Qytetarët e duan Naim Fetahun, kryetar komune Në takimin e - TopicsExpress



          

Qytetarët e duan Naim Fetahun, kryetar komune Në takimin e mbajtur me qytetarët e nëndegës së pare, kandidati për kryetar komune, Naim Fetahu, para qytetarëve të kësaj nëndege është shprehur se, “ Unë do të jem njeriiu i cili komunën e Podujevës për mandatin 4 vjeçar do ta qeverisë në bashkëpunim të ngushtë me qytetarë. Adresimi i problemeve dhe shqetësimeve tuaja tani e tutje do të ketë adresen, e cila fatkeqësisht ka thënë ai kësaj qeverisje i ka munguar. Unë ka theksuar Fetahu, para audiencës së madhe do të përfaqësoj të gjithë qytetarët e Podujevës pa dallim bindjeje politike, dhe se me fitorën e PDK-së dhe investimeve të shumta të projekteve kapitale përfituesë do të jenë të gjithë qytetarët. Me qeverisjen e PDK-së, ka thënë ai Podujeva do të bëhet me 4 njësi akademike, “ku studentët llapjanë, do të kenë mundësi studimi në qytetin tonë pa bërë shpenzime udhëtimi e banimi, këtë dhe më shumë, rinia jonë e meriton”, theksoi, Fetahu. Ai, para qytetarëve është zotuar se me qeverisjen e PDK-së, në Llap, edhe rruga e kombit do të arrijë deri në Merdar dhe Podujeva gjithashtu me qeverisjen e PDK-së, do ta ketë edhe autostradën. Kandidati për kryetar, Naim Fetahu, qytetarëve të kësaj nëndege u ka thënë se në programin qeverisës të PDK-së, ka paraparë që të ngrisë edhe shtatoret e komandantëve më me namë të UÇK-së, si Zahir Pajaziti e Ali Ajeti, si dhe një shtatore për mikun e madh të shqiptarëve Toni Blerit, nga Anglia, duke shtuar se në proces e sipër janë duke u krye edhe projektet kushtuar dëshmorëve të kombit përfshirë kompleksin memorial në Galab, për komandant Zahirin. Fetahu në takimin e djeshëm shoqërohej edhe nga kryetari i degës së PDK-së, në Podujevë, Muhamet Latifi si dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Latif Gashi, si dhe kandidatët për Asamblenë komunale. Sektori per media PDK-PODUJEVE
Posted on: Sat, 19 Oct 2013 11:42:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015