Raporti: Biznesi po merr para jashtë sistemit bankar Bankat - TopicsExpress



          

Raporti: Biznesi po merr para jashtë sistemit bankar Bankat kanë shtrënguar kushtet e kreditimit për individët dhe i mbajtën të pandryshuara për bizneset në tremujorin e tretë të këtij viti. Nga ana tjetër, edhe kërkesa ka qenë në nivele modeste, duke e thekuar edhe më shumë problematikën e financimit nga sektori bankar. Në raportin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues në vend në tremujorin e tretë të këtij viti sqarohet edhe ecuria e situatës. KREDITIMI Situata aktuale ekonomike, problemi i kredive të këqija kanë qenë nxitja kryesore që bankat mbajnë një qëndrim konservator të pandryshuar ndaj financimit të biznesit. Por sikur të mos mjaftonte kjo, bankat parashikojnë që për biznesin kushtet e kreditit të shtrëngohen më shumë në tremujorin e katërt të vitit. Biznesi, nga ana e tij, ka preferuar mos marrë hua në banka. Kërkesa, sipas ekspertëve të BSH, ka shënuar vlerë negative. “Faktorët që kanë ndikuar negativisht kërkesën gjatë tremujorit të tretë janë situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike në vend, përdorimi i burimeve alternative të financimit, si dhe mungesa e kërkesës për financimin e investimeve”, thuhet në raport. Por burime alternative financimi duket se kanë kërkuar edhe individët ndaj të cilëve bankat kanë shtrënguar kushtet për kredi si për atë konsumatore, edhe për blerje banese. Por edhe vetë individët kanë shfaqur një kërkesë të ulët për financim nga bankat. “Kërkesa e individëve për kredi u vlerësua në rënie gjatë tremujorit të tretë. Balanca përkatëse shënoi vlerën -2%. Vlerësimi mbi kërkesën nuk përputhet me pritjet e shprehura në tremujorin e kaluar, për rritje të kredisë në tremujorin aktual. Ndër faktorët me ndikimin më të madh në krahun rënës të kërkesës së individëve për kredi ishin: rënia e besimit të konsumatorëve dhe përdorimi i burimeve alternative të financimit”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë. EKONOMIA Situata ekonomike e deritanishme e ka bërë pjesën më të madhe të sektorëve të ekonomisë dhe konsumatorët pesimistë mbi të ardhmen. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë mbi ndjesinë ekonomike, dy nga tre sektorët që maten kanë shprehur pritshmëri pesimiste për kryerjen e investimeve. Kështu, sektori i ndërtimit dhe ai i shërbimeve nuk presin që të kryejnë ndonjë investim, ndërsa industria është sektori më optimist. Gjithsesi, përkundër pritshmërive duket se tremujori i tretë ka qenë në tërësi pozitiv. “Përmirësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike, në këtë periudhë, u ndikua kryesisht nga rritja e ndjeshme e besimit në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rritja e besimit në sektorin e industrisë”, thuhet në vrojtimin e BSH. Por nuk ndodhi e njëjta gjë me konsumatorët, besimi i të cilëve tek ekonomia pësoi rënie me 0.9 për qind. Vrojtimet e BSH në tremujorin e tretë Kreditimi i biznesit • Standardet e kredisë dhënë bizneseve kanë mbetur të pandryshuara Ndikuan negativisht • Problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja • Gjendja e huave me probleme në sistemin bankar • Situata makroekonomike në vend Kërkesa për kredi • Ndikuan negativisht • Situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike në vend • Përdorimi i burimeve alternative të financimit • Mungesa e kërkesës për financimin e investimeve • Standardet e kredisë për individët janë shtrënguar • Ka rënë kërkesa për kreditim në -2 për qind • Ndikuan keq besimi i konsumatorëve dhe burimet alternative të financimit Ekonomia • Sektori i industrisë, më optimist, pret investime në tremujorin e tretë të vitit • Sektori i ndërtimit ka pësuar rritje në punësim dhe në besim, por nuk pret investime • Sektori i shërbimeve ka shënuar rritje të besimit, por pesimist për investime të reja Blerina Hoxha Fakulteti Ekonomi-Turizëm
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 09:00:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015