Riza Halimi edhe Zoran Stankovic kanë nisur të hahen përmes - TopicsExpress



          

Riza Halimi edhe Zoran Stankovic kanë nisur të hahen përmes deklaratave të internetit për takimin me 24 Ambasadorët që ishin në Bujanoc, e në takim nuk dishin se cka të thonin sepse aty ishte Nagip Arifi me fjalimin e tijë të fuqishëm. LEXONE SE CKA JU THA NAGIP ARIFI 24 AMBASADORËVE TË OSBE-së TË AKREDITUAR NË VJENË Zonja e zotërinjë, Shkëlqesisë Tuaj Më lejoni që t’ju dëshiroj miëseardhje në Bujanoc Unë jam nagip Arifi, përndryshe kryetar i Komunës së Bujanocit. Me këtë komunë kam udhëhequr në përbërjet, në periudhën 2002-2006 dhe periudhën 2006 – 2008 dhe tani mandati i tretë. Komuna e Bujanocit i takon Luginës së Preshevës dhe se territori i saj, shtrihet në sipërfaqe prej 461 km2. Kufizohet me komunën e Vranjës, Tërgovishtës dhe Preshevsë, ndërsa në perëndim kufizohet me komunat që shtrihen në Kosovë: Kamenicën dhe Gjilanin dhe në jug kufizohet me komunën e Kumanovës e cila i takon Maqedonisë. Në komunën tonë jetojnë rreth 55.000 banorë, e prej tyre me qëndrim të përkohshëm në botën e jashtme janë rreth 11.000 banorë. Struktura nacionale e popullatës së Komunës së Bujanocit është rreth 60% shqiptarë, rreth 30% serb, rreth 8% rom dhe rreth 2% të tjerë. Të dhënat e lartpërmendura janë dhënë sipas vlerësimeve dhe parametrave demografik, ngase shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë bojkotuar regjistrimin fundit, për shkak të kushteve diskriminuese të cilat ishin përcaktuar nga Enti republikan i Statistikës. Sikur që sigurisht e dini, Komuna e Bujanocit gjendjet në një mjedis specifik në të cilin ka pasur konflikte të armatosura të cilat janë zhvilluar gjatë vitit 2000 dhe 2001 në mes të pjesëtarëve të UÇPMB-ës, tani më të shpërbërë, dhe Forcave serbe të sigurisë, si pasojë e masave represive të cilave iu ishin nënshtruar shqiptarët gjatë kohës së regjimit të egërt të Millosheviqit. Me përpjekjet e komunitetit shqiptar, Qeverisë së atëhershme të Serbisë, përmes Trupit koordinues si dhe të rolit kyç të Bashkësisë ndërkombëtare, ai konflikt përfundoi, duke i hapur rrugë zbatimit të Planit dhe Programit të Qeverisë së republikës së Serbisë, i cili ishte pranuar nga ana e Këshillit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë më 14.02.2001 dhe nga ana e Këshillit të NATO-s në Bruksel me datë 15.02.2001, e që sipas të cilit para së gjithash parashihej, inkuadrimi i shqiptarëve në rrjedhat shoqërore dhe politike në nivel lokal dhe atë republikan. Dymbëdhjetë vite më vonë, lirisht mund të themi se vetëm se pjesërisht janë përmbushur obligimet që dilnin nga Plani dhe Programi qeveritar i cili në atë kohë mori përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht të OSBE-së dhe NATO-s. Duke filluar nga viti 2002, në nivel lokal kemi qeverisje lokale të zgjedhura në mënyrë demokratike, si një tregues i përbërjes së popullatës, është formuar policia multietnike, është bërë reformimi i mediave lokale, janë investuar mjete të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës, janë stimuluar nxënësit dhe studentët në fushën e arsimit e tj. Mirëpo, mjerisht, edhe pas dymbëdhjetë vitesh nga përfundimi i konfliktit kemi shumë ngecje kur është fjala për të drejtat e komunitetit shqiptar. Edhe sotë e kësaj dite nuk kemi një përfshirje të shqiptarëve në strukturat udhëheqëse të policisë, gjyqësisë, të organeve tatimore dhe financiare si dhe në entet dhe ndërmarrjet e tjera publike themelues i të cilave është Qeveria e Republikës së Serbisë. Nga ana tjetër Subjektet politike shqiptare vazhdimisht kanë pasur mirëkuptim dhe kanë qenë të hapur për bashkëpunim me partitë politike serbe. Nga viti 2002 këtu janë mbajtur 4 herë zgjedhje lokale, dhe në të gjitha këto zgjedhje subjektet politike shqiptare ka fituar mbi gjysmën e numrit të votave. Edhe përkundër mundësive komode që vetë të konstituojnë qeverisjen lokale, drejtuesit e partive politike shqiptare vazhdimisht kanë pranuar inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale, duke treguar me atë rast një shkallë të lartë të tolerancës dhe të mirëkuptimit ndaj një mjedisi multietnik, siç është Komuna e Bujanocit. Edhe pse komuniteti shqiptar e ka vullnetin e inkuadrimit në të gjitha rrjedhat shoqërore në Republikë, mjerishë disa nga organet shtetërore janë duke ndërmarrë veprime të ngjashme me ato që i kishim përjetuar gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit. Vitin e kaluar, pak para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën e heshtjes zgjedhore, Ministria e punëve të brendshme e Serbisë, në orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete të Komunës së Bujanocit ndërmorri një aksion spektakolar, duke arrestuar me atë rast 7 Shqiptar, nën akuzën se kishin bërë krime lufte mbi popullatën civile gjatë konflikteve të armatosura. Ajo ngjarje doli të ishte një marketingut politik në shërbim të elitës politike në Beograd, ngase në mungesë të dëshmive, të arrestuarit, u liruan para kryerjes së afatit të paraburgimit prej 30 ditësh. Se në mesin e qeveritarëve në Beograd ka ende qarqe të errëta flasin edhe dëshmi të tjera, sikur që është heqja nga qendra e Preshevës, e lapidarit kushtuar dëshmorëve, pjesëtarë të ish UÇPMB-ës, akt ky i ekzekutuar me një numër të madhë e të panevojshëm, të pjesëtarëve të Xhandarmerisë Serbe të armatosur deri në dhëmbë si dhe ngritja e memorialit, kushtuar pjesëtarëve të rënë të Forcave serbe të sigurisë, në mes të vendbanimeve shqiptare, në fshatin Lluçan. Përndryshe këtë veprim të fundit e ka gjykuar edhe Kuvendi i Komunës së Bujanocit, me ç’rast ka kërkuar që ky memorial të zhvendoset në ndonjë vend tjetër, duke pasur edhe përkrahjen e votave të këshilltarëve serb. Muajve të fundit një numër i madhë i shqiptarëve të Komunës sonë ka marrë aktvendime sipas të cilave iu është shlyer vendbanimi nga ana e Stacionit policor, nën arsyetimin se nuk janë duke banuar në adresën e caktuar. Konsiderojmë se këto dukuri kanë për qëllim ndryshimin e strukturës nacionale të popullatës së Komunës së Bujanocit. Edhe problemet e arsimit, mjerisht, ende nuk janë zgjidhur të gjitha. Studentët shqiptar edhe më tutje kanë probleme me nostrifikimin e diplomave të fituara në universitetet e Kosovës. Problem paraqet edhe nisma e filluar, tani më një kohë të gjatë, për ndërtimin e objektit për arsimim universitar në Bujanoc, nismë kjo e cila është duke u penguar brenda qarqeve qeveritare në Beograd. Në Bujanoc, tani më, ka tri vite që ekziston paralelja e Fakultetit ekonomik të Suboticës, të cilin ne e përkrahim, mirëpo nën kushtet e tanishme edhe nuk mund të funksionoj pafundësisht vetëm se me një profil studimor, duke realizuar kështu dëshirat e një pjese të caktuar njerëzish. Në rrethanat aktuale që përkojnë me këtë fakultet, Komuna e Bujanocit është duke shpenzuar më shumë mjete financiare, më shumë se kostoja e financimit të studentëve tanë në ndonjërën nga qendrat e tjera të shkollimit universitar. Zonja e zotërinë, Shkëlqesia Juaj Edhe përkundër kësaj situate dhe problemeve me të cilat ballafaqohemi, shqiptarët janë fuqishëm të vendosur në përpjekjet e tyre që të gjitha problemet të zgjidhen me rrugë paqësore. Në këtë drejtim, qysh në vitin 2006 sikur edhe në vitin 2013, Kuvendi i këshilltarëve shqiptar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka aprovuar platformat për zgjidhjen politike të problemeve. Edhe sot e kësaj dite konsiderojmë se ajo Platformë është një parakusht i mirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Gjithashtu konsiderojmë se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të zgjidhen mbi të njëjtat parime me të cilat po zgjidhen problemet e serbëve në Kosovë. Andaj, ne jemi të angazhuar që sa më parë të fillojnë bisedimet në mes të përfaqësuesve shqiptarë, të zgjedhur me rrugë legjitime, dhe drejtuesve të Qeverisë së Serbisë, sikur që ishte edhe takimi me nënkryetarin e parë të Qeverisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim dhe përkrahje të Bashkësisë ndërkombëtare. Ne jemi të bindur se stabiliteti politik sjellë edhe stabilitet ekonomik. Kur është fjala për zhvillimin ekonomik, kjo trevë është shumë e prapambetur në krahsim me pjesët e tjera të Serbisë dhe se në këtë drejtim duhetë ndërmerren masa urgjente, ngase si pasojë e një gjendje të padurueshme ekonomike, që nga liberalizimi i vizave me vendet e Zonës Shengen, një numër i madhë i qytetarëve tanë ka shkuar në vendet perëndimore, duke kërkuar me atë rast kushte më të mira për një jetë normale, ndërsa kështu u shkaktojnë probleme sa vendit të tyre, po aq edhe nikoqirëve, vendeve të Europës Perëndimore, të cilat po ballafaqohen me numër të madhë të azilkërkuesve. Ne i mbështesim edhe bisedimet në mes të zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinë, e që janë duke u zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Shpresojmë se zgjidhjet e aprovuara nga të dyja palët do të mund të ishin tërthorazi të dobishme edhe për qytetarët tanë. Ne gjithashtu përkrahim të gjitha përpjekjet e bëra që Serbia të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Europian. Para se kjo të ndodhë, ne shpresojmë se do të zgjidhen problemet e pakicave në këtë shtet. Për këtë kemi nevojë edhe për ndimën Tuaj, e cila besojmë se nuk do të mungojë. Ju faleminderit për vëmendjen Tuaj. Në Bujanoc: 10.09.2013 KRYETARI I KOMUNËS Dr. Nagip Arifi
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 20:05:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015