Ramiz LUSHAJ HISTORIANIT REXHEP DEDUSHAJ NUK I THINJET MENDIMI E - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ HISTORIANIT REXHEP DEDUSHAJ NUK I THINJET MENDIMI E NUK I PUSHON TRUPI Shkambi i madh i Vujkut, permendore e bjeshkës, Të trupndan’ më tresh “Ujqërit e 1913”-tës (!) Heejoo, një shekull luftë po ban Rexhep Dedushaj Mbi këtë shkamb të gjallë, Si kreshnik i thinjun i kohëve moderne Me një maje pene… Me fjalën prush, Me forcën si Zeus… Shkambi ende kullon gjak , Nga gjak i Kelmendasve të historisë Nga gjak i Ali Pashë Gucisë… Oh, breee, Rexhep Dedushaj Aty e ngjyen penën e vet të historianit Nga nji pikë e çdo ditë Me dritë të synit e të shpirtit Në çdo fjalë e në çdo rresht, Nuk i ndahet luftës me serbë e malazezë, Tash 100 vjet, Tash 1000 vjet Si të parët e si nipat e vet. Të falem, o Rexhep! Ai shkamb si rrallëkund mbi tokë, Rri si përmendore turpi e Europës, Nëpër shurdh-memcninë e kohënave, I ndanë dardanët e Plavë-Gucisë, Në tre shtete të botës Andej dardanët e Malit të Zi, Këndej dardanët e Shqipnisë e të Kosovës. Në tre copë është e ndame Edhe zemra e Rexhep Dedushajt Prej kësaj tragjedie Aty mbi atë shkamb të gjallë E ngren çdo ditë e përjetsisht Një mal të ri historie Mali që e rrethaton Shkambin e Vujkut Në këto tre shtete Nga Vrrini deri në bjeshkë merr lartësi “Parku Ballkanik i Paqes” Po e thirrnojnë modernët e shek. XXI. Mbi atë shkamb të Vujkut plagë e gjak… Rexhep Dedushaj e ngjyen penën e tij prapë Tuj-e larta-ngrit mbi Plavë-Guci Në këtë vend me njerëz të shenjtë e plot lavdi Në këtë vend të bekuem me natyrën mrekulli Një maje-mal me histori… Dekteri kur dardanët t’i bashkojnë mend e troje Deri kur Europa të mos i ketë këta Kufinj Turpi Historianit gjysh, Rexhep Dedusha, Nuk i thinjet mendimi e as nuk i pushon trupi Syni e zemra e tij Rrijnë e mbeten Kuq e Zi: Atje, Mbi Plavë-Guci! Tiranë, 10 mars 2012
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 04:02:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015