Revista dixhitale H: Dyshimet e përjetshme në rrjedhën e - TopicsExpress



          

Revista dixhitale H: Dyshimet e përjetshme në rrjedhën e historisë! botimeshqip/libra-dixhitale/192230-revista-dixhitale-h.html Më 22 nëntor 1963, Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe jo vetëm – u tronditën nga atentati ndaj presidentit Xhon Kenedi. 50 vjet pas vrasjes së tij në Dallas, revista “H” i kushton disa faqe kësaj ngjarjeje, që ende sot e kësaj dite mbetet enigmatike, me dhjetëra skenarë të mundshëm ose jo, bazuar në mijëra copëza informacionesh, që mbeten ende një pazëll i paplotësuar. Në artikullin “Esenca e Amerikës” trajtohet pikërisht enigma e krimit. Edhe 50 vjet më vonë, magjepsja pas asaj ngjarjeje mbetet e paprekur, një prej argumenteve mbi të cilët është ende i mundur një diskutim i informuar. Mbi vrasjen e presidentit amerikan janë shkruar libra e realizuar filma, ca më afër të vërtetës, bazuar në fakte e intervista, ca më pranë imagjinatës, duke marrë thjesht ekstraktin. Në vitin 2011, shkrimtari Stephen King ka imagjinuar, në një roman imponues, një profesor të sajuar matematike, i cili transportohet nëpërmjet makinës së kohës në fundin e viteve pesëdhjetë në Teksas, me detyrën të parandalojë vrasjen e presidentit (dhe si pasojë edhe luftën në Vietnam, vrasjen e Martin Luther King, revoltat racore në metropolet amerikane). Por, fatkeqësisht, nuk ia del, një demonstrim se ishte pikërisht epoka që komplotonte kundër presidentit. Pavarësisht se për vrasjen e Kenedit janë shkruar tonelata me letra, rezultati investigativ është megjithatë i mangët. “Dyshimet e përjetshme” trajton disa nga dhjetëra skenarë komplotesh: a ishte vrasja e Kenedit një veprim individual i Lee Harvey Oswald, apo qëndrojnë hipotezat për një krim politik, ose mafioz? Një figurë kyçe ka qenë gjithmonë zonja e parë, Xheki Kenedi, së cilës i rezervohet një artikull i plotë. Nga fëmijëria, martesa me presidentin e ardhshëm amerikan, lidhja me të kunatin, Bobin, dhe martesa me miliarderin Aristotel Onasis. “Dua të jetoj dhe jo të jem një dëshmitare e jetës sime”- ishte kjo motoja e Xhekit. Vetëm një grua e fortë si ajo do të mund të kapër­cente tragjeditë që do të kishin shkatërruar këdo: dy fëmijë të lindur të vdekur, një bashkëshort i vrarë dhe një tjetër i vdekur, tradhtitë e vazhdueshme, gjithmonë në vëmendjen e medias. Kur je zonja e parë e Amerikës dhe burri yt quhet Kenedi, je e destinuar për një jetë protagonisteje. Të tjera shkrime që mund të lexoni në revistën “H”: “Të vërteta të rrezikshme”- “Asnjë njeri mbi këtë Tokë që, në mënyrë të vetëdijshme, pengon verifi­kimin e padrejtësive dhe paligjshmërisë në mjedisin ku jeton nuk mundet të shpëtojë jetën e tij. Mbrojtësi i vërtetë i drejtësisë, që ka ndërmend të mbijetojë qoftë edhe për një kohë të shkurtër, duhet domosdoshmërisht të kufizohet në jetën private dhe të braktisë politikën”,- kështu ka thënë Sokrati, që u vra për të vërtetat e rrezikshme që nuk nguroi t’i thoshte me zë të lartë. Duke filluar që nga profetët e parë, është e gjatë lista e atyre që, pasi kanë thënë të vërtetën, kanë paguar me jetën e tyre këtë vokacion njerëzor dhe çdo vit Amnesty Internatio­nal boton një listë të gjatë të personave të burgosur në të gjithë botën, për arsyen e vetme se kanë bërë të dëgjohet zëri i tyre. Kjo revistë eshte vazhdimi i revistes Coscientia. Ju mund ta shkarkoni falas duke klikuar mbi imazhin e kopertines. Per proceduren qe duhet ndjekur lexoni komentin qe do te vijoje.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 11:50:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015