Real Madrid: Ronaldo, lojtari më i shtrenjtë në - TopicsExpress



          

Real Madrid: Ronaldo, lojtari më i shtrenjtë në botë Cristiano-RonaldoCristiano Ronaldo është futbollsiti më i shtrenjtë në histori. Drejtuesit e Real Madrid përfitojnë nga ndërprerja e kampionatit për t’i deklaruar futbollistit portugez se ai është blerja rekord në historinë e futbollit. Kjo lëvizje e drejtuesve të Los Blankos vjen pas blerjes së Gareth Bale dhe shumës të paguar për të, pasi në Angli dhe Spanjë nuk ndajnë të njëjtën shumë për transferimin e Uellsianit nga Londra në Madrid. Duke parë këtë situatë si dhe mundësinë që Ronaldo të pësojë një shok psikologjik, tek Real Madrid deklarojnë se transferimi i Bale ka kushtuar 91 milionë Euro, duke bërë që portugezi të mebtet blerja më e shtrtenjtë, 96 milionë në 2009. Edhe pse gjendet i grumbulluar me kombëtaren portugeze, Ronaldo ka marë një mesazh të qartë. Nga Madridi në mënyrë simbolike i kanë deklaruar se “t’i je blerja më e shtrenjtë në histori”, duke mbyllur një herë e mirë zërat për transferimin e Bale, edhe pse Tottenham këmbëngul që për të ka marë 101 milionë Euro. Prej disa muajsh presidenti Florentino Perez po negocion zgjatjen e kontratës së Cristianos, dhe në këto momente është drejt mbylljes përfundimtare të saj dhe numri një i Los Blancos nuk dëshiron të papritura. Për më tepër Perez ka deklaruar kohë më parë se dëshiron që 28-vjeçari të jetë futbollsiti më i paguar në botë. Një nga arsyet përse Cristiano po hezitonte për rinovimin e kontratës ishte sepse nuk ndihej i vlerësuar në Madrid. Florentino Perez bëri gjithçka për t’i dhënë Ronaldos vlerësimin që meriton, atë të një ylli. Ndoshta kjo ishte dhe një nga arsyet përse Real Madrid nuk bëri asnjëherë publike edhe pagën e Bale. Madrilenët kanë deklaruar pagën prej 7 milionë Eurosh në sezon për uellsianin ndërsa në Angli janë të mendimit se 24-vjeçari ka firmosur për 10 milionë në vit. Në Madrid mendojnë se ylli është Ronaldo dhe kërkojnë që portugezi të jetë i qetë në këtë aspekt.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 13:53:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015