Rasmussen: Shihet përparimi i Kosovës Anders Fogh - TopicsExpress



          

Rasmussen: Shihet përparimi i Kosovës Anders Fogh Rasmussen Ajo që kam parë dje në Kosovë paraqet përparim të qartë dhe optimizëm i dukshëm te njerëzit, sepse siguria është përmirësuar, kurse gjendja në është e qetë e stabile, tha të enjten në Bruksel Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Ai një ditë më parë udhëhoqi delegacionin, në të cilin ishin ambasadorët e 28 shteteve anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe të BE-së. Duke folur në konferencën për media në Bruksel, Rasmussen tha se ka vizituar trupat e KFOR-it dhe ka uruar ushtarët për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrave në Kosovë. Sipas fjalëve të tij, përparimi më i madh vërehet në aftësinë e autoriteteve lokale për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e respektimit të ligjit, si dhe për garantimin e sigurisë së plotë të objekteve kulturore dhe religjioze, raporton agjencia e lajmeve Fonet. Ai përshëndeti edhe vendimin e BE-së për fillimin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE dhe ato për MSA me Kosovën, duke theksuar se kjo tregon qartë se vetëm dialogu çon përpara. “Nuk kam kurrfarë dyshimesh që marrëveshja për normalizim ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të realizohet në mënyrë konkrete dhe koherente, kurse KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për garantimin sigurisë për të gjithë njerëzit”, tha pos tjerash sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Ai në fund ftoi të gjithë liderët dhe të gjitha komunitetet në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të vazhdojnë rrugën e integrimeve euroatlantike./Indeksonline The post Rasmussen: Shihet përparimi i Kosovës appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore/2013/07/04/rasmussen-shihet-perparimi-i-kosoves/
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 17:48:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015