RELIEVET E SHPIRTIT (Poezi nga Dod Pjetraj) Pranë meje je - TopicsExpress



          

RELIEVET E SHPIRTIT (Poezi nga Dod Pjetraj) Pranë meje je shtrirë e dashur , si Evropa. Unë, Marko Polo, bëj udhëtime fantastike, Buzët kam mbështetur lehtë në Andora, Dhe po përkëdhel kokën tënde Iberike. Dehur Shampanje vërshej drejt Parisit, Nën Alpe prehem si nën Hark të Triumfit. Bora jote më shkrin akujt e shpirtit, E më fton tutje drejt rrafshinave të Danubit. Era më shtyn drejt Karpateve mike, Dhe mendja një çast më bëhet stuhi. Shaluar mbi instinktet e mia ballkanike, Lundërthyer mbetem në Detin e Zi! # # # E kthehem përsëri si strateg në fillim, Se mos ndonjë qytet mund të kem harruar. I çuditshëm më duket vërtetë ky pushtim, Ku lumturohen pushtues e të pushtuar. Dod PJETRAJ 15 Tetor, 2000.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 05:21:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015