Rreth 150 policë të Serbisë po operojnë në veri Rreth 150 - TopicsExpress



          

Rreth 150 policë të Serbisë po operojnë në veri Rreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës “Koha Ditore” nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor, më tre nëntor, me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se “nuk janë të informuar për diçka të tillë”. Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë në veri me rroba civile, transmeton “Koha”. “Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës, si ato vendore, ashtu ndërkombëtare, janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunën janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, i kanë thënë “Kohës Ditore” burime në kushte anonimiteti. Burimet thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 23:38:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015