Revolucioni Francez Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë - TopicsExpress



          

Revolucioni Francez Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve absolut në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën. Kur Luigji XVI thërriti parlamentin, ai shpresonte të fitonte sërish mbështetjen e masave të popullsisë Franceze. Reformat ekonomike sipas tij do të shuanin revoltën dhe do të risillnin stabilitetin në vend. Për tu theksuar është se parlamenti nuk ishte mbledhur që më 1614, dhe askush nuk mund ta parashikonte se çfarë do të trajtonin deputetët e tre klasave kur ata do të takoheshin në Versajë. Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit (Luigji XVI) dhe mbretëreshës (Marie Antoinette Josèphe Jeanne de Habsbourg-Lorraine), do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian Robespierin, i cili legjitimoi Regjimin e Terrorit. Tabela e përmbajtjeve [fshih] • 1 Drejt Revolucionit • 2 Revoltat Popullore • 3 Reforma e të tjera • 4 Zhvillime të mëtejshme • 5 Reformat Fetare • 6 Kushtetuta dhe Ngjarje të Tjera • 7 Referenca • 8 Lidhje të jashtme [redakto] Drejt Revolucionit Kjo mbledhje mbase nuk mund të përshkruhej më bukur se sa e ka paraqitur një artist i kohës. Piktori e Luis Davidit, si një përkrahës i revolucionit pikturoi me mjeshtëri të madhe mbledhjen në fushën e tenisit. Në figurë mund të dallohet qartë një klerik i rangut të ulët (duke parë veshjen e tij të thjeshtë) që shtrëngon duart me një përfaqësues të klasës së tretë. Nga piktura (tashmë e vendosur në muzeun e Luvrës në Paris), paraqitet një gjendje kaosi dhe rrëmuje. Në të vërtetë mendohet se gjendja atje ishte akoma më kaotike se sa është përshkruar. Fjalë për fjalë, përfaqësuesit aty u betuan se: “ – S’do të ndahemi kurrë, por do të mblidhemi në çdo vend dhe në çdo rrethanë të mundshme, deri sa kushtetuta e mbretërisë të firmoset dhe të zbatohet.” Çdo klasë e popullsisë zgjodhi përfaqësuesin e saj për tu paraqitur në mbledhjen e radhës. Të gjithë personat meshkuj në moshë madhore kishin të drejtën e votës në Francë. Njerëzit e thjeshtë kishin përfaqësuesit e tyre në asambletë lokale. Nga këto asamble do të zgjidheshin përfaqësuesit e klasës së tretë, të cilët ishin popullsia e thjeshtë dhe fshatarësia. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe gjatë viteve 1614. Asambleja e parë e përgjithshme do të mblidhej më 1789, ku përfaqësuesit e klasës së ulët (pra ata që flisnin në emër të fshatarëve dhe qytetarëve të thjeshtë) do të pretendonin që edhe përfaqësuesit e dy klasave të tjera të merrnin pjesë në mbledhje, ku çdo deputet të kishte një votë të barabartë. Në të shkuarën të tre përfaqësuesit kishin punuar të veçuar dhe nuk kishin pasur kurrë fatin të mblidheshin të gjithë në një sallë të vetme. Përfaqësuesit e popullsisë së thjeshtë dhe fshatare, shpresuan të fitonin përkrahjen e klerit dhe disa fisnikëve të cilët ishin zhgënjyer nga Luigji i XVI, që për më tepër ishte një mbret i paaftë për të qeverisur. Dëshira për tu takuar të gjithë bashkë, u shuajt nga kundërshtimet e mbretit. Ai insistoi që përfaqësuesit e tre rendeve shoqërore të punonin në mënyrë të veçantë. Përballë kësaj politike që mbreti ndoqi, të zgjedhurit e shtresës së ulët e morën vetë në dorë situatën. Më 7 qershor të po atij viti, përfaqësuesit e rendit të tretë u vetë-shpallën si Asambleja Kombëtare dhe pretenduan se kishin të drejtën që të hartonin një kushtetutë të re për Francën. I revoltuar nga një pretendim i tillë, Luigji XVI i përzuri përfaqësuesit nga salla ku po zhvilloheshin punimet. Revoltimi i mbretit solli gjithashtu revoltimin e përfaqësuesve të rendit të tretë. Këta të fundit e panë këtë veprim si një akt që binte ndesh me liritë e tyre. “ – Në se nuk do mund të flasim këtu, atëherë do të bërtasim jashtë” – u shprehën ata. Të përkrahur edhe nga një sërë klerikësh me pozitë të ulët, radhët u shtuan edhe me disa fisnikë të cilët përkrahnin reformat. Ata dolën jashtë asamblesë dhe u mblodhën në një fushë tenisi aty afër. Në atë fushë ata do të bënin betimin e fushës, që nuk ishte asgjë tjetër veçse emri i fushës së tenisit. Në këtë betim, ata u zotuan se do të vazhdonin të luftonin deri sa ti jepej e drejta e tyre për të hartuar një kushtetutë për kombin. Luigji XVI hezitoi në fillim. Më pas ai e pa se nuk kishte rrugë tjetër për të qetësuar revoltën dhe kështu ai dha urdhër që përfaqësuesit e rendit të parë dhe të dytë, të mblidheshin së bashku me përfaqësuesit e rendit të tretë. Ky ishte thjeshtë një hap i paqësishëm drejt revolucionit, që do të ndryshonte të gjithë Francën. Pavarësisht se tre përfaqësuesit e rendeve të ndryshme shoqërore do të takoheshin në një sallë të vetme, ekzistonin ndarje të theksuara midis grupeve dhe konfliktet brenda vetë grupit ishin të pranishme gjithashtu. Për shembull kleri i lartë dhe shumë fisnikë, pretendonin të ruanin akoma ato privilegjet e tyre që i kishin gëzuar që në kohët e feudalizmit. Disa pjesëtar të ulët të klerit dhe fisnikë të vegjël, dëshironin të formonin një monarki konstitucionale të ngjashme me Anglinë. Përfaqësues të tjerë ishin me pikëpamje radikale, duke kërkuar barazi përpara ligjit për të gjitha klasat. Gjithashtu ata dëshironin të zhduknin titujt dhe nderet që karakterizonin fisnikët. Ata e shikonin mbretin me skepticizëm dhe dëshironin një kushtetutë të atillë që të mos i lente mbretit asnjë fuqi më shumë se ajo simbolike. Shumë ide si këto ishin mjaft radikale; atëherë barazia për të gjithë ishte një kërkesë e pazakontë. [redakto] Revoltat Popullore Luigji XVI. Marie Antoinette (1768). Më tutje akoma, ndërkohë që Asambleja Kombëtare po punonte për kushtetutën e re (ata kishin punuar që nga korriku i 1789), qytetarët e Parisit dhe fshatarësia në rrethinat e kryeqytetit filluan revoltat që do ti jepnin revolucionit një pamje krejt tjetër; një pamje akoma më radikale. Qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë kishin menduar se reformat do të ishin të shpejta. Ata kishin shpresuar që të liroheshin shpejtë nga taksat e rënda dhe nga varfëria e tejskajshme, por mbledhjet e Asamblesë Kombëtare kërkonin akoma më shumë kohë ndërkohë që banorëve të Parisit iu sos durimi. Mbase punimet kërkonin pak më shumë durim, por ishte popullsia e thjeshtë ajo që po përballej me inflacionin, papunësinë dhe shkurtim të rezervave ushqimore. Fjalë të shumta po përhapeshin se mbreti po përqendronte trupa të armatosura rreth Parisit. Të gjithë këto faktorë, të ndihmuar edhe nga një pasiguri e madhe, bënë që qytetarët e Parisit të hidheshin në revoltë. Thashethemet u vërtetuan shpejtë. Luigji XVI, i ndikuar vazhdimisht nga gruaja e tij bukuroshe Maria Antonieta, do të sillte trupa ushtarake në Versajë. Si një veprim i gabuar ky, në një kohë të papërshtatshme, mbreti vetëm sa shtoi akoma më shumë frikën e qytetarëve se ato trupa “nesër ose pasnesër” do të godisnin Asamblenë Kombëtare. Kjo sipas masave ishte një lëvizje e mbretit për të shtypur revolucionin. Reagimi i turmës erdhi shpejtë. Më 14 korrik të 1789, një turmë e revoltuar sulmoi Bastijën. Bastija ishte një burg ku zakonisht hidheshin kundërshtarët politik, ndaj sulmi ndaj saj u pa nga të gjithë si një goditje ndaj padrejtësive që i ishin bëra atyre deri atëherë. Sot, 14 korriku është një festë kombëtare që festohet nga të gjithë francezët. Shqetësimet do të përfshinin edhe rrethinat e Parisit. Gjatë verës të po atij viti, fshatarët u kapën në një ankth të papërshkrueshëm që u emërua si “Frika e Madhe.” Thashethemet u përhapën si era nga një fshat në fshatin tjetër sikur banditë dhe banda hajdutësh sulmonin fshatrat në të gjithë Francën duke vjedhur dhe bastisur të mbjellat dhe të korrat. Në këtë gjendje paniku, fshatarët shtrënguan në duar armët për tu mbrojtur nga një armik virtual që në vërtetë ishte thjeshtë pjellë e thashethemeve frikë-ndjellëse. Kur “bandat e hajdutëve” dhe “banditëve” nuk u dukën në horizont, fshatarët e tromaksur nga “Frika e Madhe,” sulmuan fisnikët e tyre. Ata shkatërruan, vodhën dhe bastisën depot ushqimore, dogjën regjistrat e taksave, si edhe u zotuan se kurrë më nuk do të paguanin ndonjë detyrim feudal. Ashtu si edhe parisienët, edhe fshatarët po zhvillonin një revolucion (në mënyrën e tyre) kundra regjimit të vjetër. [redakto] Reforma e të tjera Duke parë trazirat në Paris dhe në të gjithë Francën, Asambleja Kombëtare kaloi në veprim. Në natën e 4 gushtit, pjesëtarë të shumtë të asamblesë mbajtën fjalime të gjata dhe pasionuare në mbrojtje të reformave. Mendohet se një nga vetë fisnikët, pretendoi që edhe këta të fundit të paguanin taksa. Një tjetër propozim ishte heqja dorë nga e drejta fisnike e gjuetisë (që ishte një nga hobit e preferuara të Luigjit XVI). Duke guxuar më shumë, edhe kleri vetë deklaroi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuritë e luksit në se këto do i shërbenin reformave. Me pak fjalë, deri në agim asambleja hodhi poshtë të gjitha traditat e fisnikëve. Fisnikët tashmë mund ti gëzoheshin vetëm titujve të tyre. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe barazia e të gjithë meshkujve të rritur për tu punësuar në institucione shtetërore dhe fetare. Mbledhja në atë natë gushti bëri shuma hapa para. Shkurt, mjafton të përmendim citatin e një fisniku të moderuar Francez, Conte de Merabeau: “ – Në se nuk është për të qeshur... shpenzuan një muaj të plotë duke u kapur mbas gabimeve ortografike, se si shkruhej kjo ose ajo fjalë. Por ju desh vetëm një natë për të përmbysur të gjithë rregullat e vjetra të mbretërisë.” Para se të mbaronte gushti, Asambleja Kombëtare hartoi dhe vuri në zbatim të Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Kjo deklaratë përmbante shumë ide filozofike të iluminizmit dhe u frymëzua nga Karta e të Drejtave e hartuar në Angli. Një ndikim tjetër të madh pati edhe Deklarata e Pavarësisë amerikane. Deklarata e të drejtave të Njeriut (deklarata franceze), u përkthye në shumë gjuhë të tjera dhe u përhap në të gjithë Evropën. Nën këto ide, shumë vende të tjera, edhe Shqipëria, do të bënin revolucionet e tyre nën shembullin Francez. Pra deklarata bënte thirrje për barazi të të gjithë personave dhe siguri të pronës. Këto mendime do të parashtroheshin edhe në kushtetutë. [redakto] Zhvillime të mëtejshme Ndërkohë që juristët dhe zyrtarët hartonin dhe debatonin reformat, qytetarët e revoltuar të Parisit hynë në asamble duke i kujtuar atyre se duhet të pyeteshin edhe kërkesat e tyre. Debati ishte pak i vështirë të qetësohej pasi shumica e protestuesve ishin me arsim të mesëm dhe nuk mund të kuptonin lehtë gjuhën e ngarkuar juridike. Gjatë tetorit të 1789 më datë 5, me mijëra gra të revoltuara do të marshonin drejt Versajës, ku ndodhej mbreti me familjen e tij. Gratë ishin të revoltuara për çmimet e larta të ushqimeve. Një tjetër arsye e marshimit ishte si gjithmonë dyshimi se mbreti dhe mbretëresha austriake po komplotonin kundra Asamblesë Kombëtare. Ato kërkuan që mbreti të kthehej me ta në Paris së bashku me familjen e tij. Atje, ato do ta kishin më të thjeshtë të kontrollonin aktivitetet e mbretit. Luigji XVI pranoi duke shmangur në këtë mënyrë dhunën. Kthimi i mbretit në Paris ishte një skenë e paparë. Rikthimi i mbretit habiti të gjithë. Luigji XVI, i hipur mbi një kalë parakaloi në rrugët e Parisit i ndjekur nga një turmë grash që përshëndesnin me gëzim. Mbreti vetë mbante të veshur shiritin tre ngjyrësh; blu, të bardhë dhe të kuqe, ngjyra këto që revolucionarët i kishin mbartur nën flamurin e tyre. Kjo gjë, i bëri revolucionarët të mendonit se ishin pikërisht ata që e kishin në dorë Francën tashmë. Asambleja Kushtetuese gjithashtu u zhvendos në Paris sepse në këtë mënyrë revolucionarët mund ta analizonin punën e tyre akoma më mirë. [redakto] Reformat Fetare Për tu theksuar janë edhe reformat fetare që u zbatuan në këtë revolucion. Në të gjithë Francën, u hoqën të gjitha privilegjet dhe zakonet prapanike të fisnikëve dhe klerit. Asambleja Kombëtare i hoqi të gjitha privilegjet kishës, si edhe shpalli lirinë e besimit. Më 1970, asambleja i hartoi Kodin Civil (edhe pse në të vërtetë kodi civil do të hartohej në një mënyrë më të mirëfilltë dhe të saktë vetëm gjatë sundimit të Napolon Bonapartit). Sipas këtij kodi, asambleja merrte fuqi absolute mbi veprimtaritë fetare. Gjithashtu tashmë njerëzit mund ti zgjidhnin vetë klerikët. Situata degjeneroi më tepër kur asambleja filloi të shiste tokat e kishës si të sajat (kjo për arsye financiare). Ky veprim në të vërtetë nuk ndikoi shumë në rrjedhën e revolucionit, por bëri që disa përkrahës të flaktë të tij të cilët ishin katolik, të revoltoheshin dhe të mallkonin revolucionin, edhe pse kjo dyshohet se ishte thjeshtë një propagandë e Papatit. [redakto] Kushtetuta dhe Ngjarje të Tjera Më 1791, Asambleja Kombëtare i dorëzoi më në fund popullit francez kushtetutën e saj të parë. Kushtetuta i la shumë pak fuqi mbretit edhe pse ai mund të vazhdonte të ishte monarku i vendit. Mbreti u vendos në krye të ekzekutivit. Legjislatura iu la në dorë Asamblesë Kombëtare. Mbreti mund të përdorte veton për të penguar një ligj, por legjislativi mund ta kundërshtonte veton e mbretit. Reforma të shumta u bënë gjithashtu edhe në gjykata ku këtyre të fundit iu dha një pavarësi për ta pasur zili. Kushtetuta do e ndante Francën në 83 departamente (rajone), dhe zëvendësoi punonjësit e vjetër lokalë me gjak të ri të zgjedhur nga vetë populli. Nën ndikimin e Kushtetutës, dallimet e vjetra ndërmjet klerit, fisnikëve dhe “plebenjve”, u zhduk krejtësisht. Tashmë Franca i kishte përjashtuar elementët e vjetër të feudalizmit dhe ato, gjithmonë sipas kushtetutës nuk ishin më të mirëpritura në tokën e lirisë. Kushtetuta do të garantonte liri dhe barazi përpara ligjit për të gjithë qytetarët francez. Mbas hartimit të kushtetutës, që priste akoma nënshkrimin e mbretit, shumë persona u kënaqën me monarkinë konstitucionale. Megjithatë radikalët nuk u pajtuan me këtë zgjidhje. Ata dëshironin republikë dhe jo monarki të kushtëzuar. Për shumë fisnikë, kushtetuta e 1791 e kishte tepruar me nenet e saj. Madje fisnikët (shumica e tyre) e kishin parë me dyshim kushtetutën përpara se ajo të fillonte të hartohej. Të frikësuar nga turmat e armatosura në rrugët e Parisit dhe gjetke, ata u larguan nga Franca. Këta “emigrantë politikë” do të luanin një rol vendimtar në bindjen e fisnikëve evropianë për të kundërshtuar revolucionin. Kushtetuta frikësoi kryesisht Luigjin XVI. Luigji u alarmua nga vendimet e asamblesë dhe si gjithmonë ai do të bënte gjënë e gabuar në një kohë të gabuar. Ai do kërkonte ndihmë jashtë vendit të tij. Maria Antonieta do ti kërkonte ndihmë vëllait të saj, i cili ishte perandor i Austrisë. Megjithatë, familja mbretërore do të përpiqej të arratisej në qershor të 1791. Arratisja do të kishte qenë një sukses në se mbreti s’do të njihej në kufi. Asambleja e revoltuar e arrestoi atë dhe e detyroi të rikthehej në Paris ku kishte edhe vendin. Luigji e kuptoi se kishte qenë gjithnjë një i burgosur virtual i asamblesë. Në këto kushte, ai u detyrua ta pranonte kushtetutën e re më shtator të po atij viti. Përpjekja për arratisje e mbretit i vuri në siklet revolucionarët e moderuar (të djathtët), që pavarësisht se ishin të kënaqur me monarkinë kushtetuese nuk mund ta justifikonin “tradhtinë” e mbretit. Radikalët revolucionar (të majtët) godisnin pikërisht në atë pikë. Ata ishin për republikë me pretendimin se mbretit nuk mund ti zihej besë. Si vazhdim, radikalët revolucionar arritën të merrnin pushtetin. Grupi i Jakobinëve me Maksimilian Robespierin në krye do të drejtonte Francën në “Regjimin e Terrorit.” [redakto] Referenca
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 11:13:22 +0000

Trending Topics



QUAU BOUT LES AMIS ! Comme vous
Enders Game is a wonderful science fiction book written by Orson
#Keighley Job: Machine Tool Fitter - Qualtech Resourcing Ltd -
Jaha, lite dåliga nyheter för er som jag gjort hemsidor åt
STATE OF WHAT UNION - SEIU? THE NATIONAL LIAR LEFT THE PODIUM
847245046291 Carpart4u Chevy Cruze DRL LED Black Projector

Recently Viewed Topics




© 2015