Roman (Na ishte njehere) Cfaredo te besh.. ke te gjithe te - TopicsExpress



          

Roman (Na ishte njehere) Cfaredo te besh.. ke te gjithe te drejten e botes… Por nje gje ta them me siguri: Niku te do ty, kam qen me te ne shumicen e kohes …Po, kishte tjeter …fliste me te, nuk zgjatej biseda me shume se pese minuta dhe ja fikte. I’u be e padurueshme …Pastaj duke pas parasysh njohjen tuaj, as qe e mendonte se do te takonte ndonjeher… Une: Deri ketu e besoj… Po kur u lidhem pse nuk u nda… Miri: Nuk e linte dot, nuk gjente nje justifikim. Ajo e degjonte per gjithcka, se linte te dilte ne prag te deres pa lejen e tij …Ja kishte mbyllur jeten, e kjo e duroi se e do. Une: Miri, mos I thuaj gje Nikut per kete bised …Te lutem. Miri: Sapo te thoja une te mos i thuash. Me vjen keq, por ai nuk te meriton. Fika celularin dhe shfryva. AI ME DO …dhe pikerisht ky do te jete denimi i tij. Biseda me Mirin me turbulloi… te ishte e vertet qe ai me donte. Duhej te reflektoja, Miri ishte shoku i tij dhe e kishte mesuar ai, pastaj dhe po t’me donte vertet… tani nuk kishte me rendesi. Ora tre e drekes, troket dera… e hapa… ... ... Sidorela: Te morra ne telefon, por e kishe e fikur. Me telefonoi Besa dhe me tha qe jane ne nje local… C’do te besh? Une: Eja Brenda… te vishem dhe te tregoj biseden me Mirin shokun e Nikut… -dhe i tregova gjithcka. Sidorela: Djale teze e kam, port e isha une Nuk do ja falja kurre. Une: E dua… e dua shume. Por me duhet ta shoh …dua te shfryhem se po pelcas. Sidorela: Ikim. Jam e sigurt qe nuk do te njoh me kete pamje. U nisem per tek lokali. Hyra ne dere dhe po e shihja ishte me shpine. Doja te vrapoja ti hidhesha ne qafe… Pashe Besen dhe u ktheva nga hyrja … Kujtova fjalet e Mirit ‘’ Ajo e do shume ‘’ s’mund ta lendoja… e di se sa dhemb, por nga ana tjeter doja te dinte c’legen kishte ne krahe. Fshiva lotet… isha mbushur me mllef dhe u nisa.. Kembet po me dridheshin… Dola perball tij dhe po e shihja ne sy, e lotet s’po me ndalonin… Ngriti koken me pa… dhe e uli …pastaj i habitur me pa perseri…Sic duket s’me kishte njohur ne fillim… vetem e shihja. Ai: Besa, ik…shko ne shtepi tani …me shpejt. Ajo s dinte c’te bente me perpara …po vishte xhupin. E une perfitova te ecja, doja te ikja… por me kapi per dore dhe me ndali. -Ne dy do flasim… dhe me puthi. –I rash fort shpull, e urreja veten …po qaja si idiote. Besa ishte aty, dhe me shihte ne nje menyr qe me rendonte ne shpirt. –dhe ajo po qante. Ai: Zemer do flasm, do te shpjegoj gjithcka …dhe me shtrengonte krahun, qante ‘ lot krokodili ’ .Per ke po qante valle… Une: Nuk mendon se duhet te flasesh me kete… -ktheva koken nga Besa… Ai: Mire, me degjoni te dyja …dhe me leshoi doren. Une me te vertet jam idiot, luajta keq…e pesova dhe me keq. …por ti degjom mire, -ma beri me gisht ‘ Je e vetmja qe dua, dhe kam dashur ne jeten time’ . Une: Vafsh ne djall… Ti me dashurin tende. Dhe u nisa te ikja… Ai: Te genjejn lotet zemer. Nuk kisha guxim te rrija ...Dhe fillova te shpejtoja hapat, doja te ikja sa me pare. Hapa deren dhe mora fryme thelle s’me besohej ajo qe sapo kisha bere. Sidorela nuk po me priste, do ket pasur frike se e shef Niku. Zbrita shkallet dhe me dukej sikur po rrezohesha nga casti ne cast …e lotet s’me lejonin te shihja. Bera gabim qe dola… nuk isha pergatitur aspak. ... ... Vura re qe Niku po vinte pas meje… Bera sikur nuk e pash dhe me zi levizja kembet. Niku: Zemer duhet te me degjosh, nje lidhje si e jona nuk mund te mbaroje kaq shpejte …nuk mundet. -Nuk flisja, vetem ecja dhe qaja. Niku: Te kam then qe kurre nuk mendoja se do te te njihja. Nisi gjithcka si loje interneti, dhe rash ne dashuri si budalla …ne fillim me zerin tend e pastaj me gjithcka tenden. Une: Nese do me doje nje perqind te vetem nuk do lejoje te ndodhte kjo ..Vertet nuk e ke ditur, por ne u lidhem …dhe duhej ti jepje fund me te , Jo per mua …po per dashurin. S’te vje turp …me nxjerr lot krokodili. Niku: Do ndahem me te, do bej c te duash ti. Une: Shikom ne sy… ME HUMBE. Ai: Askush nuk do te doje si une …askush. Une: Nuk dua te shoh me kurre. -Dhe u ula ne trotuar ,po dridhesha e tera. U ul dhe me perqafoi, sa nevoje kisha per njesin qe me jepte ai perqafim … por jo per ate. U cova dhe u nisa … mbeti aty duke me pare. Me dhimbte shpirti, ai nuk ishte ai qe doja. S’do e doja kurre po ta dija se ishte i tille. Mberrita ne shtepi, dhe hyra ne dhome. Mora telefonin, doja te theja numrin …por nuk munda. Kercisja dhembet dhe mes lotesh bera nje premtim: ‘’ Do te hakmerrem ‘’
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 13:56:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015