Roli i fitores: Naser Vllasi- COBRA, Ko-mandant i Kompanisë - TopicsExpress



          

Roli i fitores: Naser Vllasi- COBRA, Ko-mandant i Kompanisë Vëzh-guese Diversante për Opera-cione Speciale «COBRAT”, për gazetën “Bota sot” thotë se ky kompleks nuk ka dyshim që ka rëndësi të madhe ushta-rake, politike dhe historike. «Kompleksi Memorial i Ko-shares, nuk ka dyshim se ka rëndësi të madhe ushtarake, politike dhe historike! Sa i përket anës ushta-rake dihet mirëfilli, se Bete-ja e Koshares është ajo që ka dëshmuar për aftësitë, shka-thtësitë e strategëve të kësaj Beteje se si mund të mposhtet një armik aq i egër dhe me një armatim shumë më superior! Lidhur me këtë duhet thek-suar edhe faktin që humbjet në njerëz ishin minimale kra-hasuar me agresorin, të cilit iu asgjësua edhe armatimi i rëndë, ku nga lemerisja lane edhe shumë armë! Kjo fitore gjithashtu, ndi-koi në ngritjen e moralit të ushtarëve të UÇK-së dhe në thyerjen psikologjike të for-cave të pushtuesit mizor”, thotë Vllasi. Vllasi thotë se kjo fitore e madhe ndikoi në ngritjen e besimit tek popullata shqip-tare, për shkak se është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar.“Sa i përket asaj politike, kjo fi-tore kaq e madhe ndikoi në ngritjen e besimit edhe tek popullata shqiptare, se fitor-ja ndaj këtij pushtuesi ishte e arritshme dhe e sigurt! Ndërkaq në aspektin di-plomatik dhe në qarqet ndër-kombëtare, ngriti imazhin e luftëtarëve dhe forcave po-litike shqiptare, se shqip-tarët mund ta fitojnë luftën sikurse edhe këtë betejë! Me-gjithatë rëndësia më e madhe e saj ishte, se pas më shumë se gjysmë shekulli me këtë Betejë heroike u thye kufiri shqiptaro-shqiptar”, thotë ai. Ndërsa, në aspektin historic sipas tij, mbetet Beteja e Ko-shares njëra prej fitoreve më të rëndësishme që ka zhvil-luar UÇK-ja, kundër pushtue-sit serb. “Në aspektin historik, Bete-ja e Koshares do të mbetet si njëra prej fitoreve më të rëndë-sishme të një betejë frontale që e ka zhvilluar UÇK-ja, kundër pushtuesit më mizor të fund-shekullit të kaluar. Ndërti-mi memorialit, është borxh, është obligim kombëtar dhe shtetëror! Me të kujtohet lavdia dhe sakrifica sublime e luftës për li-ri! Me të do të jemi gjithmonë krenar”, thotë Vllasi. Gjatë këtij projekti, po bëhet edhe zhvarrosja e tru-pave të vrarë në Betejën e Ko-shares, ndër ta janë edhe tru-pat e Agim Ramadanit dhe Sa-li Çekajt, ku po vendosen në departamentin e Mjekësisë Li-gjore deri sa të rregullohen var-rezat e reja sipas këtij projekti madhor. Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, për gazetën “Bota sot” thotë së deri më tani është bërë zhvarrosja e rreth 77 per-sonave, ndër ta edhe trupat e Agim Ramadanit dhe Sali Çe-kajt, ndërsa trupat e tyre janë vendosur në departamentin e Mjekësisë Ligjore, deri sa të përgatiten varrezat e reja. Ai thotë se më kërkesën e orga-nizatore dhe MPH-së, po merr pjesë në zhvarrosjen e trupave ashtu siç meritojnë. “Që një ja-vë është duke u punuar në Ko-share, janë zhvarrosur rreth 77 persona. Dje përfunduam me zhvar-rimin e Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt, ndërsa trupat janë vendosur në departamentin e Mjekësisë Ligjore, deri sa të përgatiten varrezat e reja sipas projektimit i cili veç është në vazhdën e punëve. Me kërkesë të organizatoreve dhe Minis-trisë së Planifikimit Hapësinor, unë ju kam përgjigjur thirrjes që të jap kontributin tim që të zhvarrosim ashtu siç meritojnë më së miri”, thotë Gërxhaliu. Projekti i Kompleksit Me-morial të Koshares do t’i ketë këto faza: 1. Porta e vendosur në hyr-je të kompleksit duke simboli-zuar fitoren mbi armikun. 2. Lapidari që do të vendo-set në pjesën qendrore ku do të zhvillohen homazhet dhe që është simbolikë e luftës së Ko-shares. 3. Murali, objekt mural me fotografi me gjeneralë të dësh-morëve të Koshares. 4. Muzeu, objekt që për-mban hapësira të ndara për, galeri të fotografive, dhoma e eksponateve të luftës, dho-ma për projektime filmike, su-venir shop, salla të konferen-cave, etj 5. Amfiteatri, objekt i ha-pur me kapacitet akomodues prej 3000 vendesh me platfor-më -tribunë amfiteatrore. 6. Fontanë unike e rre-thuar me hapësirë ujore, kombinim i ujit dhe dritës, simbol i përjetësisë së 114 dëshmorëve. 7. Flakadani, zjarr i për-jetshëm që simbolizon për-jetësinë e dëshmorëve. 8. Flamujt, hapësira me shtyllën e flamurit qendror dhe flamujve përcjellës. 9. Varrezat e dëshmorëve, hapësirë e varrezave të njëtrajtshme. 10. Varrezat e veteranëve, përcaktimi i një lokacioni të veçanta për veteranët e luf-tës së Koshares. Objektet përcjellëse të Memorialit janë këto: Shtigjet e luftës, kalimet për këmbësorë deri në drejti-met kryesore të luftës. Shënimi i vendërënieve të heronjve të Kosovës si Agim Ramadani dhe Sali Çekaj. Ndërsa, konservimi i ob-jekteve në shërbim të luftës si ajo e Karaulles e Koshares, bunkeri ambulantë në Rrasën e Koshares, konservi-mi i disa pozicioneve të luf-timit, shënimi i vendeve të qëndrimit dhe zhvillimit të njësive, Jasiq, Papaj, Padesh, Babinë, Rragam, Viqidol dhe Shtëpia e Sadikut. Kurse, infrastruktura përcjellëse do të jetë si rruga, parkin-gu, elektrifikimi, kanalizi-mi, heliodromi, rregullimi shtretërve të lumenjve, nye-jt sanitare, vendpushimet, telefonia, deponimi i mbe-turinave, tabela me shënime orientuese dhe qendra për administrimin dhe mirëm-bajtjen e kompleksit. Për fund, Rrustem Beri-sha njofton familjet e dësh-morëve se për shkak të pu-nimeve në Kompleks se me 23 gusht nuk mbahen homazhet tradicionale. “Shfrytëzoj rastin ti njof-toj familjet e dëshmorëve se për shkak të punimeve në Kompleksin Memorial të Ko-shares me 23 gusht 2013 nuk do të mbahen homazhet tra-dicionale”, thotë Berisha.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 07:28:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015