Real Madridi është gjithmonë i njëjtë, është më i madh se - TopicsExpress



          

Real Madridi është gjithmonë i njëjtë, është më i madh se lojtarët e trajnerët. Kështu është shprehur Carlo Ancelotti duke iu përgjgjur pyetje së gazetarëve rreth epokës pas-Mourinho. “Real Madridi është gjithmonë i njëjtë, është më i madh se lojtarët e trajnerët. Është një klub mjaft i organizuar, ku atmosfera është speciale. Si një klub mirë i organizuar, ndjenjat që i përjeton i shijon vetëm kur të jesh brenda tij”, theksoi ish-trajneri i disa prej skuadrave më të mëdha në botë. Ai synon të jetë i suksesshëm në Santiago Bernabeu, por këtë dëshiron ta arrijë duke bërë lojë të bukur për shikuesit. “Dua të fitoj, por siç e kam thënë shumë herë, nuk bëhet fjalë vetëm për fitore. Duhet të fitosh duke bërë një lojë të mirë ofanzive. Mendoj se skuadra ka demonstruar kualitetin e vetë në fazën përgatitore dhe mendoj se kundër Betisit do ta bëjmë të njëjtën gjë. Duke luajtur bukur, duke fituar dhe asgjë më shumë”, përfundoi Ancelotti.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 10:30:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015