REAGIM ME SHKAS E MAJTA E SHQIPËRISË NË KRYE ME EDVIN K. - TopicsExpress



          

REAGIM ME SHKAS E MAJTA E SHQIPËRISË NË KRYE ME EDVIN K. RAMËN DUHET TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT DHE VEPRIMET E PAQËNDRUESHME POLITIKE, KUR ËSHTË NË PYETJE HISTORIA E LAVDISHME E KOSOVËS DHE LUFTA E SAJ ÇLIRIMTARE..!! Vizita e djeshme e kryeministrit shqiptar (në detyrë) Edvin Ramës në Kosovë, është pritë më interesim jo të vogël nga shumica e qytetarëve të Kosovës, dhe më të drejt një pjesë e madhe e tyre qysh para ca viteve kishin dilema ndaj qëndrimeve të këtij politikani kontraverz, i cili gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Republikës së Kosovës me fjalorin e tij demagogjik që e përdori, vërtetoi edhe njëherë se asgjë nuk ka ndryshue nga mentaliteti i tij komunist i trashëguar nga ideologët e tij dhe ata në krye të të cilëve gjendet. Sepse, përmes foltores së parlamentit, Kosovës i ofroi mesazhe përçarëse, madje edhe të hasmërisë midis shqiptarëve, në vend se ta jepte shembullin e një lideri që afron dhe i bashkon radhët e kombit shqiptar..! Ai, duke e anashkaluar qëllimisht njërën ndër figurat më emblematike të popullit shqiptar në Kosovë, presidentin historik të saj, Dr. Ibrahim Rugovën, provoi ta ndryshon historinë e re të Kosovës përmes disa retorikave të rrejshme, duke futur në të (histori) aktorë dhe njerëz të cilët kurrë nuk kanë qenë dhe as nuk do mund të bëhen pjesë e historisë së Kosovës..!? Edvin K. Rama dhe e majta shqiptare, në shumë raste kanë pasur qëndrime ekstreme ndaj fateve dhe historisë së Kosovës, prandaj ajo duhet të mësohet, se historia e popullit shqiptar nuk shkruhet më dhunë, siç vepruan paraardhësit e tij komunist-enverist, dhe se rruga e shqiptarëve për në Evropën e bashkuar, është vetëm ajo e cila u sjellë zhvillim dhe prosperitet dy shteteve të tyre në Ballkan, që avancon demokracinë e brendshme si dhe që ua shkruan drejt dhe pa hile historinë e kombit. Sepse, më fakte të rreme dhe të shtrembëruara, ashtu siç e kanë shkruar shpeshherë historinë tonë komunistët me fakte që nuk qëndrojnë, ashtu sikur që vazhdojnë të bëjnë fqinjët tanë veriorë të ndikuar nga ideologjitë e tyre fetare dhe antishqiptare, një gjë të tillë kosovarët kurrë më nuk do ta pranojnë..!? Demokracia është një konglomerat i rënd dhe shumë kompleks i rregullave shoqërore dhe juridike, dhe nuk iu përngjan aspak ngjyrave të ndonjë vizatimi ose pikture të cilat mund të retushohen, ndonëse në demokracitë e mirëfillta evropiane, leksioni i parë që mësohet është si më i respektue të drejtat dhe liritë e çdo qytetari, pa dallim feje dhe krahine, përkatësie partiake dhe ideologjike. Por, të mos e njohësh dhe mos ta respektosh historinë dhe vullnetin politik dhe kombëtar të pjesës më të madhe të shqiptarëve të Kosovës, të cilët për një dekadë e gjysmë u rreshtuan dhe më përulësi respektuan liderin e tyre kombëtar, politik dhe shtetëror, Dr. Ibrahim Rugovën, është barazi me krim politik..!? Ata pra, mbi 90-të përqind e popullit shqiptar të Kosovës, e kishin dhe do vazhdojnë ta kenë ideolog dhe prijës shpirtëror të tyre, edhe pas vdekjes së tij, njeriun i cili para 22 viteve në Tiranën ende komuniste foli i pari dhe u angazhua për integrime nacionale si dhe për hapjen e kufijve gjeografik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Njeriu i cili qysh atëherë ishte i pranuar në Shqipëri nga të gjitha grupet politike, edhe pse oficiel ishte në krah të së djathtës shqiptare, në krye më partinë demokratike dhe liderin e saj Sali Berishën..!? Prandaj, konsideroj se Edvin Rama qysh mbrëmë do duhej t’iu kërkonte falje adhuruesve dhe ithtarëve të filozofisë politike dhe kombëtare të liderit të tyre Dr. Ibrahim Rugova. Madje, duke i tërhequr mbrapshtë edhe disa nga konstatimet lavdëruese që i bëri para deputetëve për disa intelektualë të cilët në Kosovë nuk njihen për kurrfarë meritash të luftës dhe as të pavarësisë së Kosovës ! Shqiptarët në gjithë hapësirën e tyre etnike më dekada dhe në vazhdimësi kanë luftue për liri e bashkim kombëtar, por siç thoshte shpesh Dr. I. Rugova; “Ne si kompromis politik kemi zgjedhë rrugën e pavarësisë së Kosovës..”, prandaj është e pa pranueshme, kushdo qoftë ai, të provon me i ngacmuar ndjenjat e shumicës së kosovarëve, dhe, jo se jo përkushtimin dhe ndjenjat e tyre shpirtërore që kanë për liderin historik, Dr. Ibrahim Rugovën..!! Kryeministri socialist Edvin Rama, duhet të angazhohet për përmbushjen e premtimeve të tij që i ka dhënë elektoratit të vetë për punësimin e 300.000 punëtorëve në Shqipëri, shërimin falas, dhe të mos tenton t’i marrë për vete meritat e liderëve të orëve të para të demokracisë, sepse bashkimi shpirtëror dhe fizik midis Prishtinës dhe Tiranës ka fillue qysh në fillim të 90-tave, dhe nuk janë socialistët ata të cilët e kanë dëshirue dhe që kanë punue aq shumë për bashkimin praktik të kombit shqiptar. Dihet mirëfilli se historia nuk harron, por as nuk e falë askënd për atë që ka bërë, dhe as për atë që nuk e ka bërë për kombin e vetë..! Bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk mund të kalojë dhe jetësohet përmes ndonjë takimi formal dhe i vullnetit të mirë midis dy qeverive, mbase për një akt të tillë madhor, domosdo duhet plotësuar shumë parametra politik, kulturor dhe juridik që të vije deri të krijimi i një shteti unik shqiptar në Ballkan. Para së gjithash duhet të ekzitojë vullneti politik, kombëtar dhe kulturor i gjithë shqiptarëve, pa dallim, tek pastaj mund të flitet dhe punohet për largimin e kufijve imagjinarë ose heqjen e tyre faktike. Përndryshe, derisa dikush përpiqet që Kosovës t’i vejë dhe imponojë diktate dhe falsifikime të historisë së saj të lavdishme, siç veproi Edvin K. Rama dje në Prishtinë, është një gjë e pa pranueshme të na mbahen ligjërata për patriotizmin, kulturën dhe mënyrën si duhet ta shkruajmë historinë e Kosovës..!! Hafiz Gagica, anëtar i KP të LDK-së si dhe ish bashkëpunëtor i presidentit, Dr. Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon Prishtinë-Stuttgart, më 14. 09. 2013
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 13:24:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015