Rreth reagimit të mëposhtëm të kompanisë „LIMAK“ lidhur - TopicsExpress



          

Rreth reagimit të mëposhtëm të kompanisë „LIMAK“ lidhur me emrin e Kryeqytetit tonë. Nuk është aty fjala për një shkronjë të thjeshtë, por për shumë më tepër. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, pra e vendit në të cilin ndodhet aeroporti, e përcakton shumë qartë çështjen e Kryeqytetit në nenin 13. Aty shkruan Prishtina. Dhe në vendin tonë kushtetuta duhet të vlejë për të gjithë: për qeverinë, parlamentin, popullin, madje edhe për ata që ndërtojnë terminale në aeroporte në vendin tonë. Pra që ti bie shkurt: nuk është çështja e një shkronje të rëndësishme dhe simbolike. Çështja është tek drejtësia dhe kushtetuta e vendit tonë. Nuk është çështja as për kompanitë si LIMAK, as për diplomatët, por për kontrata që shkelin kushtetutën tonë. Fjala është për gjuhën tonë, Kyeqytetin tonë dhe vendin tonë. Pra thjesht ndryshojeni: Kryeqyteti ynë quhet Prishtina. --- Deklarata për shtyp e LIMAK: Ju referohemi në lidhje me Foto Lajmin e publikuar sot më 28 Tetor 2013, në të përditshmen ‘Koha Ditore’. Ky foto lajm përcjell iniciativën e aktivistes politike Donika Gërvalla në lidhje me mbishkrimin në Terminalin e Ri të ANP-së ‘Adem Jashari’. Mbishkrimi në terminalin e Aeroportit ‘Pristina International Airport ‘Adem Jashari’ është në Gjuhën Angleze. Ky mbishkrim është vendosur sipas kontratës në mes Partneritetit Publiko Privat në Qeverinë e Kosovës dhe koncesionarit kompanisë Turko-Franceze ‘Limak & Aeroports de Lyon’. Në dispozitat e kësaj kontrate është i cekur edhe emërtimi i aeroportit i cili është ‘Pristina International Airport Adem Jashari’. Për më tepër në të gjitha Ambasadat si ajo e SHBA-ve, Anglisë dhe ambasada te tjera dhe në cdo njoftim ndërkombëtar emri ‘Prishtina’në gjuhën angleze referohet ‘Pristina’ përderisa në të gjitha dokumentet zyrtare në Gjuhën Shqipe që lëshohen nga koncesionari i aeroportit ky emërtim referohet si ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’. (Ju lutemi që bashkangjitur të gjeni faqen e parë të kontratës në mes PPP dhe Limak& Aeroports de Lyon)
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 21:18:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015