S H Q I P O N J A E H U A J - TopicsExpress



          

S H Q I P O N J A E H U A J “Tomba mes nesh” do ishte më i gjetur, por me që këto janë simbole, zgjodha të parin. Piramida, quhet tani për formën e saj, por dhe si klonim i piramidave si pamje e funksion, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, që si ato, ishte paraparë për salmën e “faraonit” tonë, një ide e ndryshuar në castet e fundit. Faraon tipik 40 shekuj më vonë. Si atyre në gjueti, bishat ua sillnin. Mbretëruan në gjithë lindjen e kuqe që pretendonte të ishte popullore. Madje në Kore e Kubë, janë dinasti të trashëgueshme. Jona quhet gjysëm piramidë ose një kinse e tillë. Klon, një sfinks a minotaur, prodhime në foshnjërinë e njërzimit. Komike, por edhe tragjike ama, sepse është kryer përsëdrejti nga familja e diktatorit, kur nevojat për ushqim të popullatës nuk mbuloheshin as me lakër...foragjere, kur pinim kafe cikore e gërret e urisë i mbytnin paparet nën ritmet “Dambe, Dambe, Dambe”. Sot mediat bëjnë degustim gjaksorësh. Kemi harruar racionimin me një kokër vezë në muaj në vënd të mishit. Ajo u konceptua si shqiponjë dhe menjëherë ra në sy handikapi i saj. Mardhënia me të kryhej përmes rektumit. Pra hyrja qëndrore në të është një portë e madhe rektale në trupin e një shqiponje me shpinë nga perëndimi në start drejt lindjes duke hapur bishtin dukshëm. Dy janë rastet ornitologe, që ky shpend hap bishtin në këtë formë. Orgazma dhe defekimi. Kjo mund të jetë një arsye që nuk para jepet pamja e plotë, se rektumi jo i natyrshëm bie menjëherë në sy. Raportet mes pjesëve si koka, krahët dhe bishti sa gjysma e trupit, nuk kanë asgjë nga e jona, pa folur për ngjyrën. Ngjan me stemën e shqiponjës që ndodhet në bustinën e ushtarakëve rusë. Pak “orë” pas hapjes së Shqipërisë, nacional-sovjetiku Jevtushenko rendi në Tiranë. Me lidhje në qarqet ruse, ndofta është informuar se nga lartësitë, stema e “shqiponjës” me fushën para saj si strehë dhe lartësitë e Dajtit si kokore, jepnin pamjen e një bustine ruse të hedhur në brigjet e Adriatikut, që ai entusiazt e “bekoi” si një gur kufiri të “nënës shënjtë Rusi”. Kemi “njërëzit tanë” në Shqipëri, shprehej rëndom z.Gorbacov. Por si rrufe në qiell pa re, z.Kadare, pohoi se në qarqet franceze qarkullonte me habi interceptimi nga ata i një mesazhi që pucistët antiGorb lëshuan në eter: “-Lajmëroni Beogradin dhe Tiranën se fituam! ”, (dicka e tillë). Jo Havanën, Phenjanin, por ... Tiranën!?! Njësoj si Beogradin! Pohimi nuk mori përgjigje kurrë. Një fakt uluritës që do trondiste cdo vënd. Kaloi shurdhaz dhe na kujtohet që ai zotëri u vu në goditje mediatike. Janë si sporet. Kudo. Ka mbi 30 mijë të arsimuar në fusha të ndryshme në lindjen sovjetike. Tridhjetmijë “ savjetskij cellavjeka “. Sa dy herë e ca F.A. që kemi sot. Nuk mund të mohohet roli i pacmuar i tyre kudo në ekonomi, politikë, mbrojtje dhe kulturë, për daljen e vëndit nga një prapambetje e madhe, ashtu si dhe nuk fshihet afeksioni ndaj B.S.-së. Nuk vihet në dyshim atdhedashja e tyre por mos reagimi publikisht me forcë kur sot Rusia del vëndi që kërkon zhdukjen fizike të shqiptarëve, i ngarkon. Bëmat e Sllobos që hodhi 1miljon shqiptarë si patate drejt detit janë corbë ruse e “Lubjankës”. Mu atje vrapoi hordhia e monstrave të tij pas goditjes të N.A.T.O. Në Kosovë rusët vrisnin, digjnin e përdhunonin. Kur në shkollat ruse studiohej anglishtja, ne mësonim rusisht. Nuk dihet se kur universitetet tona e kaluan këtë numur pas “prishjes groteske” në vitet gjashtëdhjetë, ama “kakë e Linkës nëpër maja” këndohet edhe sot tek ne, pa përmëndur T.V.SH.-në, që është i vetmi në botë që papra jep programe në gjuhën ruse (as sërbët nuk e bëjnë). Atë ditë që Europa hap dyert për sërbët kur 1 në 10 e ka vëndin në Hagë, dhe i mbyll për viktimat e tyre, ky jep orë me koncerte në “poruskij jazika“. Nga disa pamje filmike të një gjykimi partiak ndaj një byroisti, pas viteve 80-të doli tronditës fakti se mardhëniet “informuese” me B.S. nuk ishin ndërprerë. Sot venë studentë në universitetet ruse me nivel sa tonët a më pak. Jerarkët e K.G.B. mburren se “Universiteti i Popujve”, eshtë akademi e tyre. Këlyshi i tyre Sllobo kur thoshte se me “Shoqatën e Gjuetarëve” do pushtoj Shqipërinë, kishte vec të “vetëve” edhe ata që i vunë në dispozicion shefat e tij. “Gjalica” e bujtësve disa vjecarë në Sërbi, goditi pikërisht në vëndin më të sertë, Vlorën tonë të dashur. Aradhat rebele me tre gishtat lart u drejtuan nga “oficerë sovjetikë” kundër reparteve e depove ushtarake, a thua se ushtarakët i bënë shoqëritë huamarrëse!?!, duke paralizuar krejtësisht aftësitë mbrojtëse të vëndit, në një sinkron të plotë dhe efikas mes qenit dhe të zotit. Retorika e sotme, egërsia muzgune, kërcënuese dhe përjashtuese e brutale, papajtim ndaj alternativës, është tipike “sovjetike” e shoqërisë të ndarë me klasa antagoniste që luftojnë njëra tjetrën gjer në vdekje. “Katovica klandestine në veprim”. Ngjitur amb. U.S.A. bënë një lokal me emrin “Kuba”. Nuk do vihej re në se ngjitur amb. Ruse do bënin një “Cecenia” ose “Gjeorgjia”. Ehh por jo,”njet njet tavarish”. Grupit të projektimit i është kërkuar me siguri që nga sytë e “Pallatit të Endërrave” ky monument memorial të kundrohej si një muranë ku prehej prijësi, në traditën mijvjecare të varreve në fund të arës nëpër zonat rurale të vëndit. U lejua konceptimi modern se nuk mendohej përmbysja dhe objekti duhej ti rezistonte dekadave. Të tijët duke e parë do frymëzoheshin për fitore të reja. Po kush kishte mbetur. Diktatori ishte kujdesur të mos linte asnjë pas tij. I shoi të tërë. Me metodat e mësuara nga të dërguarit sërbë gjatë luftës, filloi që nga Mukja-nët e kështu për vite me rradhë, deri sa kryesorët duke ndjerë rrezikun nisën me krahëte njëri tjetrit për mbijetesë. Mjetet u përsosën dhe kemi rropamë aksidentesh, sëmundje të allasojta si dhe kardiovaskulare të dhjetëra figurave të mesme e të vogla gjithandej. Ata kryesorë që mbetën në fushën e kësaj loje makabre i rrëzoi një pas një “si lisa të prerë”, nga një thënie dibrane e kohës, madje duke u zbavitur. Në fund ra kontigjenti më gjaksor dhe besnik i tij, që i kishte shërbyer verbërisht. Aq besnikë ishin, sa ndonjëri para se ta vriste thërriste: “Rroftë vrasësi”. Mendonte më kot për ata që linte pas. Herodi dy mijë vjet më parë vriste foshnjat e lindura në kërkim të foshnjës Mesia. Yni në fëmijëri, sipas bashkohësve, mbyste buzëgaz zogj të vegjël që binin nga pullazet, me baltë pas murit duke i parë si ngordhnin. Na vuri në besë të vdisnim për të e dorëzanë la “H.D.-në”. Me shkrim. U fut në rektumin e shqiponjës e që aty sheh i përhumbur ... “Saharanë” e tij. Ansambli i bërë nga familjarët është një memorial funebër. Një tombë. Hapësira të betonta dhe të zbrazëta që të imponohen me disa shkallë fundore të cilat në horizont të drejtojnë në një ngritje tumulare prehistorike por edhe religjoze me një qiri të kostueshëm në krye. Aty gjënden shumë mënyra për të na e kujtuar. P.sh. lokali i instaluar quhet “Mumja”. Përherë porta rektale qëndron hapur duke na ftuar të supostemi në promovime të ndryshme ku nuk ka si mos ndihet prania e tij. Ai është aty. Cdo tentativë për rikonstruksionin e kësaj tombe nuk e fsheh dot këtë. Përkundrazi. Edhe ideja për të mbushur hapësirën para saj me memorial tjetër do ja theksojë praninë. Këmbana me predhat e tij, e kompletoi ansamblin dhe e “shënjtëroi”. Një rastësi? Mbase. Por në të gjitha rastet ai është aty. Në pritje. “Faraonët” dinë të presin. Vetëm një është mënyra për ta crrënjosur e shkulur që andej. Dikush do thoshte të shkatërrohet. Me siguri ideja do kishte mbështetje plebishitare, por unë kam mendimin që të tregohemi më pragmatistë. Eshtë celur një fond për të. Le të avancohet ky fond. Të vazhdojë salla teatrale (m.gj.s. ec e merre vesh kur me atë fond mrekulloheshin ato ekzistuese) e të jetë multifunksion p.sh. sallë koferencash personalitetesh etj. Por rektumit i qoftë udha e mbarë për ‘ka asht nisë me shkue’. Siberia ka vënd plot. 4 miljardë janë prishjet tek ne në emër të ligjmaliqit këto 20 vjet. 2 herë sa dëmi i luftës së dytë e 4 sa shoqëritë huamarrëse. Janë të paramenduara?! Fuqitë prodhojnë avionë për shkatërrimin e imobiljareve të kundërshtarit për gjunjëzimin e tij. Ngjau te ne. Sillemi e nuk kuptojmë se si u vetë zbathëm aq keq. Avionët na i binte Kina komuniste si fadroma, falas. Atë zell ta tregojmë tani. Eshtë pak gjë. Mendoj se ajo zonë aty është zona kryesore e drejtimit politik të vëndit. Hapësira e memorialit të diktatorit nuk pretendohet si hapësirë e gjelbërt. Për ta bërë të tillë do kërkonte mjaft shpenzime për xhveshjen e terrenit nga tërë ato struktura B/A. Nëse duhet bërë kjo, e mira do ishte të futemi dy apo tre nivele nën tokë, duke zgjidhur një herë e mirë parkimin e mjeteve e paisjeve të shërbimit të nevojshme për mirëfunksionimin drejtues shtetëror të gjithë rezidencave kryesore të shtetit Shqiptar. Mbi këto të ngrihen tre apo katër nivele shërbimesh të veshura rreth e qark me struktura qelqi cilësor të errët. Mbulesa e saj të jetë një flamur i madh me përmasa reale 100 me 120 metër, përmasa që ai shesh i lejon, edhe më shumë. Një flamur gjigand. Një flamur i bukur e i plotë kuq e zi i shtrirë tej e tej asaj hapësire. Flamurin kombëtar. Flamurin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Flamurin prej të parëve, larë me gjakun e të rënëve. Flamurin që valon në cdo zemër shqiptare me shqipen dykrenare në mes. Më të vjetrin e flamujve të mbuluar me lavdinë e fitoreve gjëmuese nëpër shekuj. Flamurin e bekuar prej të madhit Zot. Kjo mbulesë do realizohej me struktura B/A vec jo horizontale por me “rrudha” me shirita që lëvizin kundrejt njëri tjetrit në asimetri të shpërndarë në gjithë sipërfaqen me ngritje-ulje të vogla e prerje të shkëputura vertikale ku mund të organizohet ndricimi dhe ajrimi ditën dhe natën duke u maskuar aty. Tek cepat do të jetë i varur një apo dy nivele si strehë konsol e dalë me rrudha, dhe po kështu gjatë gjithë konturit me valëzim me rrudha asimetrike duke dhënë pamjen e një pëlhure të kuqe të shtruar natyrshëm mbi një tryezë sofër shumë të madhe. Sofra e madhe e kombit. Një simbol i bashkimit të të gjithë shqiptarëve pa dallime e ku ka vënd për të gjithë. Mbulesa do të jetë e kuqe me një granit të kuq lisho, tejepërtej e valëzuar që natën me ndricimin e studiuar realizohet dhe valëzimi me lojën e dritave. Vetë shqiponja do të jetë në vizatimin klasik të flamurit. Ajo duhet të ngrihet 1/2 kati ose një kat më lart dhe do ishte e rrafshët në mënyrë që të lexohet si e tillë nga cdo drejtim e lartësi. Duhet realizuar me granit të zi që të lexohet qartë, dhe natën përmes ndricimit përgjatë konturit të saj mbi “pëlhurën” e kuqe, evidentohet e errët njëlloj si ditën. Flamuri do orientohej veri-jugë ashtu si cdo vënd në hartën e planetit. Do jetë një objekt unikal për nga ideja dhe mjaft i dobishëm. Karta jonë e identifikimit. Duhen ngritur pika të forta referimi për strukturimin e memorjes kombëtare për zmontimin e “cipeve” me mjetet vrasëse: “pushkë” për të vrarë e “kazëm” për varr, në trutë e shqiptarve. Pa dyshim që piketa e parë do ishte flamuri kombëtar. Si konstruksion, shqiponja duhet të punojë vec, për shkak të hapësirës së madhe të mbulimit. Korpusi i saj do shërbejë për Panteon të figurave më të shquara të racës e kombit kudo, “Uestminsteri Shqiptar”, si një vënd pelegrinazhi kombëtar “gjersa ne të rrojmë mbi dhe”. Kostoja e këtij objekti është lehtazi e pranueshme (nuk kalon 1km të Rrëshen-Kalimash). Projekti është i thjeshtë, dhe kryhet brënda një muaji. Të paktën për të filluar puna. Vëndimarrja do përfitonte nja 60-70.000 metër katrorë. Aty ka vënd dhe për disa promovime njëherësh si të jenë. Por më kryesorja e qëllimi i ndërtimit të këtij objekti është se brezat kanë një burim të pafund edukimi e frymëzimi në këto kohë të prapëta që po pisen sot e mëpastaj kur :- “Antishqiptaria është bërë streha e fundit e cdo kryehorri”. 16tetor2008. I.TARAJ,Tirana.
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 10:50:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015