Ronaldo është i bindur se dyshja C. Ronaldo-Bale do të - TopicsExpress



          

Ronaldo është i bindur se dyshja C. Ronaldo-Bale do të funksionojë më së miri për t’i sjellë lumturi popullit madrilen. Dhe kur këto fjalë i thotë fenomeni, Luiz Nazario de Lima, çdo tifoz i Realit të Madridit duhet të jetë i qetë. I pranishëm në garën e Monzës në Formula 1 për të ndjekur nga pranë mikun e tij Felipe Massa, Ronaldo nuk ka se si të anashkalojë situatën tek Real Madrid, duke treguar se mbetet i dashuruar me fanellën e bardhë. Ronaldo Mendoj se dyshja që do të krijojnë Cristiano dhe Bale do të jetë një bonus për skuadrën. Ata do të kuptohen mjaft mirë dhe jam i bindur që do të bëjnë të lumtur tifozët e Realit, pasi do të triumfojnë së bashku me ta. Cristiano dhe Bale do të kuptohen shumë mirë mes tyre për t’i dhënë shumë tituj madrilenëve.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 19:55:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015