Reali fitore “drithëruese” kundër Elches Një gjyqtar, një - TopicsExpress



          

Reali fitore “drithëruese” kundër Elches Një gjyqtar, një 11-metërsh dhe Ronaldo i heqin nga dora barazimin historik Elches. Në një ndeshje me fund drithërues, Los Blancos arrijnë të fitojnë në mënyrë të pabesueshme, në mintuën e 96-të me një 11-metërsh të portugezit, pasi gjithcka u mendua se do të mbyllej në barazim, pasi Bokalej kishte barazuar vetëm në minutën e 92-të. Pjesa e parë mes dy ekipeve pa pak Real dhe më tepër Elche në fushë, aq sa më i miri i Los Blancos në këtë 45 minutësh ishte Diego Lopez që arriti të realizojë dy pritje të mira, si për të konfirmuar se më të në portë madrilenët kanë siguri. Ndërkohë që një dorë “Galaktikëve” i dha dhe nga gjyqtari kryesor Munis, që nuk ndëshkoi Ramos me karton të kuq. Në një ndeshje, ku Reali e kishte të vështirë të prodhojë futboll, mendoi Cristiano Ronaldo për t’i hequr gështenjat nga zjarri madrilenëve. Mister 17 milion Euro në sezon gjeti këndin e duhur nga goditja e dënimit duke i dhënë avantazhin të tijve. me avantazhin 1-0, dhe me Ancelotin në stol kthimi i barazpeshës duhet të ishte një mision i pamundur për Elchen, por Carvajal dhe Arbeloa kishin vajtur më shpejt sec duhet në dhomat e zhveshjes dhe Boaklej arriti të realizojë golin e barazimit, që nga këto anë me shumë gjasa do të kujtohej si goli i shekullit, por Munis kishte të tjera plane duke lënë takimin të luhej më gjatë sec duhej, dhe Pepe arriti të vjedhë një 11-metërsh që Ronaldo e shndërroi në gol. 2-1 u mbyll kjo sfidë me Realin që mban hapin e Atletikos dhe Barcës, por të shtunën në derbi do të ketë nevojë për një tjetër provë dhe sigurisht për një Ronaldo po kaq konkret.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 22:54:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015