Ri-kthimi ne Komunizmin e Edi Rames... Prej disa ditesh, - TopicsExpress



          

Ri-kthimi ne Komunizmin e Edi Rames... Prej disa ditesh, Shqiperia ka 2 Qeveri. Njera eshte ajo ne detyre e Berishes qe vazhdon detyrimin Kushtetues, dhe tjetra eshte ajo e Rames qe po punon nen rogoz duke ushtruar pushtet aty ku ka hapsira. Shembujt jane te shumte. I pari eshte aksioni i ndermarre ne zonat bregdetare per prishjen e ndertimeve pa leje me urdher personal te z. Rama. Ky aksion, qe ne pamje te pare tregon se do te behet nje pune e mire per zonat bregdetare pasi do te prishte ndertimet qe kane mbire si kerpudhat vend e pa vend, ne fakt ka pas vetes shume hije dyshimi. E para ngrihet mbi nje te kaluar te njerzve qe punojne me Ramen, si Koco Kokedhima qe kerkon te behet pronar i bregdetit te Jonit, duke ndertuar disa fshatra turistike, nje prej te cileve e ka qe tani, ne Porto-Palermo dhe ku bashkepronar dyshohet te jete edhe z Rama. Po ne fakt kjo nisme eshte nje ofendim shume i madh per gjithe popullin e bregdetit, pasi te gjithe e dime qe Vlora, Saranda, Himara, Durresi etj etj jane shkaterruar ME LEJE te dhena pikerisht nga kryebashiaket e Rames. Atehere per cilat shkaterrime po flasin keta ? Nese sot ne Vlore nuk ke nga shkon nga betonizimi i paprecedent i qytetit dhe i zones bregdetare, shkaterrimi i mjedisit, demtimi i zonave te plazhit, kjo padyshium qe eshte bere me lejet e dhena nga Shpetim Gjika i Rames. E njejta gje vjen edhe per Durresin qe betonizimi ka arritur deri aty sa nuk ka shpjegim, por qe kjo gje eshte bere ME LEJE. Me ato leje qe ka dhene pikerisht Vangjush Dako i bashkise. Po Saranda qe eshte kthyer ne nje kasaphane betoni dhe pallatesh si do tja bejme. Edhe ky shkaterrim i ish- qytetit me te bukur ne Shqiperi eshte bere ME LEJE. Me ato leje qe i japin kryetaret e bashkise. Po kesaj si do tja vendos emrin z. Rama ??? E si per te mos mjaftuar genjeshtra e paskrupullt ndaj popullit, Rama dhe mediat e tij dje nxorren nje faqezi ne Llogara edhe tha qe jam kusheri i Edi Rames po ma prishi ndertimin pa leje. Kjo nuk ka vend ku te rrije. Kur tallja me shqiptaret filloi te behet ende pa ardhur ne pushtet, imagjinoni se cfare do behet kur te marrin pushtetin keta komunistet e rinj. Nje tjeter tregues i rikthimit ne Komunizem eshte edhe i famshmi aplikim per nje vend ne administraten publike. Ketij njeriut, qe di vetem te pikturoje, (madje edhe ate e ben keq si selia, mavi,) ndonje Jurist duhet ti thote se aplikimi per vend pune behet vetem ne rast se organet e administrates publike shpallin vendin vakant dhe ketu nis konkursi per vend pune. Sipas praktikes qe po ndjek Rama, qe e ndimon edhe i besuari i tij Mazniku, Rama e konsideron qe tani bosh te gjithe administraten publike, duke i fyer ne menyren qe vetem Rama di ta beje, gjithe ata punonjes specialist qe ka sot gjiri i administrates publike, njekohesisht edhe duke i paralajmeuar ata se ne dt 7 shtator duhet te lene bosh karriget e tyre se do ulen ata qe kane kontribuar ne "rilindjen" e vendit. Po te majtet qe ka sot administrata, qe ne fakt jane nje numer i konisderueshem ??? Kujt i rruhet per keta. Fundja keta idealin nuk e tradhetojne, edhe po i hoqa nga puna prap voten do ma japin. Ri-ktimi tek Partina - Shtet, Rama nuk e ndali vetem me kaq, pasi pa ju trembur syri dje ju leshoi edhe urdherin te gjithe bizneseve, qe ne pune do te marrin te gjithe njerzit qe kane plotesuar CV tek Mazniku i tij. Pra me pak fjale edhe biznesi do jete nen tutelen e tij. Ku eshte ndryshimi nga Diktatura e Enverit ketu ? Nuk ka. Makinacioni i pushtetit eshte i njejte, funksioni eshte po i njejte, njerzit jane me mendje po te njejte edhe pse brez tjeter, partia eshte po ajo, PPSH e reformuar ku i ndryshoi emri. I etur per pushtet shoku Rama (sic e prezantojne socialistet ne asamble) ka filluar qe tani te beje raprezalje gjithe shtyllat e shtetit, gjithe institucionet kushtetuese sidomos titullaret e tyre. Shwmbulli eshte Presidenti dhe Prokurori i Pergjithshem qe ju tha se mund te ishin edhe ata pjese e operacionit fshesa. Por jo gjithcka e ka llogaritur me imtesi dhe saktesi shoku Rama, pasi ka harruar LSI-ne, qe do marre jo me pak se 4 Ministri. Po ketu, njerez nga "rilindasit" e Maznikut do futen ne pune ??? Kurre. Ketu jane Iliri e Monika ata qe bejne llogarite dhe ndajne postet. Kane listat e tyre dhe ata njihen mire si mbajtes te fjales per vendin e punes te premtuar ne fushate. Me pak fjale votimi i bere me 23 qershor e ktheu Shqiperine ne vitin 44, tani me emin e prijesit Edi Rama dhe jo Enver Hoxha. Te destinuar te vuajme ne si popull. Skerdjan Dhuli.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 10:30:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015