Rreth kësaj çështjeje u krijua konfliktu në mes murxhitëve - TopicsExpress



          

Rreth kësaj çështjeje u krijua konfliktu në mes murxhitëve dhe pasuesve të traditës së shëndoshë (ehli-s-sunneh). Pasuesit e traditës së shëndoshë janë të pajtimit se me këtë rast zhduket imani dhe të vërtetuarit me gjuhë, në rast të mungesës së të besuarit me zemër, nuk vlen, sikurse që nuk u vlen as Iblisit, as Faraonit dhe popullit të tij, as jehudëve dhe as idhujtarëve të cilët haptazi apo fshehurazi pranonin që i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem nuk gënjen, por nuk e pranonin e as nuk e pasonin. Pra, nëse imani zhduket në rast të mungesës së të vërtetuarit me zemër dhe të shprehurit me gjuhë, është e pakontestueshme që do të zhduket edhe me zhdukjen e veprave. Kjo aq më parë nëse mungesa e të vërtetuarit me vepra ka qenë e kushtëzuar me mungesën e të vërtetuarit me zemër, çka vetvetiu, siç kemi thënë, e ka shfuqizuar edhe të vërtetuarit me gjuhë. Sipas kësaj, nga mosnënshtrimi me zemër rrjedh edhe mosnënshtrimi me vepra, e ky është kuptim i plotë i imanit. Imani, siç kemi thënë nuk është vetëm të vërtetuarit me gjuhë, por ai duhet të nënkuptojë të besuarit me zemër në atë që shqiptohet me gjuhë nga njëra anë dhe nga ana tjetër nënshtrimin dhe të udhëhequrit me vepra. Ashtu është edhe me udhëzimin “el-huda”, i cili është vetëm njohje e së vërtetës dhe sqarimi i saj, por përkrah njohjes, është i duhur pasimi dhe veprimi praktik në pajtim me të. Edhe pse pjesa e parë me kushtëzim quhet udhëzim “el-huda”, ai me plot kuptimin e fjalës nuk është i tillë (derisa sipas diturisë nuk veprohet praktikisht). Gjithashtu, të vërtetuarit e të besuarit me gjuhë, edhe pse quhet vërtetim (tasdik), mundet, por nuk është edhe i obliguar ta ketë kuptimin e imanit. Prandaj është e nevojshme që të verifikosh vazhdimisht vetveten mbi këtë pjesë themelore të imanit dhe të kujdesesh për të. Ja sqarimi edhe sipas një baze. Mosbesimi (kufri) pasqyrohet në dy mënyra: në mosbesimin në vepra dhe në mosbesim mohues dhe kokëfortë.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 22:12:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015