Roberit e pasurise Larg te metave qofte Ai qe i ka vendosur - TopicsExpress



          

Roberit e pasurise Larg te metave qofte Ai qe i ka vendosur krijesat ne te dy anet e kunderta, ndersa te mesimit ndermjet tyre jane fare te paket. Disa prej tyre zemerohen, pastaj vrasin deh godasin. Disa te tjere jane idiote me forcen e vetepermbajtjes qe zoterojne, aq sa sharja nuk leviz asgje tek ata. Te tjere jane lakmues qe hane gjithcka pelqejne dhe disa te tjere jane askete qe hane buke te thate, duke e privuar veten nga te drejtat qe i takojne. Keshtu ne te gjitha gjerat, ajo qe eshte e lavderueshme eshte e mesmja. Ai qe shpenzon gjithcka zoteron eshte shperdorues, kurse koprraci fsheh pasurine dhe ia privon vetes ate qe i takon. Dihet se pasuria nuk perben nje qellim ne vetvete, por per te perfituar. Keshtu, kur njeriu e shperdoron ate, ka nevoje qe te shpenzoje fytyren deh fene e tij, dhe te duroje kujtimin e te mires nga koprracet, e kjo nuk ben. Me mire ta ruash pasurine per armikun tend, sesa te kesh nevoje per mikun tend. Ka njerez qe tregohen koprrace. Ata jane te ndryshem ne koprracine e tyre, derisa arrin puna qe te dashurojne vete pasurine, ose deri atje sa ndonjeri prej tyre vdes i semure dhe nuk e shpenzon pasurine, te cilen e trashegon dikush tjeter dhe pendohet qe nuk e perdori. Me kane rrefyer per kete ceshtje aq shume histori sa nuk mban dot me teper, por keto qe tregova jane sa per te marre mesim. Disa shoke me kane treguar nje histori. Nje burre kishte dy djem dhe nje vajze dhe kishte njemije dinare te varrosura. Nje here u semur aq shume sa familja e rrethoi. Ai iu drejtua njerit prej djemeve; 'Mos u largo prej ketu.' Kur te gjithe u larguan, ai iu drejtua djalit te tij; 'Vellai yt merret me lojra dhe zogj, kurse motra jote ka nje burre turk. Kur tu bjeri atyre pasuria ne dore, do ta shpenzojen ate per lojera, ndersa ti me ngjan mua ne sjellje dhe edukate. Ne filan vend kam fshehur njemije dinar. Nese vdes une, merri per veten tende.' Semundja e babait u forcua, ndersa djali shkoi dhe e mori pasurine. Me vone babai u sherua dhe filloi ti lutej djalit qe ti kthente pasurine, por ai nuk pranonte. Pastaj djali u semur ne prag te vdekjes dhe babai filloi ti pergjerohej dhe ti thoshte; 'Cfare te gjeti keshtu? Ta dhashe ty pasurine, duke i perjashtuar te tjeret. Do te vdesesh dhe pasuria do te humbase. Mos e bej kete.' Dhe vazhdoi keshtu derisa djali i tregoi vendin ku e kishte fshehur pasurine dhe ai e mori. Pastaj djali u sherua. Kaloi nje fare kohe dhe babai u semur serish. Djali u perpoq ta bindte babain e vet, qe ti tregonte vendin e pasurise, por ai nuk ia tregoi. Pastaj babai vdiq dhe pasuria humbi. Larg te metave qofte Ai qe i ka fshire keto mendje; ' Ata nuk jane si kafshet, madje jane met e humbur.' [ Abdurrahman ibn Xheuzi ]
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 19:07:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015