Real dhe Barcelona nën hetim Nëse për UEFA-n nuk ka asnjë - TopicsExpress



          

Real dhe Barcelona nën hetim Nëse për UEFA-n nuk ka asnjë gjë të keqe që Barcelona paguan rreth 60 milionë Euro për një sulmues, ndërsa Reali dyfishin për një tjetër, Komisioni Europian hap një hetim ndaj dy klubeve për të kuptuar shkaqet e vërteta pse dy gjigandët e Spanjës paguajnë më pak taksa se një kompani pastrimi. Barcelona dhe Reali janë shoqëri jofitimprurëse dhe në këtë rast limitohen shumë në detyrimet ndaj shtetit. E gjithë çështja qëndron në këtë pikë sepse dyshimet qëndrojnë si hije mbi kokën e shoqërive që tashmë duhet të bëjnë transparencë ndaj ekzekutivit evropian. Dy klubet në fjalë bashkë me Athletico Madrid e Osasuna-n janë 4 shoqëritë e vetme që janë lejuar të mbijetojnë si shoqata jo fitimprurëse, ndërsa skuadrat e tjera janë detyruar prej kohësh te kthehen në sh.p.k. Një situatë e tillë sjell avantazhe të mëdha në linjën detyrimeve fiskale. Sa për të marrë një shembull...një shoqëri si Reali i Madridit paguan vetëm 25 % të taksave, 10 % më pak se një shoqëri e pastrimi. Një nyjë e dyshimtë kjo rreth së cilës Komisioni Europian synon të hedhë dritë, pasi në këndvështrimin e institucionit drejtues më të lartë evropian, asnjë shoqëri nuk duhet të gëzojë status të privilegjuar në gjirin e Bashkimit Europian.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 20:34:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015