Republika e Maqedonisë Ministria e Ekonomisë Ministria e - TopicsExpress



          

Republika e Maqedonisë Ministria e Ekonomisë Ministria e Ekonomisë, në bazë të Ligjit për punë vullnetare (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 85/2007 dhe 161/2008) dhe Programi për Punë Vullnetare në Ministrinë e Ekonomisë për 2013, ka nevojë për të angazhuar vullnetarë, për këtë arsye shpall: THIRJE PUBLIKE Për të aplikuar kandidatët për punë vullnetare në Ministrinë e Ekonomisë U bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar-studentëve, të paraqiten në këtë Thirrje Publike, në të cilën organizohet Punë Vullnetare në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, edhe atë: Ministria e Ekonomisë: - Sektor për udhëheqje me resurset njerëzore- 2(dy) vullnetarë, - Sektor për Turizëm dhe Shërbime turistike- 2(dy) vullnetarë - Sektor për politikë industriale - 2(dy) vullnetarë, - Sektor për ndërmarrësi dhe konkurrencë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) - 2(dy) vullnetarë, - Sektor për çështje financiare- 2(dy) vullnetarë, - Sektor për burime minerale- 2(dy) vullnetarë dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë: - Sektor për punë të përgjithshme - 2(dy) vullnetarë dhe - Sektor për mbikëqyrje inspektoriale dhe punë të tjera - 3(tre) vullnetarë. Puna vullnetare do të kryhet gjatë periudhës prej 01.07.2013 deri më 15.09.2013, për studentët të cilët ende nuk janë të diplomuar në Fakultetet përkatëse në të cilët studiojnë. Puna vullnetare do të kryhet në secilin Sektor ashtë siç është publikuar edhe atë në Shkup, në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut- Shkup. Për këtë arsye, ne u bëjmë thirrje të gjithë të kandidatëve të interesuar që dëshirojnë të aplikojnë për punë vullnetare, të dorëzojnë dokumentacion të rregullt, i cili do të përmbajë: - Letër Motivimi (të theksohet për cilin vend aplikohet si dhe arsyet për këtë punë vullnetare), - Biografi e shkurtër me të dhëna për kontakt (numër telefoni dhe adresë), - Fotokopje dhe Indeks. Republika e Maqedonisë Ministria e Ekonomisë Ministria e Ekonomisë Sektori për udhëheqje me burimet njerëzore Rr. "Jurij Gagarin" nr. 15 1000 Shkup E etiketuar për "Thirrje publike për aplikim të kandidatëve për punë vullnetare në Ministrinë e Ekonomisë" Ose direkt në hyrjen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila ndodhet në rrugën Rr. "Jurij Gagarin" nr. 15 (ish ndërtesa e "Beton"), në Shkup. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 3 (tre) ditë nga dita e shpalljes së Thirrjes Publike. Pas kalimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit, të gjithë kandidatët të cilët brenda afatit e kanë dorëzuar dokumentacionin do të thirren për intervistë në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë – Sektori për udhëheqje me Burimet Njerëzore. Pas përfundimit të procedurës për zgjedhje dhe nivelizim të kandidatëve, me kandidatët më të suksesshëm do të lidhen marrëveshje individuale për punë vullnetare. E theksojmë se vullnetarëve të angazhuar do t’ju paguhen shpenzimet e ushqimit dhe të rrugës, në pajtim me nenin 10 të Ligjit për Punë Vullnetare (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 85/07 ose 161/08) deri në 15% të rrogës mesatare në Republikën e Maqedonisë e paguar në vitin e kaluar. Thirrja publike do të publikohet në Web Faqen e Ministrisë së Ekonomisë: economy.gov.mk , prej ku mund të marrin informata për pozitat, kompetencat, si dhe fushën e punës në Ministrisë së Ekonomisë dhe organet përbërëse. MINISTËR Valon Saraqini
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 10:02:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015