Rama fshin pjese nga fjalimi Fajet bashk me ty, i ka edhe - TopicsExpress



          

Rama fshin pjese nga fjalimi Fajet bashk me ty, i ka edhe Shkelzen Maliqi, keshilltari YT. Pas kritikave lidhur me fjalën e tij gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, kryeministri Rama ka fshirë fjalinë e shumëdebatueshme në fjalimin e tij. Në videon e publikuar në sajtin e Qeverisë Shqiptare, mungon fjalia; “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Kjo mund të vërehet menjëherë pas minutës së 04:00 në video, ku ka dhe një shkëputje, dhe mungojnë rreth 15 sekonda te fjales se Ramës, transmeton Panorama. “Nga ana tjetër zoti president më shprehu shqetësimin e tij që të ketë më shumë vëmendje dhe më shumë hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri, dhe unë e marr këtë mesazh jo thjeshtë si një detyrim të shtetit tonë ndaj çdo pakice, por… por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”- do të ishte fjala e plotë e Ramës. Menjëherë pas deklaratës, ish ministri i Jashtëm, Aldo Bumci e cilësoi si të paprecedentë, pikërisht këtë pjesë të fjalës së Ramës.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 01:43:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015