Rama-deputetëve: Burrin e gruas time dhe kushërirën i bëj unë - TopicsExpress



          

Rama-deputetëve: Burrin e gruas time dhe kushërirën i bëj unë ministra, ju asnjë! Edi Rama kërcënoi dje publikisht ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste se do i fuste në burg në rast se do të merrnin në punë të afërm të tyre, njerëz me lidhje miqësore apo klienteliste. Por nga ky rregull në dukje i hekurt bën përjashtim vetë Edi Rama, i cili në kabinetin e tij qeveritar ka marrë nga kushërinjtë e deri tek burri i gruas së tij. Fjalimi i Ramës para zyrtarëve të Partisë Socialiste ngjante me postulatin popullor bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë, pasi duke vepruar si diktator ende pa u ulur në karrigen e Kryeministrit, Rama shkeli çdo normë duke emëruar ministra dhe këshilltarë falë njohjeve personale dhe lidhjeve fisnore të tij. Por sikur mos të mjaftonte kjo, Rama i ka deleguar të gjithë kompetencën e punësimit në administratë pikërisht kushërirës së tij, e cila udhëheq procesin e punësimeve me CV, duke e kthyer administratën publike në dorë të fisit Koleka. Rasti tjetër unik është emërimi i burrit të gruas së dytë të Edi Ramës si ministër për çështjet vendore. Bledi Çuçi është një emër thuajse krejtësisht i panjohur për socialistët, por jo për Ramën. Ai është angazhuar në PS gjatë katër viteve të fundit duke mos pasur aktivitet të mirëfilltë politik. Është katapultuar në PS nga bashkëshortja me të cilën bashkëjeton prej kohësh, por që në të shkuarën e afërt ka qenë edhe gruaja e dytë e Ramës, me të cilën ai ka pozuar edhe nudo. "Asnjë lidhje e shkurtër, miqësore apo klienteliste, s’duhet t’i mbivendoset lidhjes organike institucionale të qeverisë me grupin parlamentar dhe të çdo ministri me deputetët. Duhet t’u gjejmë punëve të vendit njerëzit e duhur, jo miqve e kushërinjve t’u gjejmë punë për vete në dëm të punëve të vendit e të njerëzve të këtij vendi. Nepotizmi s’duhet në asnjë mënyrë të gjejë rrugë për të prekur e dëmtuar organizmin e kësaj shumice të re qeverisëse. Në asnjë institucion nuk mund të ketë më bashkëshortë dhe kushërinj të parë që marrin rrogën në të njëjtën bordero. Ndërsa për kë do të guxojë të marrë para për të shitur një vend pune ne duhet të kërkojmë deri në fund dënim penal maksimal!", do të theksonte dje Rama nga mbledhja e Grupit parlamentar. Milena Harito, ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike (E vetmja meritë e saj, të qenit kushërirë e Ramës) Kushërirë e Edi Ramës. Udhëheq procesin e punësimeve me CV, duke e kthyer administratën publike në dorë të fisit Koleka, pavarësisht se ligji me 84 vota i kërkuar nga Bashkimi Europian e ndalon këtë gjë. Puna për punësimin nepotik dhe familjar në administratë në rast të fitores ka nisur në Partinë Socialiste që para zgjedhjeve të 23 qershorit. Vetë Milena Harito (Koleka) e ka pranuar publikisht se ajo rrjedh nga e njëjti trung familjar sikurse edhe Rama. Mirëpo Milena pretendon se ndonëse e ka kushëri Ramën, nuk e ka të afërt, por të largët. Në të vërtetë, Harito ka mbiemrin e saj nga e ëma Koleka, ashtu sikurse e ka edhe Rama. Nëna e Ramës, Aneta e ka kushërirë të parë Milenën. Gjeneza e tyre e përbashkët është Spiro Koleka, ish-anëtari i Byrosë Politike të Enver Hoxhës. Askush si Milena nuk ka pasur një karrierë të tillë të shpejtë dhe aq stratosferike politike. Emra të tjerë në PS që kanë dhjetëra vite kontribut ose janë përjashtuar ose tani e shohin veten të vegjetojnë dhe të jenë në kushte mjaft poshtëruese, sikurse janë emra të tillë si ai i Majkos, Blushit dhe Klosit. Natyrisht një ngjitje e tillë nuk i dedikohet aspak përkushtimit apo idealeve socialiste, por thjesht lidhjeve familjare me Ramën. Bledi Çuçi, ministër për Çështjet Vendore (Merita e vetme e tij është të qenit burri i gruas së dytë të Ramës) Bledi Çuçi është një emër thuajse krejtësisht i panjohur për socialistët, por jo për Ramën. Ai është angazhuar në PS gjatë katër viteve të fundit duke mos pasur aktivitet të mirëfilltë politik. Është katapultuar në PS nga bashkëshortja me të cilën bashkëjeton prej kohësh, por që në të shkuarën e afërt ka qenë edhe gruaja e dytë e Ramës me të cilën ai ka pozuar edhe nudo.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 11:05:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015