Rama dhe media" Te gjithe mendonin para zgjedhjeve te 23 - TopicsExpress



          

Rama dhe media" Te gjithe mendonin para zgjedhjeve te 23 qershorit se Berisha ka në dorë mediat. Morem t’i numëronim, kush ishte me pushtetin e kush me opozitën para zgjedhjeve te 23 qershorit. Na dolen më shumë media që mbështesnin opozitën e PS! Nuk duam të jemi paragjykues. Duam shumë që maxhoranca e re të mund të kapërcejë traditën (edhe të vetën) dhe të bëjë një Shqipëri tjetër. Por, dëshira nga shpresa, e për më tepër besimi, janë larg. Nuk mund të harrojme sesi u zhduk nga ekranet Kreshnik Spahiu (pavarësisht se kush është e çfarë bëri), pasi u konfliktua me opozitën. Një pushtet i tillë është i frikshëm. Nuk do e dimë kurrë sa para janë derdhur në media dhe nga kush para e gjatë fushatës. Akoma nuk dimë sa do të paguhet Toni Bler. As nga do vijnë paratë. Nuk do e dimë kurrë deri në çfarë niveli na manipulojnë. Ky sistem manipulimi ka vetëm një rrugë shpërndarjeje: median. Ajo është armiku. Është armiku, sepse është bërë palë me pushtetin. Pushteti korrupton. Tanimë ato kanë krijuar një pushtet absolut. Z.Rama nuk besojme se lexon gazetat, dhe e kuptojme përse. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute."
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 18:59:01 +0000

Trending Topics



/div>

Recently Viewed Topics




© 2015