Rritet interesi i investitoreve te huaj per Shqiperine Nje - TopicsExpress



          

Rritet interesi i investitoreve te huaj per Shqiperine Nje organizate jofitimprurese njofton, se mbështetur në të dhënat e ardhura pranës saj, fluksi i kërkesave për të investuar në Shqipëri nga financime të huaja është rritur ndjeshëm. Në raportin krahësimor të 5 mujorit të vitit 2013 me periudhën përkatëse të vitit paraardhës të kryer prej saj rezulton, se kemi një rritje prej 2,3 herë të kërkesave nga bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri. Origjina e kapitaleve për investime potenciale në Shqipëri është në masën mbi 60% dhe vjen nga Italia. Në rritje janë kërkesat nga Austria, Kina, Gjermania, etj. Sektorët kryesore në të cilat është drejtuar interesi i investimeve të huaja është energjitika, agroindustria, transporti, industria mekanike dhe e lehtë, industria dixhitale, etj. Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja për në Shqipëri janë:- plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE nga kriza financiare globale, -tërheqja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të ulta, -sistemi konkurues i pagave dhe zmadhimi i tregut vendor drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj. si pasojë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe portuale, -perspektiva e përfshirjes së Shqipërisë në projektet e linjave ndërkombëtare të gazit dhe energjisë, etj. Problematike shqetësuese kryesore për investitorët e huaj paraqitet:- sistemi gjyqësor dhe sidomos mungesa e gjykatës administrative, - zbatimi i ligjit nga administrata tatimore dhe doganore, - mungesa e punonjësve të kualifikuar me arsim profesional në mjaft sektorë, etj.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 09:39:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015