Roy Hodgson “monitoron” Januzajn Dilemat në lidhje me të - TopicsExpress



          

Roy Hodgson “monitoron” Januzajn Dilemat në lidhje me të ardhmen e 18-vjecarit shqiptar Adnan Januzaj po shtohen gjithmonë e më shumë, teksa trajneri i Anglisë Roy Hodgson konfirmoi se e ka nën vëzhgim yllin e ri të Manchester United duke theksuar se në të ardhmen ai mund të luajë me përfaqësuesen e Anglisë. Në të vërtetë Januzaj ka lindur në Belgjikë por mesa duket ai nuk ka ndër mend të lidhë të ardhmen e tij me kombëtaren e këtij vendi, e nga kjo duket se merr shkas edhe seleksionuesi i përfaqësueses angleze Roy Hodgson, i cili në emisionin shumë të ndjekur të BBC1, Match of the Day deklaroi se kjo është plotësisht e mundur nëse Januzaj natyralizohet, apo konsiderohet si një lojtar i rritur futbollistikisht në Angli. Roy Hodgson - Ai është pjesë e klubit të Manchester United prej shumë kohësh, por cështja e tij është tepër serioze dhe duhet diskutuar gjatë përpara se Anglia të fillojë të natyralizojë, apo të përfshijë në gjirin e përfaqësueses lojtarë më kombësi të ndryshme nga ajo angleze. Padyshim ai është një talent i vërtetë dhe ne jemi duke e ndjekur vazhdimisht atë, por një cështje e tillë duhet diskutuar gjatë. Emri i Adnan Januzaj-t është lidhur me skuadra të tilla përfaqësuese si Belgjika, Shqipëria, madje edhe nga Turqia, sidoqoftë për momentin që të trija këto mundësi për momentin duken më reale sesa Anglia, që vazhdon të mbështetet fort në traditën e saj për të mos përdorur lojtarë të huaj në kombëtaren e saj, gjithsesi kjo ndoshta është dhe koha që gjërat të ndryshojnë e drejtuesit e Football Association të lënë mënjanë arkaizmin e theksuar që mbizotëron në këtë vend, që në njëfarë mënyre mbetet edhe vendi i vetëm në Kontinent nga skuadrat përfaqësuese elitare të Evropës që nuk pranon lojtarë të kombësive të tjera, tabu që është thyer me kohë nga Franca, Holanda, Gjermania, Spanja dhe Italia.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 18:20:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015