Rezolutë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të - TopicsExpress



          

Rezolutë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës DËNOJMË ENERGJIKISHT VRASJEN E DEPUTETIT AZEM HAJDARI Asambleja është shumë e preokupuar nga zhvillimet e fundit në Shqipëri: Asambleja e konsideron arrestimin brutal të gjashtë ish-drejtuesve të lartë të PD së, si një provokacion politik të panevojshëm që prishi takimet pluripartiake mbi Kushtetutën që ishin parashikuar në 31 gusht 1998. Asambleja nënvizon që nuk duhet të ketë më të burgosur politikë në Shqipëri në të ardhmen. Asambleja dënon heqjen e imuniteteve për udhëheqësit e opozitës dhe kërkon rikthimin e tyre. Asambleja dënon energjikisht vrasjen e deputetit Azem Hajdari, anëtar i PD-së dhe të rojes së tij. Autoritetet duhet t’i propozojnë Komunitetit Ndërkombëtar që ato janë duke bërë çdo përpjekje për të vënë para drejtësisë përgjegjësit, me afate sa më të shkurtra dhe për të lejuar një investigim ndërkombëtar të pavarur. Asambleja dënon përveç kësaj, energjikisht dhunën politike, nga të dyja anët, në vazhdim të kësaj vrasjeje. Asnjë motiv politik nuk do të justifikonte sulmet kundër institucioneve demokratike të Shtetit. Çdo tentativë e marrjes së pushtetit me forcë është qartësisht e papranueshme. Asamblesë i vjen keq mbi vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë më në punimet e Parlamentit. Asambleja përshëndet iniciativën e shpejtë të presidentit në fuqi të Komitetit të Ministrave për të vizituar Tiranën, së bashku me sekretarin e përgjithshëm dhe presidentin në fuqi të OSBE-së. Ajo bashkangjitet me kritikat dhe rekomandimet e delegacionit të adresuara si opozitës ashtu edhe qeverisë. … Asambleja mbështet dhe inkurajon përpjekjet e Presidentit Mejdani për të shërbyer si ndërmjetës dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës… Strasburg, më 24 shtator 1998 _____ Asambleja Parlamentare e KE miraton Rezolutën për Shqipërinë. /Europa izolon Nanon. Dënohet energjikisht vrasja e Azem Hajdarit etj./ RD, 25 shtator 1998, fq. 1, 2. Botohet me shkurtime, pasi merren vetëm ato fragmente tematike për Azem Hajdarin apo motivet politike a rrethanat kohore të kryrjes së kësaj vrasjeje të shekullit.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 06:10:24 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015