RASTI I NAZIM BLLACËS,NYJE QË VËSHTIRË MUND TA ZGJEDHI ME - TopicsExpress



          

RASTI I NAZIM BLLACËS,NYJE QË VËSHTIRË MUND TA ZGJEDHI ME DREJTËSI NGA GJYQËSIA Që kur duel publikisht Nazim Bllaca me denoncim kundra vetëvetës dhe kundra vrsësve të tjerë;kriminelët zunë t`i kapin ethet e ftohta,nga friga se do të zbulohen të gjithë,një për një,përçka do të duhej të ndërtoheshin burgje të reja,sepse kësi farë kokëkrisurish ka shumë,me teprivë,për të cilët mund të jipeshin me qindra mijëra vite burg.Bllacën e pasuruan me epitete që i shkojnë dhe që nuk i shkojnë plotësisht:kriminel,vrasës,tradhëtar,shpifarak,por edhe trim e hero e që për këto të fundit nuk pajtohem. Këtu ka qenë dashtë organet e gjyqësisë me këmbëngulje ta mësojnë e spjegojnë (edhe publikisht),çka e shtyri z.Bllacën që të bëjë kallëzim penal ndaj bashkëpunëtorëve të SHIK-o UDBISTëve,ndaj kësaj organizate të krimit,të cilët ende nuk kanë marrë kurajon civilizuese për të bërë kërkim falje publike.Rasti i Nazim Bllacës paraqet nyje të vështirë që zor se mund të zgjidhet drejt nga gjyqësia edhe për faktin se Gjyqësia nuk është e pavarur,por edhe rasti është tejet i komplikuar që leht mund t`i shpëtojë cilësimit (vendimit) real.Edhe kur dihet se aty janë edhe gishtat e përlyer të politës (politikajve),të cilët i ka zënë keq lemza e frigës,sepse heret a vonë do ta zëvendësojnë Bllacën,por nëse ky lirohet nga aktakuza dhe nuk sjell dëshmi shumë të duhura për të tjerët që i kanë duart e përlyera me gjak dhe e kanë bërë Kosovën MALLKIM GJAKU,prej të cilit mallkim nuk mund të lirohemi pa i nxjerr para Gjykatës cerberët e krimit. Dënimi me katër vjet e gjashtë muaj i Nazim Bllacës,dëshmon për punën e pasinqertë të gjyqësisë.Ka qenë e nevojshme që z.Bllaca të mbahet edhe më tutje në burgun hetues apo edhe të këthet prapë aty,sepse puna e nisur nuk ka mbërri as në gjysmë.Nuk do të presupozoj se është treguar gjykata e mëshirshme ndaj Bllacës,por as e shtrënguar,sepse për një vrasje mun të jepen dënime të ndryshme,varësisht nga motivi e rrethanat lehtësuese apo vështirësuese.Ka raste të gjykimit për vepër penale në Kosovën e pas luftës,ku njeni për një vrasje është dënuar gjashtë vjet burg,kurse tjetri për një vrasje(mbytje)35 vjet burg.Pra këtu duhet t`u referohemi rrethave që të orientohemi mirë,sipas fakteve,të cilat edhe përcaktojnë masën e dënimit.Në rastin tonë,Nazim Bllaca ka zgjedhur të mbajë anën e prokurorit dhe të gjyqësorit,edhe pse në atë akuzim shënohet edhe emri i tij në cilësinë e kryerjes dhe të ndimësit të krimit.Mirëpo,si duket gjykata e EULEX-it,nuk është në nivel të detyrës,nuk dëshiron të zbulojë kriminelët,prandaj e mbyll proçesin ende pa e përfunduar.Kjo ka erën e dështimit në profesion që rezulton edhe me pajtimin me politikës kriminele.Sikur ta kryente sejcili detyrën e vet,puna nuk do të vinte deri këtu,që duke shtrmbëruar drejtësinë;mirren kriminelët nën mbrojtje ligjore (të pa ligj).Me fjalë të tjera me këso veprimesh edhe qëllimisht të gabuara të gjyqësisë,me aprovimin e ligjit të Amnistisë,po stimulohen keqpërdoruesit,kriminelët,banditët dhe gjithë ata që po kontribuojnë në zhbërjen e Shtetit të Kosovës. U vra në Gjilan një bandit që ndihmonte reketimin e Haradinajve dhe për këte rast,hetuesija bëri veshin e shurdhët,edhe pse ai nga bashkëpunëtorët,për ndihmë e ofruar,u shpërblye me 17 plumba të kallashit,por ata plumba s`deshtën apo s`guxuan t`i ndëgjojnë organet e hetuesisë dhe njeriu shkoi gjak humbës.Drejtësia në Kosovë,duke shpërfillur prestigjin e vet,e ka pru gjendjen mjeruese në Kosovë,ku më shtrenjtë kushton një fyshek sesa një jetë njeriu. Ku nuk sundon ligji,mbisundon anarkija,në të cilën jeta e njerëzve nuk është e siguruar.Drejtësia ndërkombëtare dy herë dështoi në Kosovë,njëherë UNMIK-u e tash EULEX-i,që në vent se ta sanojnë gjendjen katastrofale,po na i lënë vezët e gjarpërit!Dështim i rradhës për ta është çështja e Nazim Bllacës,prej të cilit nuk dashtën t`i marrin dëshmit faktike,kurse ne humbim kohë me supozimet e kota:-jo dënim i butë,jo dënim i ashpër.Një du ata potencoj:Delja që ikën prej llavës së ujqëve në male dhe vetë vie e mbyllet në torishtë,kështu dëshmon pafajsinë e saj dhe nuk ka çka të shkohet më tutje. Në rastin në fjalë nuk kemi të bëjmë me apo mos dënimin e Nazim Bllacës,por këtu po dënohet drejtësia,si kolektivitet,ndërsa çështja e N.Bllacës është çështje e një personi,që po e frustron drejtësinë. Ne duhet ta lusim Zotin,jo për parajsën,por që drejtësinë ta kemi të siguruar! Nazim Bllaca lirisht mund të trajtohet edhe si bashkëpunëtor i gjyqësisë,por edhe si i penduar pë fajin e bërë,por kjo nuk është mjaftë që të përfitojë nga rrethanat lehtësuese,as nuk është dhe nuk duhet të jetë ky qëllimi final i drejtësisë.Qëllim përmanent duhet të jetë ai kryesori:ZBULIMI I VRASËVE TJERË,por,dihet,po të vazhdohej me hetimet në vijën vërtikale,do të shkohej deri në kupolën e shtetit dhe këtu qëndron pika e dobët.Këtu ka rënë në provim edhe drejtësia evropiane EULEX,i cili nuk po e dëshmon me vepra se është kah e kryen me efikasitet punën e vet për çka ka ardhë.Nisën hetimet,pastaj ndërpritën dhe lihen në gjysmë apo përfundojnë në trezorët prej ku nuk nxirren kurrë.Pranda kjo po i bie sektarizëm në drejtësi,hile për ditë me diell,tallje që s`guxonn të ndodhë,por edhe përkëdhelje e kriminelëve dhe trimërim për kriminalitete tjera. Me ne e në kurrizin tonë është kah luhet lojë e turpshme dhe nënçmuese,e damshme.Qe 14 vite sa dosjet i kanë mbushur dhe kurrënjë nuk e hapën.Asnjë kriminel nuk e rrëxuen që ta „mbathin“ për fajin,edhe pse i dijnë,i njohin,por kanë levërdi e paguhen shtrenjtë që t`i mbajnë dosjet e mbyllura dhe kriminelët të bërlykën të lirë si triumfalisë që s`i prek as dora e ligjit as e Zotit.Kurse ne dhe familjarët rrijmë me veshë në krah,me shpresë të thyer se drejtësia,do të kujdesët për drejtësi!Kështu siqë po shkon puna s`ka gjë të mirë,por vetëm nështrim,tallje dhe provokim nervash,të cilat edhe po të ishin sinxhima,do të ishin këputur.Për të qenë puna pa farë vlere morale,pa dinjitet dhe pa efikasite profesional,do gazetarë pakurrizorë janë bërë rrëzginë në këpucën e të huajve e ne na shtyjnë në kaosin fundërrinor dhe na godasin rëndë me mospërfillje,si..Po hetohen vrasësit e Xhemës,po ndriçohet atentati ndaj Presidentit Dr.Ibrahim Rugova….. dhe shumë broçkulla bajate e ngacmuse të këtij lloji nga kuzhina e mashtrimeve. Nazim Bllaca dhe çështja për dhe rreth tij,këtu nuk heqin në peshojë,qoftë u lirua apo u dënua me pak apo me shumë vite burg.In mediam res është zbulimi i vrasësve,i motivuesëve i bashkëpjesëmarrësve.Këtu qëndron behanja e qervishit.Mund të supozoj,por nuk e di saktësisht se kujt po i pëlqen kjo gjendje kaosi në Kosovë,kjo varrosje e drejtësisë bashkë me shtetin,ndërsa vrasësit bëhen zerzekë,të trimnueshëm dhe vetëm këcejnë si specat në pasul
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 18:35:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015