RELIGJION Unë e shoh ardhjen tënde Ti nuk je askund Një - TopicsExpress



          

RELIGJION Unë e shoh ardhjen tënde Ti nuk je askund Një gjarpër i zi niset drejt meje Shumë gjethe rreth tij Ngriten lart Kam frikë Nuk dua të vdes I vetëm në këtë pyll Në këtë kokë pa tutje Për shqiptarin dritë është pika çasti Gjarpëri është i madh Po i bukur me pa Kam frikë Vetëm tani e ndjej Bukurinë e fshehtë të jetës Gjarpëri afrohet ngadalë Dikush e mori diellin Qiellin dikush e vodhi Ku është Zoti Një pyetje tani Sa për të thënë diçka Pse të vdes Më ndihmo Jam bërë tjetër Çuditem nga fryma ime Edhe nga duart kur i shoh I sjell ndër mend sytë e tu Të gështenjtë e pak të kthjellët Si uji që del nga bora Kur ta prekja kërthizën Flegrat kur ti puthja E ta fusja aq lehtë Mishin e tepërt Për tokën që të lindi Që të dha kohë me pi Ti mi shtrëngon flokët Hidhesh shpejt mbi mua Seksi yt ishte e para E dyta e treta Ishte zero fundi jeta Malli loja paqja Seksi yt ishte religjion Ti besoj të ëmblës Se është e mirë Të tjerat janë Kotësira Oh Jam bari flutura Gjarpri jam Më ndihmo Ti varrosim mendimet Përgjithmonë në heshtje Universi është lëvizje Universi është era
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 09:48:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015