Që të kemi çdo ditë një “22 nëntor” brenda vetes Në - TopicsExpress



          

Që të kemi çdo ditë një “22 nëntor” brenda vetes Në prag të Ditës “ Të pastrojmë Shqipërinë” Nga Namik Selmani, shkrimtar Përtej një aksioni sa i domosdoshëm aq edhe ekonomik dhe edukativ do të ishte mirë që “22 Nëntori” të ishte edhe pjesë të një diskutimi problemor që është sa i rëndësishëm, sa edukativ, sa i dobishëm, sa i domosdoshëm, sa emocional po edhe po kaq monoton në shumë raste përballë një mungesë vazhdimësie në të nesërme që na prêt. Në prag të një ditë që mund të shënohet në kalendarin e vendit tonë edhe me emërtimin “Dita e Bukurisë”, më erdhi në mendje një ngjarje që ka ndodhur saktësisht 20 vjet më parë. Diku para Prefekturës së Qarkut të Beratit në atë pjesë të shetitores që atje ishte dhe është ende e asfaltizuar, një klerik i fesë bektashiane, i veshur me rrobën e klerikut kishte marrë një karrocë fshesari Diku kishte mbledhur disa letra dhe qetësisht i vinte në karrocën gati primitive të fshesarit. I qetë fshinte sheshin. Të gjithë kalimtarët kalonin të heshtur, indiferentë, të çuditur me këtë njeri që shumë nuk e kishin parë, edhe pse ishte një beratas. Guxova dhe e pyeta. Ishte një ish mërgimtar politk që kishte jetuar për 20 vjet në Paris dhe në ditët e para që kishte ardhur në këtë qytet kishte marrë me qera karrocën fshesën dhe fshinte -Vij nga Franca e më dhemb jo vetëm varfëria e qytetit tim por edhe papastërtia. Jemi të varfër, po nuk kemi pse të jemi ta papastër për tokën që e kemi në këmbë. Unë nuk jam prefekt, nuk jam kryetar bashkie, po dua që atë copë tokë që më tani në këtë vend ta fshij pa droje se dikush mund të më shikojë me sy tallës. Qoftë edhe evropian me më shumë para e me më shumë shkollë. Të gjithë po goditeshim me mesazhin e tij. Shqipërisë sonë në gjithë kohërat i kanë kënduar me shumë pasion për trimërinë, për dhimbjen, për kurbetin. Ajo është bërë simbol i atdheut të secilit, po shumë herë është parë si simbol i jetës që prekim të asaj toke që dikur edhe na vë në gjirin e saj. Kam droje se me këtë vend sa engjëllor, bukuror jemi treguar shumë herë intaçorë me forma të ndryshme. E kemi dëmtuar edhe kur duhet ta regulonim. E kemi lënë të papastër e jemi marrë më shumë me politikë me grindjen Në këtë atmosferë shumë moralizuese që shpesh e ngërthen shoqërinë shqiptare e sidomos edhe ata që merren me rininë do të bëhesha edhe unë paksa mëkatar me idetë e mia. Le të ecim së pare me hapat e të rinjve të shkollave. Vendi im si m ësies dhe inmtelektual në këtë ditë të caktuar më bën aleat i këtyre të rinjve që gati me këngë në gojë e në buzë pastrojnë këtë pjesëz të qytetit. Po let jetë kjomditë edhe FRYMË që do të doja ta kioshte sor e nesër rinia që në shkollë. E them këtë se bëhen me dhjetra biseda e jo gjithmonë e shohim edhe te fëmija. Do të doja që të shikoja përballë brezit të ri përballë vajzave e djemve disa të mësuar me një kovë gëlqere, me një fshesë në duar e gjithmonë si VULLNETARË bëjnë detyrën që pastrojnë rrugën ku kalojnë se ky është vendi i të gjithëve që nuk ka ligj të na detyrojë që ta pastrojmë Do të ishte ende një diskutim i hapur aq social aq edhe juridik ai i vullnetarizmit, po gjithsesi kjo dukuri duhet të jetë edhe pjesa jonë e edukimit dhe e stimulimit motivues e na takon ne, mësueseve, drejtorëve të shkollave, medias dhe shumë forumeve të tjerë që të bindim njerëzit sidomos të rinjtë se vullnetarizmi ka rolin e vet. Na vjen keq që në Berat në Tiranë të shohim pemë që mbillen nga vetëm nga bankat e ndryshme shqiptare e të huaja. Mirë. Edhe bankat kanë të drejtë të mbjellin, themi ne. Po mungon ajo dora jonë, e bërë me dhe toke që të bëjë punën e vet. E themi këtë se ende nuk kemi MODELE në këtë fushë. Diku në familje edhe mund të ketë disa portrete të këtyre modeleve, po jasht në mjediset tona publike, në rrugën që hedhim, në lopatë ku tymosin vazhdimisht, në disa lokale të llotove ku boshësia shpirtërore garon dhimbshëm edhe me papastërtië që shpesh na mbyt, na zjarrmon, na ligështon na shkel një psikologji gati demoralizuese. Ne ende jemi në një fushatizëm në këtë drejtim. Gati duke korizuar me vete atë fjalë “Shtyje!” që na kapluar të gjithëve. Ende nuk kemi një ndëshkim-shërim që për atë që s’duhet të bëjmë për tokën tonë. Nuk kemi dëgjuar që në një qytet dikush gjobit për plehrat e hedhur nga ballkoni ose në një vend të papërshatshëm. Ne kemi turp që t’i themi botës për njerëz që djegin pyjet, që dëmtojnë që në shkollë dëmtojnë mjediset e lulishteve. Pa folur që të bëjmë edhe një gjyq publik për dëmtues të këtyre mjediseve. Ne kemi pak shembuj gati Robinsonësh shohim në jetën tonë edhe pse diku dhe dikur nuk është vështirë që të gjenden. Të njerëzve që duan një Shqipqri të pastër. Në një kohë që na futen në sy seminare të pafund shoqatash në televizione ku ka shumë moral. Me shumë emocion drithërues kujtoj këtu se në një rrugë Boston–Njy Jork që bëra para disa vitesh miku im që kisha në makinë më thoshte disa herë radhaz që të mos e hidhja nga xhami i makinës në tokë atë kuti që mbeste pas rrufitjes së pirjes në atë vapë amerikane të korrikut. Në se ndodhte një gjë e tillë, fare mirë mund të gjobitesh rreth 5000 dollarë!!!!!! Pa koment për këtë gjë! Me këtë rast për të zbutur pak natyrën polemizuese, do të kujtoja një të moshuar nga krahina që i përkas që edhe pse nuk kishte aspak nevojë për të shitur zarzavatet që mbillte në kopësht, ai çdo pranverë punonte deri vonë që në vjeshtë të mbushej plot bahçja e tij. Në vjeshtë ai dërgonte djalin (jo pa qëllim) tek fqinjët e i dërgonte atyre domate, kunguj, qepë, sallata. Të gjitha falas, falas, po e them së dyti. -Miku ynë,- i thonin fqinjët,- pse je kaq bujar e na i jep falas? -Ju faleminderit që me respektoni duke i marrë këto. Unë nuk e shoh dot tokën ashtu djerrë, të dëmtuar në brazdat e saj. Më dhemb. Dua që toka dhe mbarë Shqipëria të jetë e bukur e ajo është kështu kur e vë të prodhojë gjëra të mira, të dobishme. Që për atë, tokën tonë të dashur, të mos kujtohemi një ditë të vitit si 22 Nëntori, po në të gjithë ditët ne të kemi brenda vetes “ 22 Nëntorin” se jemi banorë të këtij vendi dhe se Shqiopqria është jo atdheu folklirim po edhe rruga që shekelim. Ajo që na i di të gjithë numrat e celularit ëndrrat tona shpirtin tonë të trazuar. Nuk është fjala për t’u bërë të gjithë skënderbejanë në këtë marrëdhënie me vendin kur themi se ai, Skënderbeu ka kërkuar që çdo çift të mbillte 25 rrënjë ullinj para se të martoheshin. Po a ka mundësi që ne të bëjmë inventarin e të gjithë pemëve të sheshit tonë. A nuk është mirë që ta nisim kujdesin ndaj tokës që te varrezat ku toka bëhet bujare të na futë një ditë në gjirin e saj. A ka atje një rregullsi një pastërti, një trajtim human për të nga ne? Një pyetje që shpesh na klithmon me përgjigjen e saj. Ne jetojmë brenda vetes edhe djallin edhe një lloj engjëllizimi kur bëjmë moral aq shumë. Ndryshe veprojmë në mjediset ku toka na mban në supet, në rrugë në shkollë, në pyll. Oh, mos më kujtoni pyllin se vështirë që t’i tregojmë botës se kemi shumë fshatarë, shumë njerëz që djegin me qëllim vetë me duar e me çakmakun e tyre masa të tërë pyjesh. O, zot! Në Ditën e Shqiopqrisë së Pastër, mund të jesh shumë emocional, shumë më obligues ndaj saj. Shumë më vizionarë me projektet që hartojmë e që nuk duhet të mbeten vetëm në letrat e fletoreve apo në ekranet internetikë. Në Ditën e Pastërtisë jemi vetë si toka që kemi nevojë që të gjithë të na duan, të na respektojnë e jo të na trishtojnë në atë moskujdesje të papërfillshme. Përballë mesazhit universal po edhe lokal në këtë ditë motivimi për dashurinë për një Shqipëri të pastër tokën, më vjen në mend do të citoja këtë thënie: “Këtu në Shqipëri Berat nuk ka bukuri që vret, po bukuri që vritet”. Kurrë tw mos monologojmw mw kështu!!!! [email protected] Shkrimi i fundit 11:37.MD Zgjedheni një figurë Shto skedarëShto foto Shty
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 22:41:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015