Rama: Rilindja triumfoi mbi rrënimin; Bregu: Rama vulosi - TopicsExpress



          

Rama: Rilindja triumfoi mbi rrënimin; Bregu: Rama vulosi disfatën përfundimtare Selia rozë ka nisur festën e fitores, ende pa nisur procesi i numërimit. Në daljen për mediat Kryesocialisti Rama tha se nga të dhënat paraprake që disponohen, e majta ka fituar zgjedhjet parlamentare. “Bazuar mbi të dhënat tona,Rilindja ka fituar mbi rrëninim. E dyta, Aleanca për Shqipërinë europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve. E treta: Komisionerët dhe KQZ, kanë përpara ligjin elektoral që përcakton qartësisht modalitetet sesi duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor, ora 19:00 kur ka njerëz që presin. Qëndra të hapura pa zgjedhës nuk duhet të ketë hapur, duhet ti ndalojnë” tha ai. Rama këtë dalje për mediat e ka shfrytëzuar edhe për akuza ndaj kupolës drejtuese të policisë së shtetit, prej të cilës ka kërkuar të bëjë detyrën e saj në përputhje me ligjin. “Është ora që kupola drejtuese e policisë së shtetit, nga Burgaj tek Kuliçaj të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e cojnë më tutje rreshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit. Ndërkohë që sovrani është shprehur me votë, administrimi duhet të garantohet nga administrata dhe policia e shtetit duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën. Vullnetin e popullit sovran nuk ka asnjë forcë që e ndal. Ndërkohë u bëj thirrje edhe instrumentuesve të incidenteve në Lac dhe në gjithë vendin, të tërhiqen në skutat e tyre dhe të mos guxojnë tu afrohen QV. Vota e sovranit është në kuti, vendimi i sovranit për ti hapur rrugë rilindjes është në kuti, të cilat duhet të shkojnë të patrazuara nga askush dhe të mbrojtura në destinacionin përfundimtar. Zoti Burgaj është ora që të bëni drejtorin e policisë së shtetit, Sali Berisha është vetëm kryeministrër në tranzicion që duhet të pregatitet ti hapë vendin rilindjes. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vullnet ta konsiderojnë si zhvillim të përbashkët të vendin.Të gjitha uniformat blu që janë në detyrë, duhet të qëndrojnë në detyrë deri në minutën e fundit të procesit, të numërimit të votës së fundit. Ne këtu jemi garant i cdo vote, ne nuk do lejojmë të preket as një votë shqiptari”tha ai. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i selisë blu, ku Ministrja e integrimit Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë disfatë më të thellë se ajo e vitit 2009. “Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje, të fgjtiëh komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës sonë. Zoti Rama shpresoj se ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë”, deklaroi Bregu. Duke komentuar vrasjen në Laç, ajo tha se kjo çështje i takon organeve të Prokurorisë. Eufori është shfaqur edhe në selinë e LSI, ku lideri i saj Meta tha se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate, ndërsa LSI 15-20. “Aleanca për Shqipërinë Europiane ka tashmë në kuti të paktën 80 mandate, ndërsa LSI 15-20 mandate. Të gjithë komisionerët tanë , numëruesit tanë të bëhen pjesë e një procesi që na nderon si një vend europian. Ky angazhim qytetar për të kurorëzuar me sukses standardet e një procesi që u minua që në fillim nga Kryeministri Berisha dhe për të lënë pas njollat. Ne do të jemi këtu deri në numërimin e votës së fundit” tha ai. Topi, vëzhgueve: Ndiqni votë më votë procesin Në një konferencë shtypi Kryetari i FRD-së Bamir Topi i shprehu falenderime të thella gjithë popullit Shqiptar, për pjesëmarrjen në votime që sipas shifrave tregojnë rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara. “Gjatë ditës kam shprehur keqardhje për dhunën tragjike në Laç, që u pasua me një të vdekur dhe tre të plagosur. Dëshiroj t’i shpreh familjes të së ndjerit ngushëllimet më të sinqerta dhe të uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. FRD u paraqit në këto zgjedhje si forcë e moderuar me mjaft cilësi qytetare,nuk krijoi asnjë incident, madje kontribuoi ndjeshëm në ekuilibrimin e situatës qoftë me sjelljen e kandidatëve tanë por edhe të vëzhguesve. Deri më tani vërtetë kemi arësye të krenohemi.” u shpreh z.Topi. Më tej ai përgëzojë njerëzit e medias, që sic tha z.Topi e kanë shoqëruar FRD gjatë gjithë fushatës dhe specifikish ditën e sotme, që kanë treguar përkushtim dhe kanë transmetuar gjithçka ka ndodhur në terren. FRD i falenderon ata që kontribuan ne këtë proces. Dua të vlerësoj punën e të gjithë kandidatëve në të gjithë Shqipërinë, por natyrisht puna nuk ka përfunduar. Presim një rezultat jo veëm në kufinjtë pritshmërisë, por më shumë se aq. Por, nga ana tjetër meqënëse procesi vazhdon dhe FRD nuk ka anëtarë në komisionet e numërimit, por vetën vëzhgues kam besim se vazhdimësia do të bëhet me korrektësi duke konsideruar çdo komision që buron nga ligji dhe zbaton atë dhe jo komisione që përbëhen nga përfaqësues të partive. Komisionet e numërimit duhet të japin me korrektësi verdiktin e votës së qytetarëve. I bëj thirrje kryetarëve të partive politike, që në këtë moment ta presin rezultatin me qetësi dhe besoj se është një moment shumë i rëndësishëm që do të bëjë të mundur fundin e tranzicionit dhe fillimin e një ere të re për politikën dhe institucionet e Shqipërisë. I them vëzhguesve të FRD-së të ndjekin procesin për të parë votë pas vote atë që shqiptarët i kanë dhënë kësaj partie, përfundoi fjalën e tij Kryetari I FRD-se Bamir Topi.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 19:59:29 +0000

Trending Topics



ón,
Trevor, his wife Stephanie and there 3 adorable kiddos will be
Here is a Youtube Channel that gives to you straight. If you are
Layette/Newborn Boy Big Boy Long Sleeve T-Shirt/Top - Little Mish

Recently Viewed Topics




© 2015