Rrëfehet Dorian Bylykbashi: Trajneri i rivalit të Kukësit ishte - TopicsExpress



          

Rrëfehet Dorian Bylykbashi: Trajneri i rivalit të Kukësit ishte racist ndaj shqiptarëve… dorian-bylykbashiTrajneri i Metalurg Donetskut, Juri Maksi mov, ka një histori të pathënë më parë me katër lojtarë shqiptarë. Në prag të përballjes me Kukësin, ekskluzivisht për “Panorama Sport” rrëfehet mesfushori që ka bërë emër në Ukrainë te Krivbasi, Dorian Bylykbashi. Ky i fundit tregon për racizmin ndaj shqiptarëve nga trajneri Maksimov, si dhe komenton shanset që ka Kukësi. Si është historia juaj dhe e tre lojtarëve të tjerë shqiptarë te Krivbasi me trajnerin aktual të Metalurgut, Juri Maksimov? Trajneri Maksimov e mori drejtimin e Krivbasit në janar të vitit 2010, ndërkohë që unë isha kapiten i ekipit. Nga ana tjetër, Isli Hidi, Ansi Agolli dhe Ervin Bulku ishin gjithnjë titullarë. Fillimisht ai largoi Bulkun pa u mbyllur ende muaji janar, ndërsa në prill të atij viti radhën e kisha unë dhe Hidi. Në fund mbeti Agolli, por edhe ai nuk qëndroi gjatë, pasi pati të njëjtin fat me ne. Kur nisi faza e dytë e kampionatit dhe në skuadër kisha mbetur unë, Hidi dhe Agolli, hapësirat për ne u mbyllën. Ju keni qenë edhe kapiten i Krivbasit në atë periudhë, a ju ka dhënë një arsye trajneri ukrainas për mosaktivizimin? Jo, kurrë. Nga titullarë ne u kthyem në lojtarë stoli, madje me një aktivizim qesharak. Ishte absurde në atë periudhë, sepse ne ishim baza e skuadrës. Edhe te tifozët e Krivbasit kjo bëri shumë përshtypje, pasi nuk ishte vetëm një shqiptar në stol, por të gjithë. Në një kohë që Ervinit nuk iu dha asnjë shans, edhe ne tre lojtarët e tjerë që grumbulloheshim, luajtëm shumë pak. Kur filloi realisht krisja? Në dy javët e para të drejtimit të skuadrës nga Maksimov, ne kemi qenë në Turqi për fazë përgatitore. Sjellja e trajnerit ka qenë korrekte në fillim, por pas kthimit të ekipit në Ukrainë ai ndryshoi qëndrim ndaj nesh si me telekomandë. Dukej hapur që ishte racist, por kishte edhe shenja xhelozie ndaj nesh si shqiptarë. Gjithashtu, edhe nga disa lojtarë ukrainas në ekip pati një farë xhelozie për ne. Megjithatë, e vërteta është se ne asnjëherë nuk bëmë polemika. Gjithnjë kemi qenë korrektë, qoftë me trajnerët, drejtuesit e klubit apo tifozët, që na donin shumë. Si e shpjegoni xhelozinë e shokëve të ekipit? Ata bëheshin xhelozë pse ne shqiptarët paguheshim më shumë. Madje, shkonin deri atje, saqë frynin trajnerin që të na largonte sa më parë. Mirëpo, ne ishim lojtarët më të mirë të Krivbasit, çka e kishim treguar me rendimentin tonë në fushën e lojës. Keni punuar 5 muaj me Maksimov. Në prag të ndeshjes Kukësi-Metalurg, a mund të na thoni ndonjë “sekret” të këtij trajneri për sa u përket ideve që ka për lojën? Maksimov është një trajner që fokusohet më shumë në skemat me theks sulmues. Metalurgu është një skuadër e mirë dhe që u përshtatet ideve që ky trajner ka për futbollin. Megjithatë, ajo çka unë mund të them, është se nëse Kukësi luan mirë taktikisht ndaj Metalurgut, ka shumë shanse. E them këtë, pasi njoh mirë mentalitetin e Maksimov: një trajner që luan gjithnjë në sulm. A mund të bëjë Kukësi një surprizë? Besoj se “Bobi”, siç i them unë dhe miqtë e tij Sulejman Starovës, mund ta zgjidhë në mënyrën më të mirë. Bashkë me trajnerin e talentuar, Armando Cungu, për të cilin kam shumë respekt, ka formuar te Kukësi një dyshe të paparë në pankinë. Unë realisht besoj se ky ekip mund t’ia dalë ndaj Metalurgut. Ekipi ukrainas nuk ka ndonjë traditë në Europë, por ka një buxhet të admirueshëm. Në periudhën kur unë kam luajtur në Ukrainë, Metalurgu gjithnjë ka qenë në mes të tabelës. “Metalurgut i kam shënuar golin më të bukur në Ukrainë” Dorian Bylykbashi luajti në Ukrainë me Krivbasin për katër vite (korrik 2006-prill 2010). Mesfushori elbasanas u kthye shumë shpejt në një lider, saqë trajneri i tij i parë te Krivbasi, Oleg Taran, pat thënë në vitin 2009 se Bylykbashi është një ndër 5 lojtarët më të mirë të kampionatit ukrainas. Fantazistit gjatë intervistës së djeshme iu kujtua edhe një gol që i ka shënuar rivalit të Kukësit, Metalurg Donetskut. “Kam marrë një top nga mesi i fushës, kam dribluar katërpesë lojtarë dhe nga një distancë prej 25 metrash kam shënuar. Në Ukrainë ka dalë goli më i bukur i javës, ndërsa për mua ishte një nga më spektakolarët në vitet e aktivizimit te Krivbasi. Për hir të së vërtetës, ndaj Metalurgut gjithnjë kam pasur shans”, – tregon Bylykbashi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Krivbasi Krivirigu. AgolliAgolli: Maksimov ishte ekstremist, ja si na gënje Ansi Agolli ka qenë lojtari që qëndroi më gjatë nga katër shqiptarët te Krivbasi në vitin 2010, kur ekipi ukrainas drejtohej nga Juri Maksimov. Mbrojtësi i Kombëtares kujton për “Panorama Sport” se trajneri u soll si ekstremist me lojtarët shqiptarë. “Kur erdhi te Krivbasi na ka thënë tekstualisht kështu: ‘Do ju respektoj njësoj si djemtë e mi, sepse kam luajtur vetë jashtë Ukrainës dhe e di si ndihesh larg shtëpisë’. Mirëpo, pas këtij premtimi bëri komplet të kundërtën, duke shkuar në ekstrem fare. Në atë kohë ne ishim që të katër lojtarë të Kombëtares shqiptare, por ky trajner as që donte t’ia dinte. Nuk na dha kurrë shpjegime. OK, mund të mos kishte një apo dy në plan dhe kjo ndoshta është normale, por jo të katërt. Këtu dukej qartë që ai ishte racist ndaj shqiptarëve. Veprimet e tij nuk ishin normale. Bylykbashi dhe Bulku ishin lojtarët më të mirë të Krivbasit, por ai i largoi. Unë deri në ditën e fundit që kam qëndruar, jam sjellë si profesionist”, – tregon Agolli.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 17:05:26 +0000

Trending Topics



For-all-my-friends-whether-close-or-casual-just-topic-10202913759791547">PLEASE READ: For all my friends, whether close or casual, just
3M 01175 White Lightnin Heavyweight Body Filler - 1 Gallon $
looking to get ride of this car, Honda Eg hatch full gsr swap, car
-height:30px;"> R. (cf. 5a) Blessed are they who dwell in your house, O Lord. How
A Quem Possa Interessar... Gog [GOG] Então... o QG Apresenta ae

Recently Viewed Topics




© 2015