Raiola,Interi dhe Milani duhet te bashkohen Agjenti i njohur - TopicsExpress



          

Raiola,Interi dhe Milani duhet te bashkohen Agjenti i njohur botëror, Mino Raiola, thotë se Interi dhe Milani duhet të bashkohen në një klub në mënyrë që të jenë sërish konkurrues në Evropë. Milani nuk ka arritur shumë në edicionet e fundit në Ligën e Kampionëve, kurse Interi pas triumfit historik e ka gjetur veten jashtë garave evropiane. Mungesa e investimeve dhe kriza financiare në Itali ka bërë që klubet e mëdha të mos jenë konkruruese në tregun e transferimeve dhe kështu edhe në garat evropiane. Dhe, Raiola ka hedhur një ide interesante, duke thumbuar ashpër rivalët e përbetuar milanezë dhe romakë. “Situata në të cilin është futbolli italian është e vështirë”. “Milani dhe Interi, në vend se të zihen ndërmjet vete, do të duhej t’i bashkonin forcat në një klub”. “Lazio dhe Roma mund të kenë një klub të fortë, në vend se të kenë dy klube të dobëta”, ka deklaruar Raiola. Menjëherë ka reaguar Adriano Galliani, i cili ka thënë se klubi i tij nuk do të bashkohet me Interin. “Hipoteza e Raiolas për të bashkuar Milanin dhe Interin që të jenë më konkurrues do të ishte ide e mirë, por harrojeni, ne jemi ashtu kështu shumë të fortë”, ka precizuar Galliani. Milani sezonin e fundit përfundoi në pozitën e tretë, kurse Interi në pozitën e nëntë.
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 20:15:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015