REPUBLIKA E MAQEDONISË МINISTRIA PËR VETËQEVERISJE - TopicsExpress



          

REPUBLIKA E MAQEDONISË МINISTRIA PËR VETËQEVERISJE LOKALE Ministria për Vetëqeverisje Lokale në bazë të Programit për punë vullentare për vitin 2013 publikon: SHPALLJE PUBLIKE për nevojën e angazhimit të vullnetarëve në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të paraqiten në shpalljen publike për nevojën e angazhimit të vullnetarëve në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, në Sektorin për Bashkimin Evropian, edhe atë: Dy vullentarë, studentë të cilët nuk kanë diplomuar ende nga fusha e shkencave juridike, me njohje solide të gjuhës angleze. Angazhimi vullentar do të zgjasë dy muaj, gjegjësisht prej 15 korrik deri më 14 shtator 2013. Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorzojnë: Biografi të shkurtër (me të dhënat për kontakt), Letër motivimi, dhe Dëshmi për studime në vijim. Dokumentet e nevojshme të dorëzohen në adresën në vijim: Ministria për Vetëqeverisje Lokale Rr. “Sveti Kiril i Metodi” nr. 54 (ish ndërtesa e “Nova Makedonija”) 1000 Shkup - me shenjë „për shpallje publike për nevojë të angazhimit të vullentarëve“ Afati për dorëzimin e dokumenteve është 01.07.2013. Kandidatët do të ftohen në intervistë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ku komisioni i formuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të bëjë zgjedhjen në bazë të kritereve në vijim: Njohje solide të gjuhës angleze, dhe Njohuri të përgjithshme për punën e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale. Pas mbarimit të procedurës për zgjedhje, kandidatët më të suksesshëm do të ftohen të fillojnë me realizimin e punës vullentare, në pajtim me Ligjin për punë vullentare.
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 22:06:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015