Roony,Evra dhe Vidic,pritet te largohen nga Man Utd Tre emra të - TopicsExpress



          

Roony,Evra dhe Vidic,pritet te largohen nga Man Utd Tre emra të mëdhenj mund ta braktisin Manchester Unitedin këtë afat kalimtar – raportojnë të shtunën mediat britanike. Përkundër largimit të Sir Alex Ferguson (me të cilin thuhet të ketë pasur mosmarrëveshje), Wayne Rooney vazhdon të kërkojë largimin nga Old Trafford, njofton Daily Mail. 27-vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe pritet të kushtojë rreth 25 milionë funte. Arsenali udhëheq garën për nënshkrimin e anglezit, ndërsa pasohet nga Chelsea, Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi. Daily Telegraph raporton se interesimi i klubit për Leighton Baines (Everton) ka nxitur pakënaqësi te Patrice Evra, i cili, sipas The Sun, planifikon t’i japë fund karrierës me Djajtë e Kuq. Monaco është destinacioni i tij i mundshëm. Serbi Nemanja Vidic është futbollisti i tretë që mund të largohet nga Old Trafford me Milanin si destinacion të përfolur, njofton Daily Mirror.
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 15:17:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015