Reflektim... Kur i flet dikujt per dashurine e vertete, ai mund te - TopicsExpress



          

Reflektim... Kur i flet dikujt per dashurine e vertete, ai mund te entuziazmohet dhe ndoshta arrin te bej vendosmerine te jape dashuri te vertete tek te gjithe ata qe e rrethojne. Por qe ne fillim do te shohe se nuk eshte dicka e lehte. Kjo ndodh pasi me njerezit ne kemi rrethana dhe rraporte te ndryshme, por qe te gjitha ato, jane te ngarkuara me paragjykime reciproke dhe elemente te tjere qe na behen pengese ne komunikim e marrdhenie. Nje individ eshte nje frut i historise se brezave me rradhe. Pervec mekatit origjinal qe e trashegojme gjithsejcili nga paraardhesit Adami dhe Eva, individet perballen me nje ngarkese negative te akumuluar pergjate brezave, te cilet ne nje menyre kane mekatuar. Te gjitha keto mekate apo meri te akumuluara i mbivendosen natyres sone origjinale e te pafajshme, dhe nuk na lene te shohim e te ndjejme qarte gjithcka ndodh, me fjale te tjera te ndjejme sipas natyres sone origjinale, pasi ajo eshte e dominuar nga e keqja. Pare nga ky kendveshtrim, ndonjehere situata jone behet e pashprese, por nuk eshte ashtu. Parimi Hyjnor shpjegon se individualisht ne duhet te ndjekim apo pershkojme ate qe quhet "parimi i restaurimit". Ne baze te ketij parimi, duke qene se pari koshient per natyren e rene tashme te kalcifikuar brenda nesh, ne me vetmohim duhet te bejme perpjekje te sinqerta per te restauruar te gjitha marrdheniet, mendje-trup, burre-grua, me femijet dhe me te gjithe njerezit. Kultura dhe traditat tona, ne komunikim apo gjithcka tjeter bejme, jane te damkosura nga marrdhenie te dashurise egoiste qe kerkon vetem te marre dhe jo te jape. Kjo kulture egocentrike me veshtiresi mund te eleminohet brenda nesh. Ne edhe partnerin e shohim padashje nga nje pozite perfituese dhe jo si nje objekt dashurie te cilit duhet ti japim e japim pa fund dhe pa u bere pishman. E vetmja arme qe do te beje te mundur bashkimin dhe unifikimin e njerezimit eshte dashuria e vertete. Ajo se pari shpjegohet e me pas duhet praktikuar."Te duash armikun tend" ky eshte standarti qe Jezusi solli. Kur ai tha "merr kryqin tend" kishte parasysh faktin qe individet duhej te ecin kunder rrymes, kunder tradites dhe mentalitetit ekzistues, me nje fjale te besh nje rruge ndryshe nga te tjeret; te jesh altruist ne dashuri, prandaj kryqi nenkupton ecje te veshtire duke mbajtur peshen e pergjegjesise per te ndryshuar ambientin shoqeror qe te rrethon, per te ndryshuar mentalitetin. Rev. Moon thote se, nese i bejme minimalisht mire per tre here nje njeriu te konsideruar armik, ai me ne fund do tu perkulet me nderim. Te tille fuqie ka dashuria e vertete. Ndoshta mund te mos na pelqeje ta duam armikun tone por eshte e vetmja rruge qe ben te zhdemtojme te kaluaren dhe natyren tone te rene, dhe e vetmja rruge qe na mbush me eksperienca pozitive qe dikur mund te behet menyre jetese per ne. Rruga e dashurise se vertete, ne te gjitha dimensionet, nuk eshte nje utopi por nje realitet qe po jetohet nga nje brez i tere ne te gjithe boten e sotme, kete jane duke e praktikuar ne jeten e tyre anetaret e Federates se Familjes per Paqen dhe Bashkim Boteror. Ata tashme jetojne duke ndjekur kete lloj tradite te zemres te vendosur nga Rev. San Mjang Moon dhe gruaja e tij Hak Xha Han, dhe kjo eshte shpresa e njerezimit te se ardhmes. Une jam krenar te jem nje perfaqesues i tyre.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 08:56:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015