SAGA E NJË PROCESI Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë të - TopicsExpress



          

SAGA E NJË PROCESI Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë të fushatës, dhe populli i Kosovës më 3 Nëntor 2013 do t’u drejtohet kutive të votimit në 798 QV, dhe në 2366 VV që, ta votojë strukturën e qeverisjes komunale: Kryetarin dhe Asambleistët. Këto zgjedhje të rregullta, dallohen nga ato të deritashmet së paku për dy arsye esenciale: se, do të mbahen në gjithë territorin e vendit, dhe se do të monitorohen e vëzhgohen nga struktura oficiele vendore dhe ndërkombëtare ( UE do t’i dërgoj 140 vëzhgues, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë 100 vëzhgues, organizata ENEMO 70 vëzhgues etj.). Gama vendore e vëzhgimit, përfshinë praninë direkte të Prokurorisë Shtetrore, Policinë e Kosovës, Këshillin Gjyqësor etj. Pra, ka një “shpërthim” monitorimi dhe vëzhgimi të këtyre zgjedhjeve, përfshirë edhe një partneritet bashkëpunimi direkt me UE-në, OSBE-në etj. Dyndja vëzhguese dhe “alarmi” prejudikues, vijnë po ashtu për dy arsye të theksuara: se, komuniteti serb, do të hyjë në zgjedhje në shkallën e theksuar të pjesmarrjes kuantitative, dhe se, damka që i përshkoi zgjedhjet e vitit 2010 nuk do të lejohet sërish! Aktualialisht, ka një mobilizim përgatitor qoftë në nivelin e ndërmarrjes së masave edukuese-paralajmëruese lidhur me procesin, dhe qoftë në shkallën e përgatitjeve teorike dhe praktike si preventivë e një gatishmërie të gjithanshme institucionale e qytetare, konform procesit. Ndërkaq, në krejt këtë proces, ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që ka nisur përgatitjet që në fillim të vitit, dhe shkallën e përgatitjeve e ka intensifikuar qysh në fillim të korrikut, kur edhe qenë dekretuar zgjedhjet nga Presidentja e vendit. Një plani i detajuar operacional, ka vazhduar të zbatohet gjatë gjithë këtyre muajve. Dhe, puna voluminoze e KQZ-së, ka kulmuar me përgatitjen dhe certifikimin e Listës Votuese prej 1. 779 357 emrash të votuesve nga tridhjetë e tetë (38) komunat e vendit. Në këtë rrjedhë të deritanishme, pavarësisht prezencës së theksuar të faktorëve të shumtë drenda dhe në periferi të procesit zgjedhor, gjërat kanë ecur relativisht mirë dhe procesi nuk konsiderohet i damkosur, apo i lënduar. Pra, në përgjithësi, ka dominuar dhe dominon një klimë e ekuilibruar zgjedhore. Fushata, e cila ka hyrë në pjesën e dytë të kohës ligjore, është pasuar vazhdimisht me qetësinë demokratike. Dhe, mund të konstatohet tashmë se, Subjektet Politike garuese dhe bartësit e tyre në terren, kanë dhënë provë të lakmueshme, duke e zbatuar korrektësinë e sjelljes dhe të mirëkuptimit me njëratjetrën në fushatë, e gjetiu. Kjo pasqyrë e fushatës, e gërshetuar me një elektorat të edukuar politikisht dhe demokratikisht dhe me një media që ka arritur të përqëndrohet në thelb të fushatës, duke e zbatuar me gjentilesë kodin etik dhe përgjegjësinë e fjalës së lirë publike, ka reflektuar sharm garues dhe besueshmëri të procesit. Pra, të gjithë në një apo tjetër mënyrë, e kanë kuptuar rolin e tyre dhe përgjegjësinë në raport me procesin, dhe në raport me kulturën dhe me standardet moderne të procesit. Nuk kemi shkëndija që me apo pa vetëdije, të ndezet “zjarr zgjedhor” në kuptimin atakues apo shkatrrues të procesit zgjedhor. Kjo situatë e ekuilibruar zgjedhore, ka ndikuar që “prania” e të ftohtit aktual në Kosovë, t’i takojë stinës së vjeshtës, dhe jo procesit zgjedhor. Edhe lehtësia e padurueshme e të shkaktuarit të incidenteve, madje edhe atje ku s’ka sunduar sa duhet rendi dhe ligji ( në veri të vendit), dhe me të cilën “lehtësi” janë mbajtur gjallë opinionet agresive dhe bandat profitere të nëntokës kriminale, është dukur e zbehur dhe inerte ( së paku deri më sot), përballë këtij procesi zgjedhor. Pra, ritmi zgjdhor ka vazhduar normalshëm: larg, shumë larg përvojave të hidhura apo damkosjes politike të procesit. S’ka pasur ndonjë c’rregullim, s’janë vërejtur elemente dhune. Kaotizimi zgjedhor, s’ka pasur asnjë shenjë! Në këso kondita dhe në kontekst të procesit, duhet të konstatojmë që shoqëria kosovare, institucionet kosovare, elektorati etj., me përkushtim kanë vijuar ta zbatojnë në terren një proces të ekuilibrueshëm që me të vëtetë, është pasqyruar deri më tani jo vetëm si një proces i qartësueshëm, por edhe premtues. Dhe, mendoj që pasqyra e deritashme e procesit zgjedhor, ka nxjerrë në sipërfaqe tri të vërteta aktuale: një, se në Kosovë ka një elektorat dhe një publik që posedon vetëdije dhe sjellje të qëndruesheme përballë proceseve si ky i zgjedhjeve, dy, se në Kosovë janë ndërtuar institucione politike dhe juridike me bazament të qëndrueshëm ligjor dhe shtetror, dhe tre, se në Kosovë janë ndërtuar edhe kategori dhe opinione konform standardeve politike dhe shtetrore moderne e demorkatike. Askush, s’do të mund të paragjykoj se cka do të ndodhë nesër por, megjithatë, mund të konstatojmë që deri më tani, gjërat kanë ecur normalshëm. Dhe, do të jetë krejtësisht e mundur që edhe në ditët në vijim, ekuilibri i duhur zgjedhor të forcohet edhe më tepër. 18.10.2013
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 23:46:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015