Rreth 31 milionë euro për Sistemin e transmisionit elektrik në - TopicsExpress



          

Rreth 31 milionë euro për Sistemin e transmisionit elektrik në Kosovë Publikuar: 23.09.2013 Prishtinë, 23 shtator 2013 - Ministria e Financave e përfaqësuar nga ministri Besim Beqaj, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut Kostt, i përfaqësuar nga u.d. drejtorit menaxhues, Naim Bejtullahu, Zyra e Unionit Europian në Kosovë e përfaqësuar nga znj. Sirje Poder dhe KfW, e përfaqësuar 75 nga Christoph Tiskens, drejtor në KfW, nënshkruan sot një Marrëveshje për Kredi dhe Financim për shumën prej 23.5 milionë EUR për përmirësimin e rrjetit të transmisionit në Kosovë. Financimi i përgjithshëm i projektit arrin shumën prej afro 31 milionë EUR dhe përbëhet nga grante të Unionit Europian, grante dhe kredi IDA të qeverisë gjermane, të plotësuara me një kredi të KfW-së. Sipas një komunikate të shpërndraë nga Ambasada gjermane në Prishtinë, projekti i përmirësimit të rrjetit të transmisionit do të kontribuojë në reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike dhe në përmirësimin e qëndrueshëm dhe me kosto efektive të sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Për më tepër, projekti përkrah integrimin e rrjetit të energjisë elektrike të Kosovës në tregun Europian të energjisë si dhe përmbushjen e 85 kërkesave të Rrjetit Europian të Operatorëve të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E). Kështu, projekti kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës për mbarë popullsinë e Kosovës si dhe në një mbrojtje më të mirë të ambientit dhe klimës. Masat investive janë identifikuar në kuadër të një Studimi Fizibiliteti për 90 zgjerimin e rrjetit të transmisionit të financuar në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman dhe përfshijnë: (i) instalimin e një autotransformatori të dytë 300 MVA te nënstacionet 400/110 kV Peja 3 dhe Ferizaj 2 ; (ii) Instalimin e kabllit mbrojtës optic tek linjat interkonektive; (iii) Instalimin e grupeve të njehësorëve për linjat interkonektive; (iv) Ndërtimin e një linjeje të re 110 kV tek 95 nënstacionet Peja 3 – Peja 1 dhe zëvendësimin e stabilimenteve të tensionit të lartë 110 kV prej AIS në GIS në nënstacionin 110/35 kV Peja 1; (v) Rivitalizimin e linjës 110 kV 126/2, nënstacionet Peja 2 - Deçan; (vi) zëvendësimin e ndërprerësave te nënstacionet 220/110 kV – Prishtina 4 etj. Pas përfundimit të suksesshëm të projektit ndërtimi i nënstacionit 400/110kV 100 Peja 3 dhe linjave përkatëse interkonektive, projekt ky i financuar bashkarisht nga Qeveria Federale Gjermane përmes KfW-së dhe Buxheti i Konsoliduar i Kosovës si dhe ndërtimit të linjës 400kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të filluar së shpejti me ndërtimin, përmirësimi i rrjetit të transmisionit është një projekt tjetër i Bashkëpunimit Financiar Gjerman me Kostt-in. Në këtë kontekst, përkushtimi i lartë dhe profesionaliteti i Kostt-it 105 kanë qenë faktorë kyçë për një bashkëpunim të suksesshëm. KfW realizon Bashkëpunimin Financiar Gjerman (BF) në emër të qeverisë federale gjermane. Qëllimi i saj është të luftojë varfërinë, sigurojë paqe, mbrojë 110 ambientin dhe klimën dhe të bëjë globalizimin të drejtë. Personeli ynë prej 580 personash në zyrën qëndrore dhe 180 specialistësh në zyrat tona locale bashkëpunon me partnerët në mbarë botën. KfW ka 60 zyra në mbarë botën në përkrahje të këtij misioni. Duke përcjellë nevojat dhe strategjitë zhvillimore të vendeve partnere, ne 115 ofrojme financim, këshilla dhe përkrahje për projekte zhvillimore dhe për mbrojtje të klimës në mbarë botën. Brenga kryesore e bashkëpunimit është të arrihen efekte të qëndrueshme. Faktor kyq i suksesit është forcimi i iniciativës, pronësisë dhe kapaciteteve të partnerëve tanë. Kështu, institucionet në vendet partnere gjithnjë kanë përgjegjësi për planifikimin dhe realizimin e një projekti 120 apo programi. Këtu kemi të bëjmë kryesisht me institucione qeveritare, por nganjëherë edhe me organizata joqeveritare. (boss) Burimi: koha.net/?page=1,3,159714
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 21:42:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015