Rrëfimi i jetës së Xhevahir Gjonajt Nga Namik Selmani I - TopicsExpress



          

Rrëfimi i jetës së Xhevahir Gjonajt Nga Namik Selmani I futur në mizërinë njerëzore milaneze që bëhet herë si dallgë njerëzore në ditë të caktuara të javës të vitit Xhevahir Gjonaj ndërton jetën tij . E ndërton si të ishte një Kullë e re shqiptarizimi atje në atë shesh ku me mijara pëllumba pëllumbojnë sheshet dhe shpirtërat e njerëzve nga mbarë bota. Herë në tringëllimën e këmbanave herë në sytë e të dashuruarëve apo edhe në ato dhjetra fabrika që i japin asaj dritë, begati. E ndërton shumë më të madhe sa ajo e gjyshërve të tij në Malësinë e Madhe, me të cilët ortekët bëjnë shpesh testin e forcës e të qëndresës. Testin e blerimit. Për besë, mund e duhet ta kenë zili të gjithë bashkombasit e tij kudo ku jetojnë. Ai ka vetveten e shkrirë me atë të kombit të tij me mesazh që vetëm ai e di se si përcillet bukur, thjeshtë, madhërishëm. Në vitin 1994 Xhevahir Gjonaj zbriste nga Malësia e Madhe Shkonte në një vend që as ai nuk e dinte se ku ishte. Edhe pse ishte ende i ri një gjë kishte të sigurtë në atë rrugë të gjatë që po bënte. Jo vetëm kilometrat gjeografike apo miljet detare që përpinin një nga një tragetet makinat, po edhe për ato kilometra ditësh, muajsh, vitesh të mbushura me takime me njerëz të ndryshëm, këngëtarë, shoferë, artistë të varfër e të pasur, emigrantë të të gjihë kontinenteve, djem me libra në duar, njerëz të mirë të vështirë për të komunikuar, punëtorë e dembelë. Muzikantë që i binin veglave për të lënë ti disa centë në një kuti të vënë para tyre. Pse jo edhe lypsa duarzgjatur që asnjëherë nuk i kuptoje se nga vinin. Me gjuhën që dinte ishte pak a shumë i barabartë. Të paktën ishte më mirë se shqiptarët e tjerë. Ishte të qenit shqiptar që ai si një betim të pashkruar në ndonjë fletore në ndonjë libër apo të më zyrtarisht në një forum të caktuar, e bënte në heshtje. Ishte më shumë se realizimi i një ëndrre sa universale aq dhe shqiptare,. Të shkonte në Itali. Atje, në Malësi ndoshta nuk i shkikonte detin, brigjet italiane ani pse ajo vite në përfytërimin e tij e të shokëve si e ëndërrt, e mistershme e bukur, e dritëzuar, e lakmuar. Grykat, krojet, livadhet me lule i vinin në sy si shami kaltërore që e flladisnin kudo ku shkonte. Për këto vite ai thotë; “Kur mora rrugën e mërgimit nuk ishte veç një ëndërr të shkoja në perëndim. Kisha ëndrra të tjera që nuk munda t’i realizoj dhe isha ende i ri...Nuk gjeta dhe aq vështirësi të integrohem. Gjuhën italiane e kisha studiuar që në shkollë të mesme. Kam një kuriozitet apo merreni si të doni. Kam qenë i pari i klasës, por mendoj edhe i shkollës. I kujtoj shumë herë shokët e mi që kopjonin të gjithë detyrat e mia në fletore para se te fillonte mësimi. I kujtoj edhe mësuesët e mi që nuk më pyesnin asnjëherë. Vetëm më vlerësonin me notën 10. Unë ndihesha keq, sepse doja të lexoja, të shkruaja të isha i barabartë me të tjerët. Në Itali kisha disa të afërm që më gjetën punë menjëherë.....Disa miq italianë që njoha dhe që u jam mirënjohës gjithë jetën për respektin që më kanë bërë duke më ftuar në shtëpinë e tyre dhe duke më trajtuar si të isha fëmija i tyre. Kërkuan që të filloja studimet nè Itali. Ah, nuk qe e mundur për shumë arsye. Pas kaq vitesh nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë me përballjen time me Evropën.. Sigurisht jam rritur, kam mësuar shumë gjëra dhe ndihem më i sigurtë. Pak a shumë ndihem i njëjtë me vendasit, por si ta them, atë të qënurit SHQIPTAR dhe që s’guxon kush të ma përçmojë. Jo, nuk dua të ndodhë. Jo, unë ndihem krenar të mbaj gjithmonë në shpirtin tim dhe në çdo gjë që bëj këtë emër... Ishte edhe dashuria për familjen që atë e ka bërë edhe tani kur është shumë më të pjekur që të jetë një fëmijë i burrëruar. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe para aty prindërve fisnikë që edhe tani thonë se edhe “po t’ju presin çdo pjesë të trupit do të lexojnë emrin e djalit të tyre Xhevahir Gjonaj” Përtej këtij pragu që ende edhe sot ka shum mall. Ka shumë brengë kurbeti. Në jetën që prek që jeton shumë herë i vjen historia e fisit Gjonaj nga babai. Është mendimi që sot në kohët moderne është zëvendësuar me një shprehje shumë të madhe që rrallë e gjen edhe në kombe të tjerë “TRIM NË PUNËN TËNDE.” Është një shprehje që ai e ka marrë nga babai i tij dhe që duket se e vërteton për ditë nëse nuk e realizon pikë për pikë. Po, ai edhe tani sheh punën e tij, edhe pse ka shumë miq dhe zë shumë mik, është besnik i asaj që duhet të bëjë sa më mirë, sa më dobishëm për veten dhe për atdheun e tij. Xhevahiri ka një mall për atdheun ende të ndezur si furrat e të parëve të tij. Për këtë thotë thjesht e bukur: “Origjina ime është nga Malësia e Madhe, vend për të cilin ndihem krenar, për faktin se të gjithë e njohin për mikpritjen dhe bujarinë, por edhe për trimëri dhe besë. Nga ana e nënës ndoshta kam marrë më shumë se sa duhet, por të vjetrit thonë: “Djali ngjan më shumë nga nëna se nga babai (Me këtë pajtohem) Sigurisht ajo është bijë nga familjet më me zë në Malësi...Ndihem borxhli ndaj prindërve të mi vetëm pèr faktin se nuk u ndodhem pranë...Edhe ata e vuajnë shumë largësinë time..Për ta kam qenë gjithmonë një fèmijë i veçantë...Smendoj ndonjëherë në jetën time që tua kem prishur ndonjë gjë...Më vrasin fjalët e tyre kur më thonë... Unë për ta do jem ende një fëmijë derisa ata të kenë jetën...Pastaj do të.. plakem”. Tani ai është vetë një emigrant i mirëfilltë në hartën e pambaruar të kësaj shtrese, asnjëherë të saktë në numër pa le në ëndrrat, dëshirat, dhimbjet e në përditshërinë të saj emocionale, sociale politike, kulturore etj etj. Të kësaj Shqipërie tjetër si mund të themi me plot gojë. Të kësaj Shqipërie pa flamuj, por që jetohet së brendshmi tek të gjithë. Pikërisht në këtë sinor tjetër të vendosjes së tij ai sërish flet për familjen. Kësaj radhe si një Urë që e bashkon fort me atë që sot nuk e ka më fizikisht. FAMILJA. Familja , sipas gjykimi të tij asnjëherë të ndryshuar, është ajo falë së cilës ndihet një njeri i lumtur, i kënaqur me atë çfarë ka dhe jo me atë çfarë ëndërron...Mbështetja nga familja është ajo, që jo vetëm e ndihmon, por e bën të ecë me hapa më të sigurtë...Është shumë i lidhur me të. Edhe pse janë të shumtë në numër...gjen shumë herë kohë të jetë pjesë e mendimeve të tyre dhe të ndajë me ta të mirën dhe të keqen. Biografët e gazetarët, shkrimtarët e artistët që merren me portretet njerëzorë pa dyshim në shumë raste lidhin karakterin e tij edhe me vetë emrin që në pamje të parë ka atë kod njohjeje po edhe një lloj himnizimi për atë vetë e për të tjerët. Edhe Xhevua ka dëshirë që të besojë e të thotë se ka lidhje karakteri me emrin e tij. Për këtë bën një vlerësim shumë të thjeshtë padyshim edhe shumë mentar “Emri besoj se ka lidhje me atë çfarë bëj çdo ditë...Mendoj se krijon personalitetin tim, ashtu siç është e vërtetë ky emër i çmuar...Njerëzit munden të thonë: “ E çrëndësi ka se si më thërrasin...Mund të më vënë epitete nga më të ndryshmet. Fundja jam ai që jam........por emrit tim mendoj t’i jap vlerë...Ta bëj të njohur për mirë...e të ndihet krenar për mua. Emrin tim ai që më don dhe më vlerëson. Pengu i parë i kontakti me Italinë ishte se në xhep nuk kishte një diplomë. Një shkollë e lartë e mbetur përgjysëm. Ishte Universiteti “ Luigj Gurakuqi” ku ai pati mbresat e para studentore, po që nuk mundta mbaronte. E ka përjetuar në një formë të veçantë. “...Jam penduar shumë – na thota ai,- por them edhe këtë. Ndoshta mërgimi ka qenë për mua më shumë se sa një shkollë ku studion, sepse më ka njohur me jetën.. Jam rritur rrugëve të botës i kam dhënë jetës një kuptim. Atë që të bëhem i dobishëm për familjen time në radhë të parë dhe pastaj edhe për shoqërinë.. Po kthehem te pengu i shkollës ..Më ngelet peng se për shoqërinë ndoshta do të kisha bërë më shumë...sikur të isha në rolin e mësimdhënësit degë, për të cilën pata studiuar.” *** Miqtë e shumtë të tij në Shqiopëri në Kosovë, në Maqedoni , në Mal të Zi e kudo e njohin edhe si një gazetar të palodhur të Radio Mitrovicës. Ose si i thonë në gjuhën e profesionit më të ngushtë atë të Moderatorit. Ëshë e vërtetë që menjëherë Mitrovica të ngjall një lloj trishtimi. Para disa kohësh isha edhe vetë vizitori i këtij qyteti i ftuar nga Komuna e Mitrovicës në një Takim përkujtimor për poetin Jakup Ceraja që tashmë nuk jeton më dhe promovimin e dy librave të autorëve mitrovicas Shumë natyrshëm mes instiktit magjik dhe misterioz të poetit më bëri që të bëja për ato ditë apo edhe në ditën që kisha ikur nga ai qytet një cikël me poezi. Atje kam shumë miq poetë. Me Faslli Hajrizin ke dëshirë që të jesh përherë në një sofër mençurie. Sabit Idrizi që drejton Klubin Letrar “Jakup Ceraja“ është një poet shumë i mirë dhe një drejtues shumë i aftë E pikërisht në njërën nga poezitë e ciklit që unë e kisha titulluar “Plisat e fjalës së Mitrovicës” ai e muzikoi dhe recitoi. Quhej “Trepçja ime” Nuk munda dot që ta shoh zgafellë më zgafellë po pak a shumë jetoja shpirtërisht me ata që kishin punuar në të. Para 20 vitesh kisha njohur Zeki Loxhën një inxhinier shumë i njohuir i kësaj fushe. Në pranverën e këtij viti njoha një “usta” tjetër si Ukë Sadiku nga Bllagaja e Pejës. Njoha Sadik Hajrizin në mitrovicë pedagog i talentuar. Kësaj radhe e kishte fjalën Xhevahir Gjonaj që së bashku të ngrinim një Monument Kujtese me tinguj e fjalë për Trepçen shqiptare në çdo kokrrizë të dheut e të mineralit që ajo ka. Përtej Urës së Ibrit ( ose Urës së Qabesë) në këtë qytet edhe Xhevahiri kërkon që me këtë radio të krijojë një Urë të mes shqiptarëve. Urën e Qëndresës, të Miqësisë. E mesazhi është i qartë i thjeshtë “Zëri i Mitrovicës është zëri juaj!” Është një punë që shkon shumë më larg se një moderator i thjeshtë i Radio Mitrovicës. Me Radion “Zëri i Mitrovicës” ka rreth dy vite që punon. Në fillim e mori si një gjë për hobi, si diçka që kishte pasur dëshirë ta bënte gjithmonë, por nuk i ishte dhënë mundësia. Në mesin e njerëzve të thjeshtë, por që luftojnë për idealin e PËRHAPJES SË KULTURES TONE KOMBETARE NË DIASPORE gjeti vetveten . Në këtë radio vijnë personalitete nga më të ndryshmet si nga njeriu më i thjeshtë deri tek politikani më i njohur...personalitete të të gjithë fushave. Për të gjithë kjo radio është një DRITARE më tepër.. Natyrisht janë edhe bashkëpunëtorët që qëndrojnë pas kuintave dhe janë ata që me vullnetin e tyre, me ndihmën e tyre bëjnë që kjo Radio të jetë SIMBOL I SHQIPTARëVE për paraqitjen e vlerave si krijuese ashtu dhe artdashëse. Brëenda kësaj pune që ai nuk e quan thjesht teknike Xhevua jeton emocionet më të forta të patriotizmit që nuk i provon në asnjë vend tjetër. E kjo nuk është thjesht një punë teknike, po një detyrë që mer edhe falenderime ngado “Shumë gjëra skanë nevojë për publicitet, - mendon ai,- ato kuptohen vetë..Kur njeriu gjen vetveten në një medium, kur një radio transmeton kulturë, por edhe familjaritet ajo mund të dëgjohet nga të gjitha moshat pa dallim...Për mua personalisht mendoj se publiciteti më i madh është kur njerëzit më shkruajnë dhe më falenderojnë për kontributin tim që jap në këtë radio.” Publiciteti i pëlqen vetëm atëherë kur e meriton, edhe pse PUBLICITETI është mënyra e vetme më e shpejtë për t’u bërë i njohur. Por të kesh një publicitet të rremë, gënjen. Miqtë??? Pika më e fortë e më e dobët e Xhevos. Në këtë botë të madhe virtuale ku “miqtë” njihen në të dhjetat e sekondës por që provohen dhe me vite ai e ndjen miqësinë e vërtetë Miqësia për mua ka rendësi...Një njeri pa miq nuk është askush në shoqëri...Për të janë të çmueshëm si gurët e diamantit...Mendon të jetë i denjë për miqësinë që i ofrojnë..... Ndodh të zhgënjehet...por në jetë mëson edhe kur gabon...Si në atë që bën ashtu edhe në atë që zgjedh. Mirënjohja më e madhe që ka marrë në jetën e tij ka qenë Të vlerësohet për atë që është e jo për ata që e duan...Natyrisht edhe respekti që kanë treguar për të është i madh...Po qe se është fjala për vlerësimin e institucioneve kërkon t’ia lërë kohës. *** Xhevahir Gjonaj është një artist i mirëfilltë që e ka lidhur artin e tij në të njëjtën kohë edhe me librin edhe me këngën edhe me fjalën artistike edhe me interetin. I palodhur në atë që bën dhe krijues në atë që prek. Kur flasim për këtë llogore nga më të bukurat e nga më të vështirat ai na e dërgon fjalën te internetit. Internetit i ka besuar edhe poezitë e tij. Për atë interneti është i rëndësishëm ashtu si për çdo njeri që e përdor atë ..Është një urë komunikimi në radhë të parë...Të ofron mundësi të njihesh me shumë gjëra ,ato gjëra që vlejnë dhe duhen njohur për të krijuar një horizont edhe më të gjërë në fusha të ndryshme. Bashkë me të poezia është MBRET I SHPIRTIT. Në të gjen më shumë se në asgjë tjetër vetveten, njerëzit që do, që i çmon...por edhe të njerëzve që njeh..Të jetë pranë historive, gëzimeve dhe vuajtjeve të tyre...Nuk e di nëse e ka thënë kush tjetër këtë gjë...POTHUAJSE NË TË GJITHË POEZITË E TIJ QAN...Ndoshta sepse ndihet personazh i asaj çfarë shkruan Ndoshta në atë çfarë shkruan gjen më shumë pyetje pa përgjigje.. Ndoshta... ..Ka filluar shkrimet e para në Radio Tirana për bashkëatdhetarët ..Ndoshta kjo ka qenë shtysa që ai filloi të shkruajë. Edhe jeta që ka prekur jo gjithmonë ka qenë fushë me lule...Në vendin ku jeton ka botuar dy libra në gjuhën italiane...Tani së shpejti do të botojë një vëllim me poezi gegnisht Ndoshta rizgjimi fishtian, shirokian apo i Mjedës. Ndoshta.. ...Nuk i ka pëlqyer asnjëherë të ketë një redaktor në librat e tij. E nuk e quan tekë...Ka menduar përherë se një redaktor i aftë nuk e ruan origjinalitetin. Një redaktor i paaftë ia humb edhe vlerën poezisë..Lexon shumë poezi (pasi në radion ku punon ka një program të veçantë me poezi autorësh të njohur e të panjohur). I vlerëson të gjithë autorët ..e nuk paragjykon për to. E kupton se seicili prej tyre ka vënë një pjesë të shpirtit të tyre në atë çfarë krijon..I vjen keq që poezia lihet pas dore dhe nuk ka kurrë çmimin që meriton. Poezia nuk mund të ndahet edhe nga fjala artistike. Nga interpretimi i saj skenik apo radiofonik. Fjala artistike mendon se duhet të ketë art brenda, të ketë kuptimin e duhur. Të flitet ashtu siç duhet, të përcillet në atë mënyrë që, kur ta dëgjojë veshi, të tingëllojë ëmbël edhe nëse thuhet me ironi..Kërkon të jetë sa më i qartë në atë çfarë thotë dhe i vlerësuar për atë si e thotë duke menduar të përcjellë artin e fjalës edhe në mënyrën më modeste Dhe më tej vjen libri. Libri për të është vlerë më vete, E në këtë front ai duket se është është një lloj Robinsoni. I pandryeshueshëm në bindjet e tij Përballë një shoku të mirë si libri ai shpreh simpatinë për poetët e Rilindjes, por edhe të realizmit socialist..Ndoshta sepse këta të fundit i ka studiuar më shumë ose ndoshta sepse poetë apo shkrimtarë të tillë lindin rrallë....Mendon se edhe në kohët e sotme ka krjiues që ia vlen për ti lexuar sepse kanë me të vërtetë talent...Ka besim të plotë se dhe brezin e sotëm të krijuesve të sotëm ...brezat pasardhës do i lexojnë me endje, ashtu si lexojmë krijuesit e brezave të ndryshëm... “Se artistët janë si vera –thotë ai,-sa më shumë kalon koha aq më shumë i rritet vlera.” Vargu te ai ka qenë e mbetet si vëllam. Asnjëherë muzika nuk do ta kryejë detyrën pa fjalën e te Xhevua këto rrinë edhe si praktikë artistike Muzika për të është e një vlere të veçantë. Pa to nuk jeton dot. I pëlqen t’i shkruajë vetë tekstet e këngëve të tij..,Tua bëjë vetë muzikën..Nuk i pëlqen të kopjojë Dëshiron të ketë një stil të tijin të të kënduarit ..Shpesh herë bie në dilemë..Në radhë të parë a di të këndojë sepse këngëtarë janë bërë shumë..Çfarë të këndojë, sepse të kesh vendin që dëshiron duhet të bësh diçka që ia vlen. Mendimi i tij është të bëjë një gjë që të tjerët nuk e bëjnë, Ka shkruar shumë tekste këngësh. .Shumë duhen rishikuar, sepse mendon përherë nëse gjen një gabim në atë çfarë shkruan sidomos kur e rishikon pas një periudhe kohore të ndryshme... Shkruan dhe kompozon edhe në gjuhën italiane...S’e ka menduar ndonjëherë se do të këndojë...por nëse arrinte të bënte diçka edhe aty në vendin ku jeton. Ai kërkon që nëpërmjet emrit të tij të vlerësohet Shqipëria . Ai vetë të ndihet krenar ashtu si ndihet edhe ai për të. Një binjakëzim krenarie nga më të bukurit. Ai mendon se emigrantët janë ambasadorët më të mirë të kombit. Përtej këtij mendimi paksa edhe formal është edhe detyrimi i brendshëm, që ai ka në jetë. Po a mund të kuptohet poeti pa brumin e tij fjalën shqipe? Biseda me Xhevahirin shkon shumë shpejt te fjala shqipe e te gjuha që e ka në sinorët e saj këtë fjalë. Këtu lind diskutimi më interesant. Xhevahiri nuk është filolog i mirëfilltë, po është ai që ka gjykimet e tij për gjuhën shqipe e sidomos për dialektin gegërisht. Përpara se të japë mendime për dialektin është avokati më i fortë për të përdorimin e gjuhën letrare , por me një sugjerim mjaft interesant ai thotë se duhet pasuruar edhe dialekti. Për DIALEKTIN GEG besoj se është një pasuri e gjuhës shqipe ashtu si çdo dialekt tjetër...Duhet ruajtur dhe kultivuar...Mendon se dialektet janë pasuri gjuhësore...ashtu si çdo vend perëndimor që i ruan me fanatizëm ashtu duhet t’i ruajmë edhe ne Kërkon të marrë shembull vetëm atë të Rajonit të Lombardisë dhe të qytetit ku banon. Në të gjithë tabelat e qarkullimit rrugor është shkruar drejtimi për në destinacionin që kërkon si në gjuhën letrare, ashtu edhe në atë të dialektit. Nuk i pëlqen të gjykohen dialektet si në të folur, ashtu edhe në të shkruar. Për njeriun është e rëndësishme që të kuptojë e jo të analizojë. E kurora e këtij rrëfimi poetizues padyshim eshtë patriotizmi. Mëmëdhetarizmi nëse do të përdorja një term të ri që edhe Xhevahirit i rri përhërë pas vetes kudo ku shkon. Është e vërtetë eqë malli, largësia fizike e njeriut nga cilado vendlindje e bën atë njeri viktimë të bukur të mallit, të dhimbjes që të shkakton largësia nga vendi yt, nga kujtimet nga gardhi me purteka dhe ai mani para derës që janë shumë më të bukur se sa muret, avllitë e Evropës e të botës të mbushur me lule kacavjerrëse. Për Xhevahirin kjo është më shumë se kaq. Është një praktikë jete. Është një ndijim. Përditshmëri edhe pse gjatë ditës për arsye të ndryshme ti mund të mos flasësh të artikulosh asnjë fjalë të gjuhës tënde të nënës përballë nevojës për të bashkëpunuar. Xhevahirin edhe atje ku është e “vret” pa plumba varfëria e atdheut dhe mungesa e një mentaliteti jo të drejtë te politikanët. Patriotizmi i vërtetë për mendimin e tij është në radhë të parë të jesh krenar që je shqiptar...T’i tregosh botës kush je dhe nga vjen...Të të mos vijë turp ta përmendësh emrin e vendit tënd vetëm se je i varfër apo se nè vendin tënd ndiqet një politikë shoqërore që nuk është në gjendje të krijojë një mirëqënie për popullin e vet për arsye nga më të ndryshmet ...Nuk i pëlqen të shitet patriot ...Patriotizmin çdo njeri e tregon me veprat e tij...Përndryshe mendon se tingëllon me shumë si politikë..Po nacionalist kërkon të jetë...sepse po nuk deshe dhe mbrojte vendin tënd e kotë që i përket atij. Fushat, në të cilat mund të kontribojë me shumë për edukimin atdhetar mund të jenë të shumta. Gjithçka varet nga mundësitë që ke dhe sa në gjendje t’i vësh në funksionim ato aftësi që përvetëson..Mendon se një ndër gjërat më madhore që mund të bëhet për edukimin atdhetar është: TA RUASH KULTUREN DHE TRADITEN TENDE dhe të mundohesh këtë gjë tua transmetosh edhe brezave pasardhës. Mendon se bashkimi shqiptar është arritur mes shqiptarëve. Përsa i përket Shqiprisë natyrale është një ëndërr për të ashtu si për çdo shqiptar. Shpesh herë e gjykojmë politikën për mosarritjen e bashkimit të trojeve shqiptare, po mendoj se të gjithë e duan. Është faktoi i jashtëm që duhet të ndikojë me prioritet Do të jemi për shumë kohë Shqipëri londineze. I futur sa në anonimatin e një shoqërie moderne populiste shumëgjuhëshe dhe shumëkulturëshe Xhevahir Gjonaj më duket se është një Akademi Shqiptarizmi në lëvizje. Nuk klithmon shumë. I përket grupit të njerëzve që janë modestë për atë që bëjnnë që mendojnë që kërkojnë. Një racë njerëzore në zhdukje për realitetin shqiptar. Të paktën për ata që jetojnë në kufijtë e Shqipërisë amë. Kur flas për këtë mik të librit, këtë muzikant, këngëtar e autor tekstesh, këtë aktor të talentuar, këtë moderator të aftë, këtë poet me libra të botuara që të lënë mbresë në lexim, m’u kujtua një miku im në vitet 90 të shekullit të kaluar (bash atëherë kur edhe personazhi im përjetonte aventurën italiane) Edvin Kushi quhej. Një profesor në profesion mjek nga Gjermania e kishte marrë në Gjermani mjekun e ri për t’i mësuar kirurgjinë e Vogël si quhet sot operacioni i gurëve të tëmthit pa bisturinë tradicionale të kirurgut. Kur po kthehej në Shqipëri mes mjekut dhe gruas së tij atë ditë të përcjelljes u zhvillua një debat famijar që e kishte shtysën te dhurata që do t’i jepnin mjekut ë ri dhe që lidhej edhe me mentalitetin gjerman. Mjeku i ri shqiptar në heshtje me atë pafajësinë e tij shqiptare, me atë nevojë që kishte për një shtëpi qoftë edhe të vogël nuk kund të kuptonte aso kohe mezazhin e mjekut gjerman që ia kalonte edhe asaj pune vetëmohuese që kishte bërë ai për një vit të tërë për t’i dhënë pa asnjë rezervë të gjithë të fshehtat e profesionit të tij mjekut shqiptar. “Jo, grua, nuk do t’i japim djalit peshkun po do t’i japim grepin për të kapur peshkun se është më mirë që të kesh një grep prapa derës se sa një peshk sado i madh qoftë në tavolinë.” Dhe ky “grep” në atë rast ishte një aparaturë më e rralla në Shqipëri që duhej për këto operacione. E para e këtij lloji që natyrisht sillte edhe para. E saktë. E qartë kjo filozofi gjermane i përket edhe Xhevahirit. Ai ka një “grep” kudo ku shkon me vete që atë, peshkun, atë që lidhet shpesh me pasionin e tij, ta kapë vetë në detin e jetës me lodhjen në ndershmërinë e tij, deri në kufirin më të largët të aftësisë , të modestisë dhe të shqiptarizmit të tij Gusht, 2013 • Gusht 4 •
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 19:16:05 +0000

Trending Topics



gin-left:0px; min-height:30px;"> There is a magnificent, beautiful, wonderful painting in front of
Se publica en Monitor Politico "Autor: Dra. Guadalupe Leonor
Mainstream media dug up old news about the Protection from

Recently Viewed Topics




© 2015