SELAMU ALEJKUM ! VELLEZER DHE MOTRA KERKOJ MENDIMIN TUAJ LIDHUR ME - TopicsExpress



          

SELAMU ALEJKUM ! VELLEZER DHE MOTRA KERKOJ MENDIMIN TUAJ LIDHUR ME KETE TEME. Ekzistojnë sot në botën islame ashtu edhe në Europë ulema që mendojnë se muzika dhe të kënduarit nuk janë të lëjuara në Islam. Ata i referohen një numri të teksteve nga Kur’ani dhe Sunneti dhe citojnë disa dijetarë të mirënjohur si Ibën Kajjim el-Xheuzijje. Këtu është e pamundur që t’i përmendim të gjitha argumentet, por është interesante të shënohen tekstet që më shpesh kujtohen. Ndër ta është ajeti kur’anor “Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë I prêt dënim poshtërues”(Kur’ani, 31:6) Sipas tyre, shprehja origjinale leuhe’l-hadith ka të bëjë me këngën dhe këndimin. Të njëjtët citojnë edhe ajetin tjtër: “ dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, I shmangën asaj” (Kur’ani, 28:55) Të kënduarit është pjesë fjalëve të kota (lagv), andaj konsiderohet e ndaluar, sepse trajtimi dallues i besimtarëve është të largohen nga to. Këtyre interpretimeve u shtohen edhe hadithet, të cilat sipas pikëpamjes së tyre e vërtetojnë këtë qendrim. Kështu ata citojnë hadithin :”Çdo formë e zbavitjes (argëtimit) është e ndaluar përveç kalërimit dhe shigjetimit”. (Hadith i cituar nga katër autorët e suneneve) Kënga dhe muzika nuk janë përmendur, por ndalesa vjen nga hadithi në vijim:. Do të vijë një ditë kur idhtarët e bashkësisë sime do ta lejojnë shkeljen e kurorës, mëndafshin alkoolin dhe instrumentet muzikore”.(Hadith, Buhariu) Këtu mund të shtojmë edhe rrëfimin e Ibën Umerit, i cili kur ka dëgjuar zërin e një instrumenti muzikor i ka zënë veshët me gishta dhe ka ikur me kalin e vet në një distancë ku zëri nuk është dëgjuar. Atëbotë i pat thënë shokut të vet Nafiut: “ E kam parë Profetin duke vepruar në këtë mënyrë kur dëgjoi zërin e këtij instrumenti”.(Hadith,Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe) Siç vërehet, teksti edhe një herë e mbështet pozitën e doktrinare të palës që ndalon muzikën. Ata që kundërshtojnë një interpretim të tillë i japin përparsi argumentit se duke marrë parasyshë gjërat e jetës dhe të çështjëve sociale, parim është lëjmi. Me qëllim që të ketë kufizm duhet të ketë një referencë të qartë dhe autentike. Kjo çështje, sipas pikëvështrimit të tyre, duke u bazuar në tekstet e ilustruara më parë, është larg të të qenët ndalesë. Ibën Hazmi (Ibën Hazmi, Muhal, ed.el Munirije, pa datë, wëll.9, f.60) shënon se asgjë në suren Lukman nuk e ndalon këngën ose muzikën. Shpjegimi i fjalës lagv si këndim është keqintërpretim(vetë fjala lagv ka kuptimin e bisedës boshe dhe të padobishme, pra të gjithçkaje të pavlerë) dhe madje edhe nëse dikush e pranon këtë domehtënie (se bëhet fjalë për muzikën), duhet kuptuar se lagv-it duhet shmangur, por kjo nuk e bën atë të ndaluar (haram). Sa u përket hadithëve, i pari merret si i dobët, kurse i dyti, ndonëse përcillet nga Buhariu, në zinxhirin e përcjellësve ka një trasmetues të pasigurtë (Hisham Ibën Umeri). Sa i përket hadithit të tretë, duket se nëse muzika ka qenë vërtet e ndaluar, Pejgameri nuk do të mjaftohej vetëm me largimin e kokës, por do t’i thoshte Ibën Umerit që të mos dëgjonte dhe t’i shmangej. Ai një gjë të tillë nuk e tha, gjë që e bën këtë tekst më pak të qartë lidhur me ndalimin e muzikës dhe këngës. Në bazë të këtyre elementeve dhe burimeve të tjera,disa dijetarë, në krye ne Ibën Hazmin, kanë pohuar se muzika dhe kënga janë të lëjuara. Ndër hadithet më të njohura qe e prekin këtë temë është ai : në të cilin i dërguari ishte i pranishëm kur dy gra këndonin në dhomën e Aishës (r,a). Ebu Bekri, i ati i Aishës hyri në dhomë dhe deshi t’i ndalonte, por Profeti nderhyri, duke u lejuar atyre që të vazhdojnë. Në një tekst tjetër, tregohet se Profeti i ka thënë Aishës, gjatë një dasme të ensarëve:”O Aishe, le të argëtohen. Ensarët e duan argëtimin! (hadith, Buhariu) Në një rast tjetër, lidhur me martesën, Ibën Abbasi, tregon se Pejgameri e ka pyetur Aishën: “ A ke dërguar me të (me nusen) dikë që të këndojë? Ensarët janë njerëz më shije të veçantë! (hadith, Ibën Maxhe) këtu nuk përmendet qartë këndimi, por Profeti përmend qartë shijen e një populli. Në bazë të këtyre fakteve dhe shumë referencave të tjera lidhur me praktikën e sahabëve, një numëri madh i dijetarëve e kanë konsideruar këngën dhe muzikën e lejuar. Në këtë drejtim duhet nënvizuar ekzistojnë dallime lidhur me karakterin e lejueshmërisë. Disa, si dijetarët e Medinës si Ibën Xhaferi, Abdullah ibën Umeri ose Ibën Hazmi nga shkolla dhahirite, opinioni i të cilëve është i njohur dhe i respektuar, muzikën dhe këngën me me instrumente e kanë konsideruar sit ë lejuar. Të tjerët, që ndjekin shumicën e sahabëve, dijetarët e Mekës ose Ebu Hamid el-Gazaliu, e kanë kufizuar këndimin vetëm me zërin, pra pa instrumente( të tjerët në bazë të disa haditheve të tjera e kanë lejuar këndimin e shoqëruar me vegla muzikore). Është interesante të shënohet se te të gjithë ata që janë për lejimin e këngës dhe muzikës gjejmë kushte që ndërlidhen me këtë cështje. Pa tentuar t’i shterojmë, këto kushte na dalin si vijon: Përmbajtja e këngës ose lloji i muzikës duhet të përputhet me etikën islame dhe mos të lejojë qëndrim që bie ndesh me të. Interpretimi (mënyra, koha dhe vendi) duhet ta respektojnë gjithashtu këtë etikë. Ky lloj i argëtimit nuk duhet t’i çojë njerëzit t’i harrojnë detyrimet që njerëzit i kanë ndaj Zotit dhe njerëzve. Muzikanti dhe ai që dëgjon duhet të peshojë, me plotë ndergjegje, ndikimin dhe vendin që zë ky art në jetët e tyre. Është një çështje e barazpeshës së ndërgjefjes që nuk mund të jetë veçse personale dhe individuale. Ata që i kanë konsideruar këto gjëra si të paligjëshme dhe ata që i ndjekin ata kanë të drejtën e tyre që të bëjnë si të duan dhe pikëpamja e tyre duhet të respektohet, sikurse që këta duhet të respektojnë të tjerët që mbështeten në argumentet e dijetarëve të tjerë të mirënjohur. Për këtë, saktësia, në çështjën e artit mbetet e rëndësishme pasi ka të bëjë me një çështje që njeriun e bën individ të vlefshëm dhe e ngre atë permes mjeteve të “thyrejes” që nuk lejojnë shpërfillje, teprim ose ekzagjerim. Në këtë drejtim, shprehja artistike në islam është moralisht dhe njerëzisht e përpiktë.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 22:24:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015