekrecioneve te gjendrrave dhe te gjakut, qumesht te paster, te shijshem [ te lehte ] per ata qe e pine. ' [ En Nahl;66] Qumeshti eshte nje pije e shijshme dhe nuk te ngacmon ne fyt.[ 'Tesfiri i Beganiut'3/75dhe 'Tefsiri i Kurtubiut'10/126. Transmetohet nga Ibn Abasi , se i Derguari i Allahut [ salallahu alejhi ue selem ] ka thene; 'Kur Allahu i dhuron dikujt nje ushqim, ai le te thote; 'O Allah, na dhuro begati ne te dhe na dhuro ushqim me te mire se ai'. Ndersa kur Allahu i dhuron dikujt qumesht, ai le te thote; 'O Allah, na dhuro begati ne te dhe na e shto ate.' Une di se vetem qumeshti zevendeson cdo lloj ushqimi e pijeje' Kurtubiu ne tefsirin e tij, ne lidhje me kete hadith ka thene; 'Dijetaret tane kane thene; 'Qumeshti padyshim qe i zevendeson te gjitha ushqimet, sepse ai eshte ushqimi i pare i njeriut dhe nepermjet tij rritet dhe zhvillohet trupi i tij. Ai eshte nje ushqim i paster prej gjerave te demshme. Allahu xh.sh., e ka bere ate shenje qe Xhibrili te njohe udhezimin e ketij umeti, i cili eshte me i miri i te gjithe popujve. I Derguari i Allahut [ salallahu alejhi ue selem ] ka thene; 'Xhibrili me solli nje ene me vere dhe nje ene me qumesht, e une zgjodha ate me qumesht. Xhibrili me tha; 'Ti ke zgjedhur natyrshmerine e paster [ fitren], mirepo sikur te kishe zgjedhur veren, populli yt kishte per te humbur.' Qumeshti eshte i teri i begate. Miresite dhe dobite e tij jane te shumta. Kete na e tregon dhe fakti qe Profeti [ salallahu alejhi ue selem i eshte lutur Allahut qe ta shtoje ate. Argumenti qe qumeshti eshte ushqimi dhe pija me e mire, gjendet ne hadithin te cilin e transmeton Ibn Abasi. Per kete arsye, ne kete hadith nuk perseritet lutja; '...e na dhuro ushqim me te mire se sa ai', por ka thene '...na e shto ate'. Ibn Kajjim thote; 'Qumeshti eshte pija me e dobishme per trupin e njeriut, sepse ai permban vlera ushqimore dhe e pasuron trupin me gjak. Ai i ka vyer njeriut qysh ne kohen e foshnjerise dhe eshte ushqimi qe i pershtatet me se miri natyrshmerise se tij.' [Shi'Mjekesia profetike'fq.301] Ibn Kajjimi, pas ketyre fjaleve ka permendur hadithin qe permendem me lart, te cilin e ka transmetuar Buhariu. Vlerat dhe begatit e qumeshtit jane te dukshme.
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 19:26:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015