Qytetar të dashur të Klinës, bashkatdhetar të nderuar Vota - TopicsExpress



          

Qytetar të dashur të Klinës, bashkatdhetar të nderuar Vota për LDK-në, është votë për ndryshimin pozitiv në qytetin tonë Tashmë Klina dhe e gjithë Kosova ndodhet në prag të një çasti historik, të ndarjës nga një epokë e errët e keqëverisjes, korrupsionit, kriminalitetit ekonomik e politik, denigrimit social dhe kulturor,...! Që kjo të arrihet më lehtë dhe më shpejtë, është e nevojshme pjesëmarrja e juaj masive dhe dinjitoze në procesin e votimit më 3 nëntor. Përkundër preferencave të shumta politike, shumë kandidatëve për kryetar dhe shumë kandidaturave për asamble komunale,...e kini të lehtë të vendosni për votën tuaj, sepse për kryetar komune e kini kandidaturën e LDK-së, kandidaturën më të fuqishme, më të guximshme, më të urtë dhe më të sinqertë nga të gjithë, komandantin dhe luftëtarin e lirisë, njeriun besnik të presidentit Rugova në luftë dhe në paqe, zotin FADIL GASHI. Personaliteti i Fadil Gashit është kandidatura më e qëlluar për Klinën në këtë periudhë të ndryshimeve historike, i cili pos dijës dhe përvojës politike, e ka vullnetin e madhë, përkushtimin dhe dëshirën për të punuar në të mirën e të gjithë qytetarëve Klinës, pa dallime partiake apo fetare. Krahas kandidaturës së kryetarit, edhe lista e LDK-së është garancë e fuqishme për një qeverisje ndryshe në qytetin e Klinës. Përbërja e listës gjithëpërfshirëse, është harmonizim dhe bashkrendim i përvojës më kualitete të reja qeverisëse, e cila garanton trajtim të barabart të të gjithë qytetarëve dhe gjitha zonave. Ndryshimi në Klinë vjenë përmes votës suaj, shfrytëzojeni atë në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë, duke tejkaluar të gjitha pikpamjet ideologjike, partiake apo fetare për të ardhmën tuaj të përbashkët. Mos e humbni votën për interesa të vogla grupore apo klanore, mos lejoni që vota juaj të shëndrrohet në biznes dhe përfitime personale të të tjerëve,... Ti bashkojmë mendjet dhe zemrat rrethë vizionit për ndryshime pozitive, ti bashkojmë votat në subjektin e traditës së mirë qeverisëse, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si e vetmja forcë politike e profilizuar në vend, si parti me orjentime të qarta evro-përendimore, si partia e parë politike shqiptare në hapsirat ballkanike. Andaj vota për LDK-në, përveq se një nderë, është edhe një privilegj qytetar,...është dëshirë dhe qëllim i të gjithë atyre që e aspirojnë ndryshimin në qytetin e tyre. Ftoj elektoratin klinas që më votën e tyre të lirë ta sjellin ndryshimin në qytetin e tyre, ashtu siq e meritojnë klinasit; të jenë të lirë e të barabartë në qytetin e tyre, pa frikë, pa kërcënime, pa korrupsion dhe pa familjarizëm në qeverisjen lokale, ku qytetarët ti kenë mundësitë e barabarta për realizimin e të drejtave të tyre. Vota juaj të jetë votë edhe për vllëzerit e motrat e juaja që ndodhën në mërgim,...kur të vijnë në qytetin e tyre (gjatë pushimeve) ta ndjejnë vetën të lirë dhe të barabart si në shtëpinë e tyre,të kenë shërbime të shpejta dhe cilësore,...të hiqet një herë e përgjithmonë haraqi legal qeveritar i të ashtuquajturave procedura të përshpejtimit, procedur kjo e paprecedent e gjobitjës dhe plaçkitjës së mërgimtarëve! Janë edhe një mijë arsye tjera që thërrasin si kushtrim në ndërgjegjën e çdo qytetari, për nevojen imediate të ndryshimëve substanciale në vendin tonë. Bashkatdhetar të nderuar, qytetar të dashur, ndryshimi është në dorën tuaj, mos hezitoni,...votoni për të ardhmën e fëmijëve tuaj, nipave dhe mbesave që padrejtësisht ndodhën në botën e jashtme,...që edhe ata një ditë të kthehen në vatrat e etërve dhe gjyshërve të tyre, për ta gëzuar jetën dhe ngrohtësinë e atdheut të tyre. Zoti e bekoftë votën e lirë, Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bashkoftë shqiptarët në trojet e veta. I juaji: Florim Zeqa
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 11:15:03 +0000

Trending Topics



style="min-height:30px;">
My New Lunch Recipe: Empty three large tins of Kippers into a

Recently Viewed Topics




© 2015