Ribery: “Dua ta ngre edhe një herë Champions-in” (Ja - TopicsExpress



          

Ribery: “Dua ta ngre edhe një herë Champions-in” (Ja intervista e plote:) -Pas Kopa, Platini, Papini dhe Zidan, ju mund të bëheni francezi i pestë që fitoni çmimin e Lojtarit Europian të Vitit. Cilat janë shanset tuaja? "Besoj se kam përpara një shans të madh për ta fituar. Për një lojtar nuk ka titull më të madh në karrierën individuale." -Si ndiheni te Bajerni? "Kam 6 vjet që luaj me Bajernin dhe mund të them se është fantastike që jam këtu. Një lojtar nuk mund të ndihet më mirë se në Munich. Kam gjithçka dhe jam i lumtur, sepse kam fituar të gjithë titujt e mundshëm. Mynihu është gjithashtu një qytet shumë i bukur, me njerëz të ngrohtë që të respektojnë. Familja ime është e sigurt këtu dhe fëmijët kanë një shans të madh për t’u edukuar për shkak të sistemit kaq të organizuar të edukimit. Ata flasin më mirë se unë gjermanisht. Ndërsa gruaja ime është më e lumtur se une që jetojmë këtu." -Thatë që keni fituar gjithçka me Bajernin. A ju ka mbetur ndonjë objektiv? "Dua të argëtohem me skuadrën dhe shpresoj që të kem shansin të fitoj edhe një herë Champions-in. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të kënaqësh tifozët." -Ju sapo e keni rinovuar kontratën deri në vitin 2017. Çfarë do të ndodhë më pas? "Zemra ime rreh për Bajernin Munchen. Për mua janë klubi më i mirë në botë me një organizim të pabesueshëm. Mund të qëndroj këtu gjatë gjithë jetës, përse jo. Unë jam një bavarez dhe këtë e them nga zemra." -Po marrëdhëniet me Uli Hoenes si i keni? "Presidenti është tepër i rëndësishëm për mua dhe për gjithë klubin. Kam shumë respekt për Hoenes dhe Rumenigge. Kanë bërë shumë për mua edhe në ditë të vështira."
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 17:18:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015