Rigiditeti (bllokimi) Shkaqet që çojnë në rigiditet të - TopicsExpress



          

Rigiditeti (bllokimi) Shkaqet që çojnë në rigiditet të bërrylit janë të shumta: frakturat, luksacionet, një periudhë imobilizimi me gips apo tutor për një kohë të gjatë, një sëmundje sistemike (artriti reumatoid, tuberkulozi), një infeksion, problemet kartilagjinoze (osteokondriti disekant, artroza). Rigiditeti i bërrylit mund të jetë një problem intra-artikular (tërheqje e kapsulës legamentoze) ose ekstra-artikular (status pas frakturave me bllokim mekanik). rigiditeti berryli Simptomat: Kufizim i lëvizjes e cila shoqërohet me dhimbje. Vështirësi të mëdha edhe për gjestet më të thjeshta të jetës së përditshme si lidhja e këpucëve, perdorimi i telefonit, tualeti etj.) Diagnoza: Është e rëndësishme të vlerësohet lëvizja e bërrylit përsa i përket fleksion - ekstensionit (mbylljes dhe hapjes) dhe prono-supinacionit (rrotullimit të bërrylit) Radiografia është e nevojshme për të studiuar një bllokim të shkaktuar nga probleme kockore. Në rastet kur bllokimi është më kompleks rezonanca manjetike mund të japë informacione thelbësore në vënien e diagnozës. Terapia: nëse terapia konservative (fizioterapia dhe manipulimet e tjera) nuk jep rezultate të kënaqshme zgjidhja e vetme ngelet operacioni me artroskopi (artroliza kirurgjikale), nëse shkaku i rigiditetit është brënda artikulacionit. Këto vitet e fundit artroskopia e bërrylit (e cila deri para pak kohësh konsiderohej e pamundur për hapësirën e vogël të këtij artikulacioni) dhe teknikat e reja kirurgjikale mini-invazive kanë bërë të mundur realizimin e artrolizës së bërrylit me rezultate shumë të mira. Kjo për faktin se rekuperimi artikular është shumë më i shpejtë dhe pa dhimbje në krahasim me kirurgjinë klasike "open". Edhe rehabilitimi i bërrylit i cili duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur pas operacionit, me teknikën e artroskopisë realizohet në mënyrë optimale pasi dhiumbjet janë shumë të vogla. Artroliza kryhet në rastet e rigiditetit intra-artikular të bërrylit dhe për të arritur shtrirjen e tij prerja dhe pastrimi i kapsulës artikulare anteriore është i detyrueshëm. Për të arritur edhe mbledhjen (fleksionin) duhet liruar bërryli nga aderencat e kapsulës artikulare postero-laterale. rigiditeti berryli Në rastet e rigiditetit me origjinë ekstra-artikulare rekuperimi i lëvizjes së bërrylit mund të arrihet duke hequr indet që shkaktojnë bllokimin mekanik (kockë e krijuar, kalçifikime etj) dhe kjo nuk mund të kryhet me artroskopi. ortopediaitaliane/rigiditetiB.htm
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 14:58:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015