Qytetarë të Zhegrës me rrethinë. Kemi nderin që në emër të - TopicsExpress



          

Qytetarë të Zhegrës me rrethinë. Kemi nderin që në emër të Bashkësisë Vendore në Zhegër të ju njoftojmë se nesër më 14.07.2013, në ora 11.00, në Restauruan Katana në një ceremoni rasti do të bëhet shpallja e Zhegrës Komunë. Në këtë ceremoni do te marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës se Kosovës z. Hashim Thaqi. Erdhi rasti dhe momenti qe të gjithë bashkë, pa përjashtim, ti gëzohemi kësaj dite të shumë pritur. Ne i falënderojmë të gjithë ata aktivist, Iniciativën Qytetare te Zhegrës (IQZH), strukturat politike, që me vite të tëra nuk rrashtën se punuari ne jetësimin e këtij interesi të përbashkët. Prandaj ashtu si kemi punuar bashkë deri me tani, ju ftojmë që edhe nesër pa dallime politike e partiake te marrim pjesë në këtë ceremoni. Urime qytetareve te Zhegrës dhe rrethinës, e gëzofshim të gjithë bashkë Komunën më të re dhe më të bukur në Republikën e Kosovës.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 14:43:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015