Rregullatorët e BE po përgatiten të akuzojnë monopolin rus të - TopicsExpress



          

Rregullatorët e BE po përgatiten të akuzojnë monopolin rus të eksportit të gazit “Gazprom” për abuzime me pozitat e tij dominuese në Europën Qendrore dhe Lindore, bëri të ditur shefi i BE-së kundër monopoleve gjatë së enjtes, një lëvizje që mund të çojë në një gjobë prej 11 miliardë euro. Veprimi i Komisionit Europian kundër “Gazprom” pritet të rrisë tensionet mes Europës dhe Rusisë, teksa kjo e fundit ka kritikuar përpjekjet e BE-së për të rritur konkurrueshmërinë e tregut energjitik dhe për t’i dhënë fund varësisë së saj nga furnizimet ruse. Ai mund të shtojë tensionet me Rusinë edhe sa i përket planeve të BE-së për krijimin e lidhjeve tregtare më të ngushta me 6 nga ish-republikat sovietike, përfshi këtu Ukrainën. Moska ka kërcënuar se do të rrisë çmimin e gazit për Ukrainën, ose do të limitojë furnizimin e saj, nëse Kievi nënshkruan një marrëveshje tregtie të lirë me BE-në në nëntor. Komentet e Komisionerit për Konkurrencën në BE, Joaquin Almunia, vijnë pas një hetimi 1-vjeçar dhe bastisjet e disa njësive të “Gazprom”-it apo klientëve të tij në Europën Qendrore dhe Lindore. “Gazprom” furnizon gati çerekun e nevojave europiane për konsum gazi. Rregullatori anti-monopol i BE-së tha se përgjatë kësaj kohe “Gazprom” mund të ketë penguar rrjedhjen e lirë të gazit drejt Europës dhe të ketë vendosur çmime të padrejta ndaj furnizuesve të tij, duke e lidhur çmimin e gazit të tyre me çmimin e naftës. Duke folur në një konferencë në kryeqytetin lituanez, Vilnius, Almunia tha se ekzekutivi i BE-së është duke përgatitur një listë akuzash kundër “Gazprom”, e njohur ndryshe si deklarata e vërejtjeve. “Mund të jetë e parakohshme të parashikosh se kur mund të merren hapat e ardhshme në këtë hetim, por kemi avancuar tashmë në fazën e përgatitjes së deklaratës së vërejtjeve”, tha ai gjatë eventit të organizuar nga Autoriteti Lituanez i Konkurrencës. Ai tha se hetimet kanë përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë dhe Bullgarinë. I pyetur se kur mund të akuzohet “Gazprom”-i, Almunia tha për reporterët: “Ne nuk angazhohemi kurrë për dhënien e afatave të parakohshme”. Një burim i familjarizuar me këtë çështje tha për “Reuters” se komisioni ka planifikuar të ndërmarrë veprime në fund të vitit. “Gazprom” bëri të ditur se nuk do të komentojë mbi çështjen anti-monopol. Kompania, e cila gjeneron rreth 4,76 trilionë rubla (91 miliardë paund) të ardhura në vit, mund të shmangë një gjobë të konsiderueshme, nëse ofron lëshime për zgjidhjen e çështjes. Pas hetimeve të kaluara të BE-së, kompania ka pranuar të tërheqë një klauzolë që ndalonte grupin energjitik austriak, OMV, dhe atë italian, ENI, të rishiste gazin e blerë nga “Gazprom” në tregje të tjera. Kompanitë mund të penalizohen deri në 10% të të ardhurave vjetore, nëse thyejnë ligjet anti-monopol të BE-së. Lituania, e cila është ankuar në komisionin në fjalë për “Gazprom”-in, pritet të marrë rreth 2 miliardë dollarë kompensime nga kompania, falë arbitrazhit ndërkombëtar në Stokholm të Suedisë, për çmimet e akuzuara “të padrejta”. Ajo paguan për gazin më shumë se çdo shtet tjetër i BE-së, sipas komisionit. / Top Channel
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 10:35:04 +0000

Trending Topics



style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Ramone Stewart, 28 native originally from the southwest side of
We have arrived. Had issues finding the right parking station

Recently Viewed Topics




© 2015