RUSËT ZBULOJNË VAKSINËN KUNDËR HIV/AIDS Sipas “Zërit të - TopicsExpress



          

RUSËT ZBULOJNË VAKSINËN KUNDËR HIV/AIDS Sipas “Zërit të Rusisë” virologjistët rusë të Novosibirskut në Siberinë Perndimore kanë arritur që të zbulojnë vaksinën kundër virusit vdekjeprurës HIV. Kjo vaksinë erdhi pas një pune shumëvjeçare shkencore nga specialistët e Qendrës Shkencore të Novosibirskut “Vektor”të cilët kryen me sukses testet e para. Paralelisht provat klinike të vaksinave të llojeve të ndryshme po zhvillohen edhe në Shën Petersburg dhe Moskë. “Historia e njerëzimit dëshmon qartë se epidemitë globale njeriu ka mundur t’i mposhtë vetëm me ndihmën e vaksinave. Fjalë bëhet, së pari, për vaksinën profilaktike, e cila do të parandalojë infeksionin. Kurse, së dyti, mbi preparatin e aktivizimit të imunitetit, mbi vaksinën terapeutike, e cila do ta bëjë trajtimin medikamentoz të pacientit më të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët”- thotë Andrei Kozllov, Drejtor i Qendrës Biomedicinale peterburgase, i cila po merret që prej kohësh me zhvillimin e ADN-vaksinës kundër HIV-it Deri tani në botë njihet vetëm një rast i shërimit të kësaj sëmundje .Bëhet fjalë për amerikanin Timothy Ray Brown, i cili prej shumë kohësh ishte mbartës i virusit HIV. Më vonë ai mësoi se vuante nga leucemia dhe në vitin 2007 iu nënshtrua në Gjermani transplantit të qelizave të palcës së eshtrave. Një vit më vonë analizat e bëra treguan se në organizmin e tij nuk kishte më asnjë gjurmë të leuçemisë dhe virusit vdekjeprurës. Ndërsa në Rusi rasti i parë i sëmundjes së HIV-it u regjistrua në vitin 1986. Në nëntor të vitit të kaluar sipas shifrave zyrtare 610 mijë persona janë të infektuar me virusin HIV/AIDS.
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 11:20:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015