Rrethi dhe koha kurjetoi Kah fundi i shekullit të shtatë sipas - TopicsExpress



          

Rrethi dhe koha kurjetoi Kah fundi i shekullit të shtatë sipas hixhretit lindi ylli Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë), në një kohë që karakterizohej me ndodhi të shumta dhe të natyrave të ndryshme, kur shteti islamik u copëtua në shtete të vogla dhe secila prej tyre shikonte se si ta pushtojë tjetrën, saqë mbreti u shndërrua në tiran, mu ashtu siç kishte paralajmëruar pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe kështu çdo gjë e mori tatëpjetën. Të krishterët e sulmuan shtetin islam, mirëpo Allahu ia mundësoi umetit të Muhamedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem fitoren dhe situata sapo u qetësua, erdhën tatarët dhe me këtë u shtua aktiviteti i grupeve të fshehta. Edhe shteti i Andaluzisë po ashtu u nda në provinca të vogla, ashtu që erdhi puna deri aty që secili qytet ta ketë udhëheqësin dhe ushtrinë e tij, ndërsa armiku e shfrytëzoi këtë situatë dhe i grabiste vendet njërin pas tjetrit, derisa më në fund ranë edhe vendet e fundit që mbetën dhe ndodhi ajo që ndodhi… Në këtë periudhë të hallakatur luftërash, lindi imam Ibn Tej­mijje (Allahu e mëshiroftë) dhe jetoi me zemër të vendosur besimtari. Mirëpo, a thua kjo ndikoi tek ai? Apo mos pati ndikim kjo periudhë në zhvillimet rreth tij? A u dorëzua ndaj të gjitha këtyre sprovave, ideologjive dhe armiqve?? Emri, prejardhja dhe rritja e tij Ai është Ahmed Tekijjud-din Ebul-Abbas, i bin i shejhut Shihabud-din Abdul-Halim, i biri i shejhut Ebul-Berekat… Lindi në ditën e dhjetë të muajit rebiul-evvel të vitit 661 sipas hixhretit në Harran. Aty jetoi deri në moshën shtatë vjeçare derisa tartarët e sulmuan Harranin, kështu që familja e tij u largua për në Damask dhe gjatë udhëtimit u ballafaquan me vështirësi dhe rreziqe të mëdha. E gjithë kjo la gjurmë në shpirtin e imamit dhe ngjalli urrejtje te ai për tartarët, gjë që e bëri që pasi u rrit të gjendet në radhët e para të muxhahidëve kundër tartarëve. Gjatë qëndrimit të tyre në Damask, babai i tij për një kohë të shkurtër u bë i njohur për diturinë dhe devotshmërinë e tij, kështu që u emërua si drejtues i “Institucionit të Hadithit në Sukkerijje” dhe si ligjërues në “Xhaminë e Umevijve”, kështu që imami u rrit dhe u edukua në mesin e dijetarëve, bashkëmosha- tarëve të babait të tij dhe ajo që i ndihmoi shumë ishte se ai shquhej me zgjuarsi të paparë, me shpejtësi të madhe të të mbaj- turit mend, me intuitë dhe guxim. Në një ambient të këtillë shkencor, Ibn Tejmijje u bë hafëz i Kuranit në një moshë shumë të re, pastaj vazhdoi me mësimin e hadithit dhe të gjuhës e më pas edhe me rregullat e fikut.[1] Që nga vegjëlia ai u dallua me tri veçori: 1 — Me mendjemprehtësi, zgjuarsi dhe me pjekuri të her- . shme, 2 — Me vendosmëri dhe ixhtihad[2] si dhe me qasje në lëmi dhe studime të ndryshme, 3 – Me aftësi të zemrës dhe shpirtit të tij për të qenë në rrjedha me gjithë atë që ngjante rreth tij, edhe pse ishte i përku- shtuar ndaj diturisë. Imam ibn Tejmijje kishte dëgjuar (mësuar) prej dijetarëve të ndryshëm: “Musnedin” e Ahmedit, “Sahihun” e Buhariut, “Sahihun” e Muslimit, Tirmidhiun, “Sunenin” e Ebu Davudit, Nesa- iut, Ibn Maxhes dhe Darekutnit. Të gjitha këto i kishte dëgjuar shumë here. Ndërsa hadithet e para që i kishte mësuar përmen- dësh janë: “El-Xhem’u Bejnes-Sahihajn” të Imam Humejdiut. Po ashtu e kishte mësuar matematikën, shkencat e Gjuhës Arabe, mësimet e dijetarëve të vjetër, ndërsa u shqua në shkencën e Sintaksës, saqë në disa raste e ka kundërshtuar edhe Sibe- vejhin!![3] Gjithashtu ka qenë komentues jashtëzakonisht i mirë i Kura- nit dhe po ashtu i kishte lexuar të gjitha enciklopeditë që kanë të bëjnë me komentimin e Kuranit, e cila gjë ia kishte shtuar baga- zhin e tij shkencor. Atëbotë Damasku ishte çerdhe e dijetarëve, sidomos pas ikjes së dijetarëve nga Andaluzia në lindjen arabe dhe pas largi- mit të dijetarëve nga Bagdadi menjëherë pas përmbysjes së kali- fatit. Po ashtu në atë kohë u paraqiten shumë shkolla të speciali- zuara të hadithit ku do të jepnin mësim emrat e shquar si Neve- viu, Ibn Dekik El-Idi, Zemlekaniu e të tjerë, si dhe shkolla të fik- hut, siç është shkolla hanbelite, shkolla shafite e të tjera. Në atë kohë u paraqit dhe u përhap edhe medhhebi i Ebul-Hasen El- Esh’ariut në lëmin e akides, të cilët askush në atë kohë nuk i kundërshtoi, përveç hanbelijve. Imam Ibn Tejmijje kishte mbaruar shkollën hanbelite. Pastaj iu përkushtua njohjes së mendimeve të sahabëve, posaçërisht mendimeve të atyre që u dalluan për nga dituria dhe përvoja, si Umer ibn Hattabi, Ali ibn Ebi Talibi, Ibn Abbasi e të tjerë. Po ashtu i kishte kushtuar rëndësi fetvave të tabiinëve të dalluar, si Seid ibn Musejjibit, Nehaiut dhe Kasim ibn Muhammedit, kësh- tu që njëri prej bashkëkohësve të tij kishte thënë: “Allahu ia ka zbutur atij diturinë ashtu siç ia ka zbutur Davudit sal-lallahu alejhi ue sel-lem përpunimin e hekurit. Kur pyetej për ndonjë dituri, shikuesit dhe dëgjuesit kujtonin se ai nuk ditka gjë tjetër përpos asaj diturie dhe gjykonin se askush tjetër nuk e njeh atë dituri sikurse ai.” Prej kujt mori dituri? Rol të veçantë në përvetësimin e diturisë së Ibn Tejmijjes ka pasur babai i tij i cili ishte një dijetar i spikatur, i respektuar dhe i njohur i shkencës së hadithit. Kur vdiq ai, Ibn Tejmijje ishte në moshën njëzet e një vjeçare, kështu që me një mendje të lirë dhe zemër të pastër endej prej njërit dijetar tek tjetri duke dëgjuar dhe përvetësuar prej çdonjërit prej tyre dituri të ndryshme, saqë autori i librit “El Ukud Ed-Durrijje” thotë: “Dijetarët prej të cilëve (Ibn Tejmijje) e ka marrë diturinë janë më shumë se dyqind dhe i ka dëgjuar librat e hadithit shumë e shumë herë”. Nuk ka lënë debat, tubime universitare apo tubime të njohura të dijetarëve e të mos merr pjesë në ato debate me argumentet e veta. E kur u rrit dhe fitoi vetëbesim në diturinë e rij, mori një kahe tjetër, ai ishte drejtimi i dijetarëve që jetonin larg, që ishin shumë më të vjetër dhe që kishin mendime të ndryshme, mirëpo vallë si i gjeti ata? Këtë e bëri duke iu përkushtuar studimit të librave të tyre. Kështu që filloi me tubimin e komentimeve të tyre të Kuranit, mirëpo ajo që më së shumti e interesonte ishin komentimet e selefëve. Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë), thoshte: “Ka pasur raste që për një ajet kam konsultuar mbi njëqind komentime e pastaj i lutesha Allahut të më bëjë t’i kuptoj duke thënë: “O Mësues i Ibrahimit, më mëso, o udhëzues i Sulejmanit më bën të kuptoj dhe shkoja nëpër xhami të braktisura, e vendosja fytyrën në dhe e pastaj i lutesha Allahut që të më frymëzojë me të vërtetën (të saktën).” Në veprën “Mexhmuatul-fetava” (Përmbledhje fetvash) thuhet se komentimet që i ka tubuar nga selefët janë më tepër se tridhjetë vëllime, disa janë shkruar e disa jo. Po ashtu nga fikhu i medhhebit hanbelij e kishte lexuar librin “El-Mugni” të Ibn Kudames i cili kishte ndërruar jetë në vitin 630 sipas hixhretit. Ky libër i cili i kushton kujdes të madh mendimeve të fekihëve nga mesi i sahabëve dhe tabiinëve, pati ndikim të madh te ai dhe me anë të tij e mori drejtimin e mendimit selefij. Por, krahas kësaj, ai i lexoi edhe librat e Tahaviut, Hassafit, Husajriut dhe Serehsiut në medhhebin hanefij. Ndërsa veprat që i lexoi në medhhebin shafij janë: “El-Umm”, “El-Muhedh- dhib”, “El-Mexhmu”, “Muhtesar El-Muzenij” dhe “El-Vexhiz” të imam Gazaliut. Gjithashtu i kishte lexuar librat e “Ibn Rushdit” (gjyshit) dhe “Ibn Rushdit” (nipit) si dhe vepra të tjera të medhhebit malikij. Ai veçanërisht u ndikua shumë nga Ibn Hazmi kur i kishte lexuar veprat e tij: “El-Muhal-la” dhe “El-ihkam fi usulil-eh- kam”. Autori i librit “El-Kevakib Ed-Durrijje” për të ka thënë: “Ai kishte aftësi të madhe në njohjen e mendimeve të sahabëve dhe tabiinëve dhe rrallë ka ndodhur që të flasë për ndonjë çështje juridike e të mos i përmend mendimet e katër medhhebeve, mirëpo në disa çështje i ka kundërshtuar që të katër medhhebet dhe për këto çështje ka shkruar libra të veçanta dhe secilën prej tyre e ka argumentuar me Kuran dhe me sunet.” Edhe dituritë e gjuhës arabe kanë qenë fushë e interesimit të thellë të tij, saqë e sfidoi linguistin e gjuhës arabe më të njohur të asaj kohe Ebu Hajjan En-Nehvij, derisa një ditë u shpreh me këto fjalë: “Sytë e mi nuk kanë parë njeri si Ibn Tejmijje.” Duke pasur parasysh nevojat e kohës, ai u detyrua që t’i mësojë veprat e Gazaliut në filozofi dhe ilmul-kelam (apologjetikë), po ashtu i mësoi mendimet e sekteve të.ndryshme si xhehmijtë, për sa i përket dëshirës së njeriut dhe vullnetit të Zotit dhe i krahasonte mendimet e Esh’ariut dhe të mu’tezilëve. Nga e gji- thë kjo e kuptojmë fshehtësinë e aftësive të tij, sidomos kur e lexojmë librin “Arshur-Rrahman”, në të cilin gjejmë fjalë të mre- kullueshme, si p.sh. kur flet për astronominë. Veç kësaj, ai kishte lexuar librat e Ihvanus-Safa’[4], dhe nuk është për t’u habitur nëse themi se ai i kishte lexuar edhe librat e krishtera, përndryshe si do ta kishte shkruar librin që e ka titulluar “Përgjigjja e vërtetë për ata të cilët e ndërruan fenë e Mesihut (Isait sal-lallahu alejhi ue sel-lem)”. Kjo e bëri dijetarin e njohur Muhammed Ebu Zehre të thotë: “Mund të konstatojmë se Ibn Tejmijje i ka lexuar të gjitha librat e shkencave islame, librat e filozofëve të njohur të asaj kohe si dhe librat e feve të mëparshme që i ka pasur në dispozicion.” Nxënësit e tij Nuk mbahet mend që në kohën e tij ndonjë dijetar të ketë pasur aq shumë nxënës dhe dashamirë sa ka pasur Ibn Tejmijje, sidomos kur lëvizte nga Shami në Egjipt, nga Aleksandria në Kajro e kështu me radhë. Ajo që ndikoi në shumimin e numrit të nxënësve të tij, është përkushtimi i plotë i tij ndaj diturisë, studimit, ligjërimit dhe debateve. Por duhet pasur parasysh se nxënësit e tij ndahen në dy grupe, sepse ligjëratat e tij kanë qenë dy llojesh: 1. Ligjërata të përgjithshme: Këto ligjërata i ka mbajtur në xhaminë Umevite në Damask, ditën e Xhuma, të cilat janë dalluar për nga udhëzimi dhe vërtetësia e ndjekjes (së sunetit), dhe shmangia e bidateve (risive në fe) si dhe për nga kthimi me njerëzit në gjeneratën e parë të sahabëve dhe tabiinëve pa risi (bida­te) të shpikura. Këto ligjërata nuk kanë qenë të lidhura me apologjetikën dhe shkencën e logjikës dhe kanë qenë të lehta dhe të dashura për të gjithë. 2. Ligjërata të veçanta për ata të cilët do ta trashëgonin diturinë e tij. Këto ligjërata janë karakterizuar me debate, argumentime logjike dhe tekstuale (Kuran dhe sunet), mendime më të sakta, demant ndaj sekteve të lajthitura, duke i shpalosur të gjitha gabimet dhe lëshimet. Këto ligjërata i jepte nëpër shkollat e Shamit, ndonjëherë edhe në Egjipt, ndërsa numri më i madh i nxënësve kanë qenë hanbelij dhe një numër më i vogël shafiij. Numri i nxënësve të tij nuk mund të llogaritet saktësisht, duke e pasur parasysh se ai e kishtekaluar një kohë të gjatë në ligjërim dhe udhëzim, diku afro dyzet e gjashtë vite, pa lodhje dhe pa pushim. Gjatë ligjëratave të tij ka qenë i njohur me gjuhën e pastër arabe, oratorinë, shpejtësinë e improvizimit, fuqinë e argumentimit, guximin për ta mbështetur idenë e tij, gjë që ndikoi në shtimin e numrit të nxënësve të tij, madje u bë shumë i dashur për ta, ata e mbështesnin atë në mënyrë të flaktë, saqë nëpër qarqet intelektuale u shtua të folurit në emër të tij, derisa imami Ibn Dekik El-Idi i cili ishte “Huxh-xheh”8, tha: “E kam parë një njeri (Ibn Tejmijjen) që i ka mbledhur të gjitha dituritë para vetes, e merr atë që dëshiron, kurse e lenë anash atë që nuk e dëshiron.” Përveç ligjërimeve, aktiviteti i tij u zgjerua edhe më shumë, edhe atë në përgjigje ndaj njerëzve për gjithë atë që iu bie ndërmend, saqë u bë shumë i kërkuar, pyetej e pastaj përgjigjej me Kuran, transmetonte dhe bëhej i famshëm tek njerëzit, i transmetonin fjalët e tij e njëra nga pyetjet që i është bërë, është ajo e banorëve të Hummasë për ajetin: “Kursija e Tij (dija-sun- dimi) përfshinë qiejt dhe tokën”, të cilëve iu përgjigj me letrën e njohur: “Er-Risaletul Hamvijje”. Thuajse është e pamundshme që të numërohen nxënësit e tij, por medoemos duhet t’i përmendim ata më të shquarit. [1] Një nga titujt më të lartë në shkencën e hadithit. Imam Ibn Kajjim El-Xhev2ijjeh i cili ka qenë shumë i lidhur për mësuesin e tij dhe ka absorbuar shumë nga dituria e tij, ka qenë mbrojtës i madh i tij dhe në librat e tij shumë i ka përmendur mendimet e tij, si p.sh. në librin: “Zadul-Mead” dhe “E’lamul-Muvekkiin”. Mirëpo, Ibn Kajjim El-Xhevzijjeh për dallim nga mësuesi i tij ka qenë më i qetë, i përkushtuar në ibadet dhe zuhd, i devotshëm deri në shkallë të habitshme. Këtë e vërejmë qartë në librat e tij të vlefshme, si: “Medarixhus- Salikin”, “El-Kelimut-Tajjib”, “Hadil-Ervah”, “Igathetul-Leh- fan”, “Miftah Darus-Seadeh” etj. Hafidh Ibn Kethir, autori i tefsirit “Et-Tefsirul-Kebir” dhe librit “El-Bidaje Ven-Nihaje” në lëmin e historisë etj. Mirëpo duhet përmendur se nxënësit e tij më të afërt kanë qenë të persekutuar, të torturuar e të burgosur, sidomos atëherë kur u burgos mësuesi i tyre e pastaj u liruan së bashku me të, përveç njeriut më të afërt dhe më të lidhur me të, ai është nxënësi i parë i tij Ibn Kajjimi, i cili qëndroi në burg një kohë më të gjatë. Vdekja e tij. Imami ka vdekur ne vitin 728 sipas hixhretit ose 1328 sipas kalendarit gregorian ne burgun e kalase se Damaskut. Kur u perhap lajmi për vdekjen e tij, qau i tërë Damasku. Varrimi i tij u bë në lagjen El-Halbuni (vendi i universitetit Sirian). Dita e vdekjes së tij ka qenë ditë e bujshme, në të cilën të gjithë dijetarët dhe banorët e Damaskut së bashku me familjet e tyre dolën për ta përcjellë kufomën e tij dhe për t’ia bërë nderimet e fundit. Deri atëherë Damasku nuk kishte parë prani aq të madhe njerëzish në një ceremoni varrimi. Allahu e mëshiroftë me një mëshirë të gjerë dhe ia shumëfishoftë shpërblimet…
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 18:02:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015